6 November 2026, 11:42
Nga E.M

TIRANë- Ish- presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, përmes një postimi në Facebook ka reaguar për Progres- raportin e KE-së pas takimit të Kryeministrit Edi Rama me Ambasadoren e Bashkimit Evropian Sofia Moreira de Sousa ditën e djeshmë në Tiranë.
Ai citoi se ky raport nuk mund të mbulojë korrupsionin dhe kapjen totale të shtetit nga Kryeministrit Rama duke shtuar se nga 228.47 milionë euro të destinuara për investime, disbursimi ishte zero si rezultat i administratës patronazhiste. Meta theksoi se Edi Rama kërkon të integrojë Shqipërinë në Europë përmes lobimeve të korruptuara dhe propagandës.
Gjatë citimit të tij ai deklaroi se Narkoshteti nuk mund të fshihet nëpërmjet Progres-raportit duke përmendur në këtë mënyrë edhe 9 kushtet e Bundestagut të vitit 2019 ku shkruhet se nga mosplotësimi i këtyre standardeve rreth 800 mijë shqiptarë janë detyruar të largohen nga vendi për të jetuar në Europë.
Meta gjithashtu shpjegon se Lëvizja Studentore shihet tashmë si fuqia kryesore për të zhbllokuar integrimin europian dhe për të ndarë shtetin e dështuar të Edi Ramës duke pohuar se Kryeministri e ka çuar flamurin e Shqipërisë në ARUBA.
Reagimi i Metës
Nuk ka Europë dhe Regres-Raport, që mbulon korrupsionin dhe kapjen totale të shtetit nga Edi Rama. Nga 922 milionë euro të parashikuara nga Plani i Rritjes së BE-së, Shqipëria, sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit, ka përfituar deri në fund të vitit 2025 vetëm 76.2 milionë euro mbështetje buxhetore. Për 228.47 milionë eurot e destinuara për investime, disbursimi ishte ZERO sepse Edi Rama jo vetëm nuk ka përmbushur reformat por ka një administratë totalisht patronazhiste.
Edhe vetë Komisioni Europian evidenton korrupsionin sistemik, kapjen e institucioneve, mungesën e rezultateve në luftën kundër korrupsionit, problemet me pavarësinë e drejtësisë, presionin ndaj medias dhe degradimin e shtetit të së drejtës. Edi Rama kërkon të integrojë Shqipërinë në Europë përmes lobimeve të korruptuara, paraqitjes së dështimeve si suksese, të zvarritjeve si arritje, dhe me të njëjtat mekanizma me të cilët ka kapur shtetin, korrupsionin, klientelizmin, propagandën dhe pandëshkueshmërinë!
Nuk ka Regres-Raport, që fsheh Narkoshtetin, që ka krijuar në zemër të Europës dhe që përbën një kërcënim, jo vetëm për sigurinë tonë kombëtare dhe rajonale, por edhe për vetë kontinentin. Asnjë standard nuk është plotësuar nga 9 kushtet e Bundestagut të vitit 2019, asnjë standard nuk është përmirësuar. Të keqpërdorësh luftën në Ukrainë dhe interesin strategjik të BE për të përshpejtuar zgjerimin nuk ndihmon njeri, sepse ngaqë nuk janë përmbushur ato 9 kushte të Bundestagut, mbi 800 mijë shqiptarë janë detyruar të jetojnë në Europë duke u larguar nga sytë-këmbët nga vendi i tyre.
Ndaj Lëvizja Studentore mund të jetë fuqia kryesore për të zhbllokuar integrimin europan dhe për t’u ndarë me shtetin e dështuar të Edi Ramës. Askush nuk çuditet, që pengmarrësi kryesor i integrimit të Shqipërisë, që nga bllokimi me alibinë e Qarkut të Fierit, të vetëshpallet si i vetmi garant i këtij procesi. Po kështu, të vetëshpallet edhe si njeriu që e ka çuar flamurin e Shqipërisë atje ku nuk ka qenë kurrë, dhe në fakt këtu ai nuk gënjen sepse është i vetmi që e ka çuar flamurin e Shqipërisë në ARUBA dhe këtë më mirë se çdo gjë e tregon rënia në pikiatë e kursit të euros nga narko-euro. Europa nuk mund të jetë vetëm euro dhe për më tepër narko-euro për aq kohë sa Kriteret e Kopenhagenit nuk janë shfuqizuar ende./Dosja.al
ilirmeta Edi Rama
Politike
6 November 2026, 11:28
E. D
Gazment Bardhi
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka njoftuar se ka depozituar në Gjykatën Ku...
Politike
6 November 2026, 10:27
E.d
TIRANË- Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Eric Wendt ka ndarë tre prioritetet kryesore për forcimin e marr&eum...
Politike
6 November 2026, 10:07
E. D
Milojko Spajiç dhe Edi Rama
TIRANË- Gazeta franceze, L’EXPRESS shkruan se Shqipëria dhe Mali i Zi i kanë kërkuar NATO-s...
Politike
6 November 2026, 09:45
E. D
TIRANË- Tirana do të mirëpresë më 25 dhe 26 nëntor 2026 edicionin e dytë të Konferencës së Investi...
Politike
6 November 2026, 08:29
E. D
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka përsëritur sërish ftesën për dialog me studentët. Ashtu si çdo ditë tjetër...
Politike
5 November 2026, 21:22
E.d
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i PD-së, Sali Berisha ka komentuar për herë të parë zhvillimet politike në SHBA pas humbjes s&...
Politike
5 November 2026, 20:15
E.d
Edi Rama
Teksa protestat e muajve të fundit kulmuar nga ato të dhunshmet të Tetorit, kanë prodhuar shpenzimin e shumë energjive nga m...
Politike
5 November 2026, 19:49
G.M
Pamje
TIRANA- Shqyrtimi i projektbuxhetit për vitin 2027 në Komisionin e Shëndetësisë është shoqëruar me debate mes kr...
Politike
5 November 2026, 19:38
E.d
Hashim Thaçi
HAGA- Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka falënderuar qytetarët që i kanë qëndruar pr...
Politike
5 November 2026, 19:10
E.d
Foto ilustruse
GJIROKASTRA- Partia Demokratike, Dega Gjirokastër, u bën thirrje anëtarëve, simpatizantëve dhe qytetarëve,...