17 November 2026, 18:39
Nga E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë thirrje për bashkim, përballë asaj që e cilëson si një rrezik ekzistencial për Shqipërinë. Gjatë fjalës së tij në Foltoren e PD-së në Berat, Berisha deklaroi se bashkimi është mesazhi i vetëm përballë kërcënimeve që po përzënë shqiptarët nga vendi.
Për të ilustruar rëndësinë e këtij bashkimi, Lideri i opozitës solli në vëmendje edhe aleancën e Winston Churchill me Josif Stalinin gjatë Luftës së Dytë Botërore, pavarësisht se e cilësoi këtë të fundit si kriminelin më të madh të shekullit.
"Ka mesazhe të tjera, ju e patë, në atë uragan mesazhi i vërtetë ishte bashkimi, kurse mesazhi i çirakëve të qeverisë dhe armiqve të PD, ishte krahasimi i PD me partinë e krimit apo ishte krahasimi i Berishës me Edi Ramën me shpresën dhe mendimin se do mund të krijonin skenarin serb. Tani, unë nuk kam ndonjë tendencë të veçantë këtu të lavdëroj dhe të himnizoj PD-në, por përpjekjet ishin donkishoteske. Nuk është parti që thyhet kjo, se në fakt parti për interesin e parë kombëtar që nga java e parë e themelimit gjer sot, ka paguar çdo çmim. Një javë parti ishim ne kur deklaruam se çështja kombëtare është ylli ynë polar. Dhe çështjen kombëtare, të gjithë ata që e kishin krijuar, e pritën me drithma këtë deklaratë të partisë njëjavore. Në i qëndruam. Ne kemi bërë gabime, pa diskutim, por ama historia jonë, cilitdo që nuk ka frikë ta lexojë, do gjejë se është historia e lirisë së shqiptarëve.
Historia jonë, cilitdo që nuk ka frikë ta lexojë, do të gjejë se është historia e vokacionit perëndimor të kombit shqiptar. Çfarë kanë shqiptarët evropiane të standardeve të sotme, të gjitha janë vepër e PD. Ishte kjo parti që i nxori nga honet e varfërisë dhe mjerimit dhe i renditi në grupin e kombeve me të ardhura të mesme të larta. Që i shndërroi në qytetarët më të paguar të rajonit. Ishte kjo parti që vendosi javën e punës si në Evropë, pesëditore. Që zgjati lejen e lindjes një vit njëlloj si në Evropë. Që zgjati lejet nga dy javë në një muaj. Pra ishte kjo parti që firmosi MSA-në, që liberalizoi vizat, anëtarësoi Shqipërinë në NATO. Dhe ishte kjo parti që kaloi një kalvar për dinjitetin dhe luftoi për dinjitetin e çdo demokrati, qëndroi e pamposhtur dhe tani të mendosh se mund ta sikterisësh është njëlloj si të besosh Shpiragun nga vendi. Por tani unë kthehem prapë tek mesazhi.
Mesazhi është bashkimi. Dhe në çdo rrezik ekzistencial ka vetëm një mesazh, bashkimi. Uinston Çërçill thotë se qytetërimi mund të jetojë gjatë, se liria mund të mbrohet, se paqja mund të ruhet, me kusht vetëm bashkimin. Me këto parime ai u bashkua me Josif Stalinin, që është pa diskutim krimineli më i madh i shekullit. Por u bashkua për të përballuar një makineri të tmerrshme lufte që po mbillte vrasje, djegie e shkatërrime në mbarë Evropën dhe ia doli. Dhe të themi ne shqiptarët të mos bashkohemi sot? Kurrë. Ne kemi një rrezik ekzistencial, kemi një rrezik që po na përzë nga Shqipëria. Kemi një rrezik që ka shndërruar pasuritë tona në mallkim për shqiptarët. Kemi një rrezik që për ne vendos droga në të gjitha nivelet. Atëherë hajt të bashkohemi," tha Berisha./Dosja.al
sali berisha
Politike
17 November 2026, 18:39
E. D
Sali Berisha
BERAT- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar qeverinë se ka kthyer Shqipërinë në një narkoshtet...
Politike
17 November 2026, 17:35
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot në Kryeministri një takim me një përfaqësi të gjerë t&eu...
Politike
17 November 2026, 17:20
E. D
Ferid Hoxha dhe Marta Kos
BRUKSEL- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, zhvilloi një takim me Komisioneren Evropian...
Politike
17 November 2026, 16:54
G.M
Ndërtesa e Kongresit amerikan, në Uashington.
KOSOVË- Pas më shumë se dy vjetësh pa asnjë lobist të angazhuar në ...
Politike
17 November 2026, 16:19
E. D
Partia Demokratike
TIRANË- Këshilltarja bashkiake e Partisë Demokratike në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Ilda Zhulali...
Politike
17 November 2026, 16:11
E. D
KOSOVË- Qeveria e Kosovës ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të tjerë...
Politike
17 November 2026, 15:39
E.M
Klestor Veseli
HAGË- Djali i Kadri Veselit, Klestor Veseli nëpërmejt një postimi në Instagram ka reaguar pas vendimit të fundit...
Politike
17 November 2026, 15:25
E. D
TIRANË- Debati për reformën zgjedhore është shoqëruar me tone të ashpra dhe përplasje mes përfaqësuesve...
Politike
17 November 2026, 15:02
E.d
Gazment Bardhi
TIRANA- Kreu i Grupi Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka deklaruar ditën e sotme se Grupi Parlamentar i PD do të jet&eu...
Politike
17 November 2026, 14:16
E.d
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot modelin e ri të Prokurimeve të Përqendruara, duke paralajmëruar një reformim...