29 October 2026, 15:39
Nga E. D

TIRANË- Gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak të Tiranës, është lexuar një rezolutë e këshilltarëve socialist për sa i përket transferimit të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në burgun e Fierit. Këshilltarët shprehin shqetësim për këtë transferim të papritur të kryetarit të Bashkisë së Tiranës teksa raportuan edhe kushtet e rënda në të cilat po mbahet ai.
Këshilltarët socialistë thonë se Veliaj është i pafajshëm dhe se ai duhet të trajtohet me të gjitha të drejtat që ia garanton ligji. Në Rezoltën e anëtarëve të Këshillit Bashkiak të Tiranës thuhet se drejtësia nuk mund të ushtrohet duke cenuar dinjitetin njerëzor dhe asnjë institucion publik nuk mund të qëndrojë indiferent përballë pretendimeve serioze për shkeljen e këtyre të drejtave.
Rezolta e anëtarëve të Këshillit Bashkiak të Tiranës:
Lidhur me transferimin dhe kushtet e mbajtjes së Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Ne, këshilltarët e Bashkisë së Tiranës, shprehim shqetësimin tonë të thellë për transferimin e papritur të Kryetarit të Bashkisë, z. Erion Veliaj, nga institucioni i paraburgimit në Durrës në atë të Fierit, si dhe për kushtet e rënda në të cilat raportohet se po mbahet.
Shqetësimi ynë bëhet edhe më serioz pas vizitës së Avokatit të Popullit në institucionin e Fierit, ku janë ngritur çështje që kërkojnë verifikim dhe ndërhyrje të menjëhershme institucionale.
Erion Veliaj është një qytetar i paraburgosur, i cili gëzon prezumimin e pafajësisë dhe të gjitha të drejtat që Kushtetuta dhe Konventa Europiane për të Drejtat e Njeriut i njohin çdo individi. Ai është gjithashtu Kryetari i zgjedhur i Bashkisë së Tiranës, mandati i të cilit është konfirmuar nga Gjykata Kushtetuese.
Asnjë masë paraburgimi nuk mund të shërbejë si justifikim për trajtim çnjerëzor apo poshtërues, për kufizime arbitrare të komunikimit me familjen dhe mbrojtësit ligjorë, apo për pengesa të pajustifikuara në marrjen e kujdesit shëndetësor.
Për këto arsye, kërkojmë nga Ministria e Drejtësisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve:
1. Transparencë të menjëhershme mbi arsyet ligjore dhe faktike të transferimit.
2. Garantimin e kushteve të qëndrimit në përputhje me standardet ligjore dhe europiane, si dhe vlerësimin e menjëhershëm të nevojave shëndetësore.
3. Respektimin e plotë të së drejtës së komunikimit me familjarët dhe mbrojtësit ligjorë.
4. Verifikimin dhe heqjen e çdo kufizimi të pajustifikuar që pengon ushtrimin e të drejtave të tij.
I kërkojmë Avokatit të Popullit të bëjë publike, brenda kufijve ligjorë, gjetjet dhe rekomandimet e inspektimit të kryer.
Si anëtarë të Këshillit Bashkiak, kemi gjithashtu përgjegjësinë të kërkojmë që situata e krijuar të mos prodhojë pengesa të paligjshme për funksionimin e Bashkisë së Tiranës dhe ushtrimin e kompetencave të kryetarit të saj.
Ne nuk kërkojmë privilegje për Erion Veliajn. Kërkojmë respektimin e ligjit, dinjitetit njerëzor dhe të drejtave që i takojnë çdo qytetari.
Drejtësia nuk mund të ushtrohet duke cenuar dinjitetin njerëzor. Dhe asnjë institucion publik nuk mund të qëndrojë indiferent përballë pretendimeve serioze për shkeljen e këtyre të drejtave./Dosja.al
Këshilltarët e Bashkisë të Tiranës erion veliaj Halit Valteri
Politike
29 October 2026, 15:22
E. D
erion veliaj
TIRANË- Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka reaguar lidhur me transferimin e Erion Veliajt nga ambientet e paraburgimit, duke sqaru...
Politike
29 October 2026, 15:10
E. D
Dorian Teliti
TIRANË- Nënkryetari i Bashkisë, Dorian Teliti, ka reaguar ashpër për transferimin e Erion Veliajt drejt burgut t...
Politike
29 October 2026, 14:46
E.d
Ajola Xoxa
FIER- Bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Ajola Xoxa së bashku me nënën e Veliajt, Shqiponjën, kanë ...
Politike
29 October 2026, 14:08
E.d
Monika Kryemadhi
TIRANA- Monika Kryemadhi ka reaguar pas vendimit për shtyrjen e seancës gjyqësore ndaj saj dhe ish-presidentit Ilir Meta. Gjat...
Politike
29 October 2026, 13:55
E.d
Pamje
TIRANA- Partia Socialiste ka kërkuar pas seancës së sotme plenare përjashtimin me 10 ditë të liderit të opozitës...
Politike
29 October 2026, 13:45
E.d
Bledi Çuçi
TIRANA- Deputeti socialist, Bledi Çuçi ka refuzuar t'i përgjigjet pyetjeve të gazetarëve lidhur kër...
Politike
29 October 2026, 13:34
E.d
Ilir Meta
TIRANA- Debatet për bojkotin e avokatëve kanë sjellë sërish tensione në Gjykatën e Posaçme, gjatë sea...
Politike
29 October 2026, 13:11
E.d
Taulant Balla
TIRANA- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka folur pwr transferimin e Erion Veliajt nga paraburgimi i Dur...
Politike
29 October 2026, 13:01
E.d
Foto ilustruse
Transferimi i Erion Veliajt në Fier ka shkaktuar përplasje brenda Partisë Socialiste. Sipas burimeve të gazetarit të T...
Politike
29 October 2026, 12:22
Marjana Koçeku
TIRANA- Deputetja e pavarur, Marjana Koçeku ka deklaruar se seanca e zhvilluar ditën e sotme në Kuvend ishte një s...