30 October 2026, 10:31
Nga G.M
policia
KUKËS- Një 31-vjeçar me shtetësi turke është arrestuar nga Policia Kufitare në Morinë, teksa tentonte të hynte në Shqipëri. Sipas njoftimit të policisë, ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut, pasi akuzohet për vrasje.
Pas verifikimeve të kryera në bashkëpunim me Interpol Tiranën, rezultoi se ai ishte shpallur në kërkimi ndërkombëtar nga Prokuroria Publike në Shkup, më 27 tetor 2026. 31-vjeçari u arrestua nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në Kukës, ndërsa kanë nisur procedurat për ekstradimin e tij drejt Maqedonisë së Veriut.
NJOFTIMI:
"DVKM Kukës
Akuzohet për vrasje në Maqedoninë e Veriut, kapet në tentativë për të hyrë në Shqipëri dhe arrestohet 31-vjeçari, shtetas turk. Shërbimet e Policisë Kufitare Morinë, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe si rezultat i shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë kapur në hyrje, shtetasin turk B. K., 31 vjeç, banues në Turqi.
Nga verifikimet e kryera rezultoi se ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet në Maqedoninë e Veriut, për vrasje, bazuar në vendimin e lëshuar më datë 27.10.2026, nga Zyra e Prokurorisë Publike në Shkup. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Kukës kryen procedurat për arrestimin e këtij shtetasi, me qëllim ekstradimin e tij në Maqedoninë e Veriut. Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët në Maqedoninë e Veriut, vijon procedurat për ekstradimin e tij."/Dosja.al
policia e shtetit
Aktualitet
30 October 2026, 09:58
G.M
Erion Veliaj
TIRANË- Kryebashkiaku i arrestuar Erion Veliaj ka bërë disa ndryshime në kupolën drejtuese të Bashkisë së...
Aktualitet
30 October 2026, 09:45
G.M
Donika Gërvalla
KOSOVA- Ministrja e Drejtësisë së Kosovës, Donika Gërvalla, ka deklaruar se dokumentacioni i shqyrtuar deri m&eu...
Aktualitet
30 October 2026, 09:20
G.M
pamje
KOSOVË- Qytetarët në Kosovë janë mbledhur në protestë para godinës së Qeverisë së Kosovës, p...
Aktualitet
30 October 2026, 09:13
G.M
TIRANË- 41-vjeçari Elton Andreica, i njohur edhe me mbiemrin Muça, është arrestuar në Vorë, pasi u kap duke mbajtur nj&e...
Aktualitet
30 October 2026, 09:06
Elton Qyno
Është arrestuar në Maqedoninë e Veriut, Bilal Kara, pronari i spitalit “International Medicare Hospital” alias “Sante Plu...
Aktualitet
30 October 2026, 08:19
G.M
Projektligji i ri për Investimet, që shfuqizon ligjin kontrovers të investimeve strategjike, kritikohet se ruan në thelb të njëjta...
Aktualitet
30 October 2026, 08:08
G.M
Makina e dëmtuar
FIER- Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në Fier, pranë Spitalit Memorial. Sipas...
Aktualitet
30 October 2026, 07:20
G.M
Sadleva Bodo,
FIER- Drejtoresha e Përgjithshme e Burgjeve Sadleva Bodo, ka deleguar kompetencat e saj te zëvendësi Anesti Kapllani, vetëm ...
Aktualitet
30 October 2026, 07:10
G.M
foto ilustruese
TIRANË- Moti këtë të premte parashikohet të jetë kryesisht i vranët, me mundësi për...
Aktualitet
29 October 2026, 21:50
E.M
TIRANË- Akrobatja shqiptare Fiona Rushiti ka hyrë në librin e Rekordeve Guinness, pasi realizoi 72 rrotullime të plota 360 gradë brend...