21 November 2026, 12:00
Nga DOSJA
ANGLI - Një histori spiunazhi ka përfshirë Manchester United, duke rikthyer në vëmendje një nga polemikat më të pazakonta të futbollit anglez.
Një dron ka filmuar për rreth 10 minuta stërvitjen e skuadrës së Mauricio Pochettinos, ndërsa pamjet, që përmbanin edhe informacione taktike, përfunduan më pas në rrjetet sociale.
Ngjarja ka shkaktuar shqetësim në kampin e “Djajve të Kuq”, pasi materialet e publikuara mund t'u japin kundërshtarëve informacione mbi përgatitjet dhe planet e trajnerit argjentinas.
Rasti rikthen në kujtesë episodin e vitit 2019, kur Marcelo Bielsa dhe Leeds United u përfshinë në një skandal spiunazhi ndaj kundërshtarëve, që u bë i njohur si “Spygate”.
Për këtë çështje është pyetur edhe Mikel Arteta, i cili doli në mbrojtje të Pochettinos, duke theksuar se zhvillimi i teknologjisë po e bën gjithnjë e më të vështirë mbrojtjen e informacioneve të brendshme.
"Është padyshim një çështje shumë delikate. E shihni se çfarë po ndodh në botë. Nuk e di cila është zgjidhja. Teknologjia po përparon dhe aftësia për të depërtuar në sisteme po zhvillohet me një shpejtësi marramendëse. Ajo që ndodhi është mjaft serioze", deklaroi trajneri i Arsenalit.
Tashmë, Pochettino duhet të rishikojë mënyrën e zhvillimit të seancave stërvitore, në mënyrë që planet e tij taktike të mos përfundojnë sërish në duart e kundërshtarëve. Gjithçka vjen në prag të një sfide të rëndësishme ndaj Liverpoolit.
B.T (Dosja.al)
Sport
21 November 2026, 11:30
GJERMANI - Bayern Munich merr një lajm shumë të keq për Harry Kane. Sulmuesi anglez pritet të qëndrojë jashtë fushave p&...
Sport
21 November 2026, 11:15
PORTUGALI - Një episod që vështirë se mund të besohet, por që ndodhi në Kupën e Portugalisë. Mbrojtësi i Porto...
Sport
21 November 2026, 11:00
SPANJE - Jesus Owono është shfaqur për herë të parë në publik që nga tragjedia që tronditi futbollin spanjoll. Port...
Sport
21 November 2026, 10:45
SHBA - Ferrari ka përjetuar një tjetër zhgënjim në Formula 1. Kualifikueset e Çmimit të Madh të Las Vegasit rezultuan ...
Sport
21 November 2026, 10:30
Edin Terzic përshëndet Eder Sarabia para fillimit të ndeshjes në San Mamés
SPANJE - Edin Terzic doli i zhgënjyer nga humbja nd...
Sport
21 November 2026, 10:15
SHBA - Kimi Antonelli vendosi kohën më të shpejtë prej 1 minutë e 33.893 sekondash në kualifikimet për Çmimin e ...
Sport
21 November 2026, 10:00
FRANCE - Paris Saint-Germain po lë pas problemet me dëmtimet dhe Luis Enrique më në fund mund të punojë me një grup pothuajse...
Sport
21 November 2026, 09:30
PARAGUAJI - Gianni Infantino merr një mbështetje të rëndësishme në garën për rizgjedhjen në krye të FIFA-s. K&...
Sport
21 November 2026, 09:00
GJERMANI - Karl-Heinz Rummenigge ka lëshuar një sinjal të fortë për Jamal Musialën. Anëtari i bordit mbikëqyrës t&e...
Sport
21 November 2026, 08:30
ANGLI - E ardhmja e Virgil van Dijk mbetet e paqartë. Mbrojtësi holandez i Liverpoolit ka pranuar se nuk ka marrë ende një vendim për r...