LIVE UPDATES
Bota

Gjermania ul taksën e energjisë elektrike për të gjithë konsumatorët, por vetëm për një vit

Synimi i koalicionit është që ulja e taksës të vazhdojë edhe pas 31 dhjetorit 2027, por vetëm nëse sigurohet një financim i qëndrueshëm.

18 November 2026, 13:36 Nga E.d
Gjermania ul taksën e energjisë elektrike për të gjithë
Foto ilustruse

Pas disa javë debatesh mbi financimin, udhëheqësit e Unionit CDU/CSU dhe SPD-së arritën një marrëveshje për uljen e taksës sëenergjisë elektrike  për të gjithë konsumatorët. Megjithatë, kjo masë lehtësuese do të vlejë, për momentin, vetëm për një vit.

Synimi i koalicionit është që ulja e taksës të vazhdojë edhe pas 31 dhjetorit 2027, por vetëm nëse sigurohet një financim i qëndrueshëm.

Qëllimi është që taksa të ulet në nivelin minimal të lejuar në Bashkimin Evropian. Aktualisht, norma minimale evropiane e taksës mbi energjinë elektrike është 0,1 cent për kilovat-orë, ndërsa në Gjermani ajo është 2,05 cent. Një ulje në nivelin minimal do të kushtonte rreth 5,4 miliardë euro në vit.

Kancelari Merz: "E mbajtëm fjalën"

Kancelari Friedrich Merz i vlerësoi vendimet e Komitetit të Koalicionit si një sukses. "Ne premtuam uljen e taksës mbi energjinë elektrike dhe e mbajtëm fjalën", tha Merz dhe shtoi: "Veçanërisht familjet dhe bizneset e vogla do ta ndiejnë këtë lehtësim. Po ua kthejmë qytetarëve kursimet e realizuara nga buxheti federal."    

Ulja e taksës së energjisë elektrike u konsiderua një test besueshmërie për qeverinë dhe veçanërisht për Merzin. Ditët e fundit ai kishte njoftuar se ishte arritur një marrëveshje për uljen e taksës, megjithëse burimet e financimit ende nuk ishin plotësisht të qarta. Merz falënderoi partnerët e koalicionit që mbështetën propozimin e tij për këtë masë.

Sipas portalit për krahasimin e çmimeve Verivox, një familje me tre anëtarë dhe me konsum vjetor prej 4.000 kilovat-orësh do të kursente rreth 7,75 euro në muaj. Për një person të vetëm me konsum prej 1.500 kilovat-orësh në vit, kursimi do të ishte afërsisht tre euro në muaj.

Për kompanitë, qendrat tregtare dhe qendrat e të dhënave, të cilat kanë konsum shumë më të lartë të energjisë elektrike, përfitimi financiar do të ishte dukshëm më i madh.

Unioni i kënaqur, të Gjelbrit kritikë

Sekretarja e Përgjithshme e CDU-së, Franziska Hoppermann, nuk komentoi raportimet për përplasje të ashpra brenda koalicionit, por pranoi për ARD se kishte pasur diskutime intensive. Sipas saj, ulja e taksës së energjisë elektrike përfaqëson një përpjekje të madhe financiare.

Duke iu referuar faktit se ende nuk është siguruar financimi për vitin 2028, ajo deklaroi se Komisioni i Koalicionit nuk mund të zgjidhë brenda natës sfidat e buxhetit federal apo të mbyllë hendekun ekzistues financiar.

Edhe kryetari i CSU-së, Markus Söder, e vlerësoi marrëveshjen si një sukses.

"CSU e mban fjalën e dhënë", shkroi ai në platformën X. Sipas tij, nga ulja e taksës së energjisë elektrike do të përfitojnë familjet, pensionistët dhe ekonomia e mesme.

Ndërkaq, bashkëkryetarja e Partisë së Gjelbër, Franziska Brantner, e kritikoi vendimin, duke e cilësuar atë si dëshmi të mungesës së efektivitetit të qeverisë federale. Sipas saj, një lehtësim i kufizuar në kohë nuk ofron siguri planifikimi për qytetarët dhe bizneset.

Kreu i institutit Ifo: "Ndihmon ekonominë"

Presidenti i institutit ekonomik Ifo në Mynih, Clemens Fuest, tha se ulja e taksës së energjisë elektrike është ekonomikisht e arsyeshme.

"Sapo taksa mbi energjinë elektrike rritet, ajo frenon procesin e elektrifikimit dhe krijon efekte të padëshiruara ekonomike", tha ai.

Sipas Fuest, lehtësimi i familjeve dhe i ndërmarrjeve të vogla e të mesme mund të kontribuojë në rimëkëmbjen ekonomike. Megjithatë, ai paralajmëroi se ulja afatgjatë e taksave është e mundur vetëm nëse reduktohen edhe shpenzimet publike.

"Nuk po shohim mjaftueshëm disiplinë buxhetore", kritikoi ai.

Edhe nënkryetari i grupit parlamentar të Partisë së Majtë në Bundestag, Sören Pellmann, e përshëndeti vendimin, por theksoi se ai duhej të ishte marrë shumë më herët dhe se nuk mjafton për të kompensuar rritjet e ndjeshme të çmimeve të viteve të fundit.

Sipas tij, një ulje e qëndrueshme e çmimeve të energjisë elektrike është e mundur vetëm nëse kostot e energjisë reduktohen në mënyrë strukturore. Ai kritikoi qeverinë se nuk po guxon të reformojë mekanizmin aktual të formimit të çmimeve.

Në marrëveshjen e koalicionit, CDU/CSU dhe SPD kishin rënë dakord që taksa e energjisë elektrike të ulej për të gjithë konsumatorët. Megjithatë, për shkak të kufizimeve buxhetore, ulja fillimisht u zbatua vetëm për industrinë, bujqësinë dhe pylltarinë.

 Kufiri maksimal i çmimit të karburantit

Marrëveshja duhet të përfshihet në buxhetin federal për vitin 2027, i cili tashmë është miratuar nga Komisioni i Buxhetit. Bundestagu pritet ta miratojë përfundimisht më 27 nëntor.

Ndërkohë, kufiri maksimal i çmimit të karburantit është planifikuar të zbatohet fillimisht për një periudhë prej tre muajsh dhe të hyjë në fuqi më 1 janar 2027.

Sipas vendimit të Komisionit të Koalicionit, Qeveria Federale duhet të miratojë më 2 dhjetor projektligjin dhe rregulloren përkatëse që do të mundësojnë aktivizimin e këtij mekanizmi nga 1 janari 2027.

Kjo masë synon t'i përgjigjet situatës së jashtëzakonshme të krijuar nga zhvillimet në Ngushticën e Hormuzit.

Megjithatë, baza ligjore për këtë mekanizëm do të jetë e vlefshme vetëm për dymbëdhjetë muaj. Vetë rregullorja do të skadojë pas tre muajsh dhe para përfundimit të afatit do të vlerësohet nëse duhet të zgjatet. 

"Siguria e furnizimit duhet të garantohet në çdo kohë", thuhet në dokument. Për këtë arsye, landët federale do të kenë mundësinë të marrin parasysh specifikat rajonale dhe të përcaktojnë kufij maksimalë të çmimeve sipas nevojave lokale.

Kjo masë synon të plotësojë projektligjin e Ministres së Ekonomisë, Katherina Reiche (CDU), të cilin SPD e kishte kritikuar si jo mjaftueshëm efektiv.

Në fund të dhjetorit skadon edhe zbritja aktuale për karburantin, e cila është në fuqi që nga fillimi i tetorit.

Ende pa marrëveshje për pensionet

Sa i përket çështjeve të tjera të hapura brenda koalicionit, si reforma e pensioneve dhe kompensimi i efekteve të të ashtuquajturit "progresion i ftohtë" në sistemin tatimor, nuk u arrit asnjë marrëveshje.

Në një mesazh drejtuar deputetëve, drejtuesit e grupeve parlamentare të CDU/CSU dhe SPD shkruan: "Ne do t'i diskutojmë të gjitha temat e tjera në organet përkatëse gjatë ditëve në vijim."/DW

Gjermania taksë konsumatorë

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin