22 November 2026, 07:30
Nga DOSJA

FRANCE - Paris Saint-Germain vazhdon të fitojë, edhe në një periudhë të mbushur me lajme të këqija. Kampionët në fuqi të Francës mposhtën 3-2 Nice në transfertë, duke regjistruar suksesin e 12-të radhazi në të gjitha kompeticionet, një seri që nuk e kishin arritur prej dhjetë vitesh.
Triumfi mori vlerë edhe më të madhe për mënyrën se si erdhi. PSG kaloi një mbrëmje të vështirë, e cila u bë edhe më dramatike në minutën e 41-të, kur Désiré Doué pësoi një dëmtim të rëndë në gjurin e djathtë dhe u largua nga fusha mes lotësh. Frika është se sulmuesi mund të qëndrojë jashtë fushave për disa muaj.
Megjithatë, skuadra e Luis Enriques tregoi karakter dhe arriti të reagojë për të marrë tri pikët. Në mes të shqetësimeve për gjendjen e Doué, pati edhe lajme pozitive: Nuno Mendes dhe Ousmane Dembélé u rikthyen në dispozicion, duke shtuar alternativat për trajnerin spanjoll.
PSG po përpiqet t'u rezistojë dëmtimeve dhe problemeve fizike, duke treguar se ka burime të mjaftueshme për të vazhduar të fitojë. Megjithatë, mbetet për t'u parë nëse mund ta ruajë këtë ritëm deri në pranverë, kur sezoni hyn në fazën më vendimtare.
B.T (Dosja.al)
Sport
22 November 2026, 07:13
SHBA - Max Verstappen është fituesi i Çmimit të Madh të Las Vegasit. Katër herë kampioni i botës dhuroi një tjet...
Sport
22 November 2026, 02:57
ITALI - Roma dhuron spektakël në javën e 12-të të Serie A, duke triumfuar me rezultatin e thellë 5-1 në transfertën nda...
Sport
22 November 2026, 02:39
ANGLI - Java e 11-të e Premier League nuk solli lajme të mira për dy skuadrat që synojnë kreun e kampionatit. Manchester City vazhdon ...
Sport
21 November 2026, 23:07
SPANJE - Real Madridi ka marrë një fitore të vuajtur në shtëpi, duke mposhtur 2-1 Celta Vigon në “Santiago Bernabéu&r...
Sport
21 November 2026, 23:06
ITALI - Napoli rikthehet te fitorja në Serie A, duke mposhtur me rezultatin minimal 1-0 Torinon në javën e 12-të të kampionatit italian...
Sport
21 November 2026, 20:51
TIRANE - Një gol i sulmuesit shkodran në minutën e 57-të i dhuron tri pikë të rëndësishme kuqebluve, ndërsa Partiza...
Sport
21 November 2026, 17:54
RROGOZHINE - Teuta ka bërë detyrën në përballjen me Laçin, duke siguruar një fitore minimale 1-0 në javën e 12-t&...
Sport
21 November 2026, 16:13
E.M
AUSTRI- Lara Colturi ka siguruar fitoren e saj të parë në Kupën e Botës, duke triumfuar kështu në sllallom në Austri, p...
Sport
21 November 2026, 15:30
ITALI - Juventusi ka nisur të lëvizë në merkato përpara hapjes së afatit kalimtar të janarit. Drejtuesit bardhezinj po shqyrt...
Sport
21 November 2026, 15:16
AUSTRI - Në moshën 20-vjeçare, skiatorja kuqezi siguron triumfin e parë në karrierën e saj në Kupën e Botës n&eum...