5 March 2026, 07:53
Nga D.S
Foto ilustruese
Yield-et e obligacioneve 10-vjeçare pësuan përsëri rënie në ankandin e kësaj jave dhe iu afruan nivelit më të ulët në historinë e tyre.
Sipas informacionit të Bankës së Shqipërisë, në rihapjen e ankandit të obligacioneve 10-vjeçare, yield-i uniform i pranuar ra në 4.72%, nga 5.15% që kishte qenë yield-i në ankandin e fundit të këtyre instrumenteve, të zhvilluar në janar të këtij viti.
Yield-i i këtyre instrumenteve i është shumë afër nivelit minimal historik prej 4.7%, që ishte regjistruar një vit më parë.
Edhe ankandi i obligacioneve 10-vjeçare u karakterizua nga një pjesëmarrje e lartë e investitorëve të interesuar. Nga 3.5 miliardë lekë që kishte qenë shuma e shpallur për financim nga Ministria e Financave, vlera totale e kërkesave arriti në rreth 5.27 miliardë lekë. Ministria e Financave vendosi të rrisë shumën e emetimit me afërsisht 10%, brenda intervalit të lejuar nga rregullorja e ankandit, për një shumë totale prej 3.85 miliardë lekësh.
Një ecuri të ngjashme po shfaqin edhe instrumentet e tjerë të borxhit qeveritar. Në fillim të kësaj jave, në rihapjen e ankandit të obligacioneve 20-vjeçare, yield-i uniform i pranuar ra në 6.2%, nga 6.72% që kishte qenë yield-i në ankandin e fundit të këtyre instrumenteve, të zhvilluar në janar të këtij viti.
Edhe në tremujorin e parë të këtij viti, tregu i bonove dhe obligacioneve po karakterizohet nga likuiditet i bollshëm dhe kërkesë e lartë nga investitorët. Kjo kërkesë po i shtyn akoma më shumë në ulje yield-et e titujve dhe po ul çmimin e huamarrjes së qeverisë në tregun e brendshëm financiar. As përqendrimi relativisht i lartë i huamarrjes së qeverisë në tremujorin e parë të vitit nuk ka qenë i mjaftueshëm për të zhvendosur në rritje yield-et.
Sipas kalendarit të emetimeve të Ministrisë së Financave, huamarrja e planifikuar vlerësohet të vlerën e 134 miliardë lekëve, në rritje me 1.1% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kjo shumë përbën rreth 35% e vlerës totale vjetore të emetimeve të parashikuara.
Edhe tremujori i parë i këtij viti po konfirmon tendencat në rënie të yield-eve. Kjo përcakton jo vetëm koston e borxhit të qeverisë, por është një referencë edhe për kosto e huamarrjes së sektorit privat. Normat e ulëta të interesit po mbështesin kreditimin me ritme të shpejta të ekonomisë, sidomos në segmentin e familjeve.
Tensionet gjeopolitike dhe rritja e çmimit të naftës kanë shtuar rreziqet e një skenari me rritje të inflacionit gjatë këtij viti, por, për momentin, tregu i brendshëm nuk po e reflekton një shqetësim të tillë në çmimin e kërkuar për të financuar borxhin afatgjatë të qeverisë./Monitor.al
obligacionet yield banka e shqiperise
Ekonomi
5 March 2026, 07:26
D.S
Edhe viti 2025 dëshmoi një dobësi kronike në alokimin e financimeve të huaja sipas planifikimeve, teksa dështoi tërësi...
Ekonomi
4 March 2026, 19:55
E.d
Foto ilustruse
Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka nisur edhe muajin mars në rënie dhe ka prekur një nivel të ri minimal historik. Sipa...
Ekonomi
4 March 2026, 14:18
E.d
Foto ilustruse
Sektori i biznesit në shfaqi zhvillime kontradiktore në vitin 2024, ku pavarësisht shtimit të numrit të ndërma...
Ekonomi
4 March 2026, 14:01
E.d
Foto ilustruse
Kostot e ndërtimit po vijojnë të rriten, ndonëse me ritme më të ngadalësuara, teksa pagat mbeten një...
Ekonomi
3 March 2026, 19:54
D.S
foto ilustruese
Ekonomia e vendit është zgjeruar me 3.74 për qind në 9 mujorin e 2025, por kjo rritje nuk po reflektohet tërë...
Ekonomi
3 March 2026, 18:57
D.S
Fillimi i 2026-s ishte stresues për ekonomistët, që u përballën me mosfunksionimin e “SelfCare”, platformës, në...
Ekonomi
3 March 2026, 10:21
E.d
Foto ilustruse
Numri i kartave të kreditit iu kthye rritjes vitin e kaluar. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojn&eum...
Ekonomi
3 March 2026, 07:18
E.d
Foto ilustruse
Rritja e çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare pas konfliktit në Lindjen e Mesme pritet që bre...
Ekonomi
3 March 2026, 07:14
E.d
Foto ilustruse
Rehabilitimi i Autostradës Tiranë–Durrës nuk mund të jetë vetëm asfaltim apo zgjerim, por duhet të ...
Ekonomi
3 March 2026, 07:10
E.d
Foto ilustruse
Konflikti ka ekspozuar se sa shumë rritja varet nga furnizimet me energji përmes Ngushticës së Hormuzit. Ndërsa Don...