22 November 2026, 08:00
Nga DOSJA
Flamengo feston titullin e 10-të të ligës
BRAZIL - Flamengo është kampion i Brazilit për herë të 10-të në histori. Skuadra e drejtuar nga Leonardo Jardim siguroi matematikisht titullin pas barazimit 1-1 ndaj Palmeiras, në përballjen e vlefshme për javën e 36-të të kampionatit.
Palmeiras shpresonte ende të ngushtonte diferencën dhe të mbante gjallë garën për titullin, por gjithçka ndryshoi në 15 minutat e fundit. Ish-futbollisti i Atletico Madridit, Samuel Lino, realizoi golin e barazimit për Flamengon, duke i dhënë fund shpresave të rivalit për të përmbysur situatën.
Kështu, dy javë para përfundimit të kampionatit, Flamengo nuk mund të kapet më nga Palmeiras dhe feston një tjetër triumf të rëndësishëm.
Ky është titulli i tretë radhazi për skuadrën, që ka në përbërje emra të njohur të futbollit europian si Danilo, Alex Sandro, Gonzalo Plata, Jorginho, Emerson Royal, Saúl Ñíguez dhe Luiz Araújo.
Me këtë sukses, Flamengo shkon në kuotën e 10 titujve kampionë të Brazilit dhe afrohet edhe më shumë me Palmeiras, që mban rekordin me 12 trofe. Pas tyre renditen Santos me 8 tituj dhe Corinthians me 7.
Ndërkohë, Palmeiras do të ketë një tjetër mundësi për të shpëtuar sezonin në finalen e Kupës Libertadores, ku sipas kalendarit të njoftuar do të përballet me Estudiantes më 28 nëntor, me synimin për të fituar trofeun për herë të katërt.
B.T (Dosja.al)
Sport
22 November 2026, 07:45
FRANCE - Lajm i keq për Paris Saint-Germain dhe Désiré Doué. Sulmuesi francez ka pësuar këputje të ligamentit të ...
Sport
22 November 2026, 07:30
FRANCE - Paris Saint-Germain vazhdon të fitojë, edhe në një periudhë të mbushur me lajme të këqija. Kampionët n&eu...
Sport
22 November 2026, 07:13
SHBA - Max Verstappen është fituesi i Çmimit të Madh të Las Vegasit. Katër herë kampioni i botës dhuroi një tjet...
Sport
22 November 2026, 02:57
ITALI - Roma dhuron spektakël në javën e 12-të të Serie A, duke triumfuar me rezultatin e thellë 5-1 në transfertën nda...
Sport
22 November 2026, 02:39
ANGLI - Java e 11-të e Premier League nuk solli lajme të mira për dy skuadrat që synojnë kreun e kampionatit. Manchester City vazhdon ...
Sport
21 November 2026, 23:07
SPANJE - Real Madridi ka marrë një fitore të vuajtur në shtëpi, duke mposhtur 2-1 Celta Vigon në “Santiago Bernabéu&r...
Sport
21 November 2026, 23:06
ITALI - Napoli rikthehet te fitorja në Serie A, duke mposhtur me rezultatin minimal 1-0 Torinon në javën e 12-të të kampionatit italian...
Sport
21 November 2026, 20:51
TIRANE - Një gol i sulmuesit shkodran në minutën e 57-të i dhuron tri pikë të rëndësishme kuqebluve, ndërsa Partiza...
Sport
21 November 2026, 17:54
RROGOZHINE - Teuta ka bërë detyrën në përballjen me Laçin, duke siguruar një fitore minimale 1-0 në javën e 12-t&...
Sport
21 November 2026, 16:13
E.M
AUSTRI- Lara Colturi ka siguruar fitoren e saj të parë në Kupën e Botës, duke triumfuar kështu në sllallom në Austri, p...