21 November 2026, 12:15
Nga DOSJA
SPANJE - Real Madridi ka vendosur të mos rrezikojë të ardhmen e Brahim Díaz. Sipas raportimeve nga Spanja, klubi madrilen ka finalizuar rinovimin e kontratës me sulmuesin maroken, duke e lidhur atë me “Los Blancos” deri në qershor të vitit 2031.
Lajmi u bë i ditur nga gazetari Marcos Benito në emisionin El Chiringuito, ku u zbulua se marrëveshja është firmosur rreth dy javë më parë. Njoftimi zyrtar nga klubi pritet të publikohet në ditët në vijim.
Një nga detajet më të bujshme të kontratës është klauzola e largimit prej 1 miliard eurosh, një shifër që tregon se sa shumë dëshiron Reali të mbrojë një nga asetet e tij sulmuese.
Por nuk është vetëm kohëzgjatja e kontratës ajo që ndryshon. Brahim Díaz do të përfitojë edhe një rritje të konsiderueshme të pagës, duke u ngjitur në nivelet më të larta të hierarkisë financiare të skuadrës.
Gjatë merkatos së verës, disa klube të Premier League kishin shfaqur interes konkret për shërbimet e 26-vjeçarit, por as lojtari dhe as Real Madridi nuk ishin të gatshëm të ndanin rrugët.
Kështu, madrilenët sigurojnë Brahim Díaz deri në vitin 2031, duke i dhënë fund spekulimeve për një largim të mundshëm nga Santiago Bernabéu.
B.T (Dosja.al)
Sport
21 November 2026, 12:00
ANGLI - Një histori spiunazhi ka përfshirë Manchester United, duke rikthyer në vëmendje një nga polemikat më të pazakont...
Sport
21 November 2026, 11:30
GJERMANI - Bayern Munich merr një lajm shumë të keq për Harry Kane. Sulmuesi anglez pritet të qëndrojë jashtë fushave p&...
Sport
21 November 2026, 11:15
PORTUGALI - Një episod që vështirë se mund të besohet, por që ndodhi në Kupën e Portugalisë. Mbrojtësi i Porto...
Sport
21 November 2026, 11:00
SPANJE - Jesus Owono është shfaqur për herë të parë në publik që nga tragjedia që tronditi futbollin spanjoll. Port...
Sport
21 November 2026, 10:45
SHBA - Ferrari ka përjetuar një tjetër zhgënjim në Formula 1. Kualifikueset e Çmimit të Madh të Las Vegasit rezultuan ...
Sport
21 November 2026, 10:30
Edin Terzic përshëndet Eder Sarabia para fillimit të ndeshjes në San Mamés
SPANJE - Edin Terzic doli i zhgënjyer nga humbja nd...
Sport
21 November 2026, 10:15
SHBA - Kimi Antonelli vendosi kohën më të shpejtë prej 1 minutë e 33.893 sekondash në kualifikimet për Çmimin e ...
Sport
21 November 2026, 10:00
FRANCE - Paris Saint-Germain po lë pas problemet me dëmtimet dhe Luis Enrique më në fund mund të punojë me një grup pothuajse...
Sport
21 November 2026, 09:30
PARAGUAJI - Gianni Infantino merr një mbështetje të rëndësishme në garën për rizgjedhjen në krye të FIFA-s. K&...
Sport
21 November 2026, 09:00
GJERMANI - Karl-Heinz Rummenigge ka lëshuar një sinjal të fortë për Jamal Musialën. Anëtari i bordit mbikëqyrës t&e...