LIVE UPDATES
Bota

“Këto zgjedhje janë një turp për popullin brazilian”/ Donald Trump cilëson të turpshme zgjedhjet e Brazilit pas fitores së Luiz Inacio Lula da Silva

Deklarata e Trump vjen në një kohë ku kandidati konservator Flavio Bolsonaro refuzon të njohë rezultatin e zgjedhjeve dhe deklaron se do ta udhëheqë opozitën nga Shtetet e Bashkuara. 

29 October 2026, 18:50 Nga E.M

“Këto zgjedhje janë një turp për popullin

SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump i ka cilësuar si “të turpshme” zgjedhjet presidenciale në Brazil, pas fitores së presidentit të majtë, Luiz Inacio Lula da Silva. Deklarata e Trump vjen në një kohë ku kandidati konservator Flavio Bolsonaro refuzon të njohë rezultatin e zgjedhjeve dhe deklaron se do ta udhëheqë opozitën nga Shtetet e Bashkuara. 

“Këto zgjedhje janë një turp për popullin brazilian”, tha Trump të martën gjatë një bisede me gazetarët, duke e përshkruar procesin zgjedhor edhe si një “situatë të turpshme”.

Flavio Bolsonaro, 45 vjeç, djali i ish-presidentit të ekstremit të djathtë Jair Bolsonaro dhe aleat i Trump, mbërriti në Shtetet e Bashkuara pasi u largua nga Brazili. Ai është mundur nga Lula në raundin e dytë të zgjedhjeve, të zhvilluara të dielën, pasi kishte kryesuar në raundin e parë.

Senatori brazilian ka denoncuar atë që e quan “mashtrim zgjedhor” dhe ka deklaruar se synon të udhëheqë opozitën nga territori amerikan.

Në një letër të hapur, të shpërndarë për gazetarët nga aleatët e tij pas mbërritjes në Miami me familjen, Bolsonaro pretendoi se ishte “presidenti i vërtetë i zgjedhur i Brazilit”, pavarësisht humbjes në balotazh.

Ai falenderoi Donald Trumpin për mikpritjen në Shtetet e Bashkuara dhe “popullin e mrekullueshëm amerikan që më priti”. Gjithashtu, shprehu mirënjohje për presidentin argjentinas Javier Milei, i cili, sipas raportimit, e ndihmoi të largohej nga Brazili drejt Shteteve të Bashkuara.

Bolsonaro pretendoi se në Brazil po zhvillohet një “fushatë persekutimi e motivuar politikisht, me qëllim mbajtjen time peng”.

“Dua t’u them, jo vetëm 60 milionë votuesve të mi, por edhe popullit brazilian, se unë jam presidenti i zgjedhur dhe se kriminelët që vodhën zgjedhjet braziliane janë pjesë e një organizate kriminale që ka vendosur një tirani”, deklaroi ai, pa paraqitur prova për pretendimet e tij për manipulim të zgjedhjeve.

“I përballur me politizimin e sistemit gjyqësor në Brazil, e solla familjen time në Shtetet e Bashkuara”, tha senatori i krahut të djathtë, duke këmbëngulur se nuk ishte larguar nga vendi, por kishte shkuar jashtë tij për t’u bërë “udhëheqësi që meriton populli im”.

Ndërkohë, Gjykata Supreme e Brazilit urdhëroi dorëzimin e pasaportave të tij në policinë federale, në kuadër të një hetimi për pastrim të dyshuar parash, akuzë të cilën ai e mohon.

Në vendimin për t’u larguar nga Brazili, Bolsonaro ndoqi gjurmët e të atit, ish-presidentit Jair Bolsonaro, i cili gjithashtu u largua drejt Floridës pasi humbi zgjedhjet presidenciale të vitit 2022 përballë Lulës.

Pasi qëndroi pothuajse një ditë larg vëmendjes publike, Flavio Bolsonaro u shfaq sërish të martën vonë në Argjentinë ku mbërriti të mërkurën në mëngjes me avionin privat të një biznesmeni argjentinas./Dosja.al 

Donald Trump Luiz Inacio Lula da Silva

Sondazh

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...