6 November 2026, 09:45
Nga E. D

TIRANË- Tirana do të mirëpresë më 25 dhe 26 nëntor 2026 edicionin e dytë të Konferencës së Investimeve BE-Ballkani Perëndimor (EU–WB6 Investment Forum). Në këtë aktivitet pritet të marrin pjesë përfaqësues të qeverive, institucioneve financiare ndërkombëtare, investitorë dhe drejtues biznesesh nga Bashkimi Europian dhe vendet e Ballkanit Perëndimor.
Forumi synon të nxisë investimet e reja, të forcojë partneritetet strategjike dhe të krijojë mundësi bashkëpunimi mes kompanive europiane dhe atyre të rajonit. Në qendër të diskutimeve do të jenë sektorë me rëndësi për zhvillimin ekonomik, si energjia, infrastruktura, transporti, ndërlidhja rajonale, turizmi, teknologjia dhe kapitali njerëzor.
Programi do të përfshijë panele diskutimi të nivelit të lartë, takime të drejtpërdrejta mes bizneseve (B2B), si dhe sesione të dedikuara për krijimin e partneriteteve dhe identifikimin e projekteve të reja të investimit.
Organizimi i konferencës në Tiranë synon gjithashtu të promovojë potencialin ekonomik të Shqipërisë, të forcojë lidhjet me investitorët europianë dhe të kontribuojë në integrimin ekonomik të Ballkanit Perëndimor me tregun e Bashkimit Europian. Kompanitë, investitorët, institucionet financiare dhe aktorët e tjerë të interesuar janë ftuar të marrin pjesë në forum për të diskutuar mundësitë e investimit dhe bashkëpunimit në rajon./Dosja.al
konferenca BE-Ballkani Perëndimor tirane
Politike
6 November 2026, 08:29
E. D
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka përsëritur sërish ftesën për dialog me studentët. Ashtu si çdo ditë tjetër...
Politike
5 November 2026, 21:22
E.d
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i PD-së, Sali Berisha ka komentuar për herë të parë zhvillimet politike në SHBA pas humbjes s&...
Politike
5 November 2026, 20:15
E.d
Edi Rama
Teksa protestat e muajve të fundit kulmuar nga ato të dhunshmet të Tetorit, kanë prodhuar shpenzimin e shumë energjive nga m...
Politike
5 November 2026, 19:49
G.M
Pamje
TIRANA- Shqyrtimi i projektbuxhetit për vitin 2027 në Komisionin e Shëndetësisë është shoqëruar me debate mes kr...
Politike
5 November 2026, 19:38
E.d
Hashim Thaçi
HAGA- Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka falënderuar qytetarët që i kanë qëndruar pr...
Politike
5 November 2026, 19:10
E.d
Foto ilustruse
GJIROKASTRA- Partia Demokratike, Dega Gjirokastër, u bën thirrje anëtarëve, simpatizantëve dhe qytetarëve,...
Politike
5 November 2026, 18:49
E.d
Foto ilustruse
TIRANA- Partia Demokratike i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese pas vendimit të mazhorancës për të mo...
Politike
5 November 2026, 18:42
E.d
Pamje nga takimi
RUMANI- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, u prit ditën e sotme në Bukuresht nga Kryemini...
Politike
5 November 2026, 17:11
G.M
Monika Kryemadhi
TIRANË- Monika Kryemadhi ka kundërshtuar sërish akuzat e ngritura ndaj saj në seancën e radhës në Gjykat&e...
Politike
5 November 2026, 17:04
G.M
Monika Kryemadhi
TIRANA- Monika Kryemadhi ka shkëmbyer batuta me gazetarët pas deklaratave për seancën e sotme në GJKKO. E pyetur p&e...