20 November 2026, 21:03
Nga E.M

TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka publikuar vendimin për zgjedhjen e Endrit Shabanit në detyrën e Avokatit të Popullit, duke zbardhur kështu argumentet mbi të cilat rrëzoi kërkesën e 44 deputetëve të opozitës për shfuqizimin e vendimit të Kuvendit.
Në vendimin nr. 85, të datës 29 shtator 2026, Gjykata Kushtetuese ka vlerësuar se procedura e ndjekur për zgjedhjen e Shabanit nuk ka cenuar Kushtetutën, duke lënë në fuqi vendimin e Kuvendit të 11 dhjetorit 2025, me të cilin ai u zgjodh Avokat i Popullit me 85 vota pro.
Një nga çështjet kryesore të shqyrtuara lidhet me tërheqjen e firmave mbështetëse nga deputetët e Partisë Demokratike. Sipas vendimit, Endrit Shabani kishte siguruar 35 firma mbështetëse brenda afatit të përcaktuar, ndërsa më 5 dhjetor 2025, pas përfundimit të këtij afati, deputetët demokratë kërkuan tërheqjen e mbështetjes për kandidatët.
Gjykata ka arsyetuar se mbështetja e dhënë nga deputetët për një kandidaturë prodhon efekte juridike në momentin e depozitimit të saj dhe se tërheqja pas përfundimit të afatit nuk mund të zhbëjë kualifikimin e kandidatit.
Sipas Kushtetueses, duhet bërë dallimi mes firmës mbështetëse, e cila shërben për kualifikimin e kandidaturës, dhe votës së deputetit në seancë plenare. Deputetët ruajnë të drejtën të votojnë pro, kundër ose të abstenojnë, pavarësisht mbështetjes së dhënë më parë.
Një tjetër pretendim i opozitës lidhej me angazhimin e mëparshëm politik të Shabanit, i cili kishte qenë kryetar i partisë Nisma Thurje dhe anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës.
Deputetët kërkues pretendonin se Shabani ndodhej në kushtet e papajtueshmërisë me funksionin e Avokatit të Popullit, pasi dorëheqjet e tij nga funksionet politike nuk kishin përfunduar të gjitha procedurat formale në momentin e kandidimit.
Por Gjykata Kushtetuese ka vlerësuar se momenti përcaktues për verifikimin e papajtueshmërisë është fillimi i ushtrimit të detyrës dhe jo periudha e kandidimit.
Shabani u zgjodh nga Kuvendi më 11 dhjetor 2025 dhe bëri betimin më 18 dhjetor. Sipas Gjykatës, nuk rezultoi e provuar që në momentin e marrjes së detyrës ai të ushtronte funksione të papajtueshme me postin e Avokatit të Popullit.
Kushtetuesja ka shqyrtuar gjithashtu pretendimet e opozitës se Shabani nuk përmbushte kriteret profesionale për këtë funksion, veçanërisht ato që lidhen me njohuritë dhe veprimtarinë në fushën e të drejtave të njeriut dhe të ligjit.
Në arsyetimin e saj, Gjykata ka theksuar se vlerësimi i meritës profesionale është kompetencë e Kuvendit, ndërsa kontrolli kushtetues synon të verifikojë nëse ky vlerësim është kryer në përputhje me kërkesat kushtetuese dhe pa arbitraritet. Gjykata ka vlerësuar se nuk është provuar arbitraritet në shqyrtimin e kandidaturës së Shabanit nga Komisioni i Ligjeve.
Çështja u dërgua në Gjykatën Kushtetuese më 12 janar 2026 nga 44 deputetë, të cilët kërkuan verifikimin e zgjedhshmërisë dhe papajtueshmërisë së Shabanit, si dhe shfuqizimin e vendimit të Kuvendit. Me rrëzimin e kërkesës, mbetet në fuqi vendimi parlamentar për zgjedhjen e Endrit Shabanit në detyrën e Avokatit të Popullit./Dosja.al
Endri Shabani
Politike
20 November 2026, 20:38
E. D
Elisa Spiropali
TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka regjistruar një procedim penal mbi kallëzime të mbërritura pranë k&e...
Politike
20 November 2026, 19:51
E.M
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, iu ka bërë thirrje grupeve të protestuesve në takimin me demkoratët&nb...
Politike
20 November 2026, 19:49
E.M
TIRANË- Qeveria ka propozuar krijimin e Dritares së Vetme Kombëtare për Doganat (DVKD), një platformë elektronike që ka p&eu...
Politike
20 November 2026, 19:32
E. D
TIRANË- Rreth tre milionë euro nga Fondi i Rindërtimit për vitin 2026 do të përdoren për riforcimin e banesave individ...
Politike
20 November 2026, 19:12
E.M
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka cituar se mbështetësit demokratë janë arkitektët e fundit të s&...
Politike
20 November 2026, 19:09
E. D
Niko Peleshi
KORÇË- Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi ka komentuar akuzat e fundit të deputetes Elisa Spiropali mbi mungesën e meri...
Politike
20 November 2026, 19:05
E.M
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës në foltoren e ripërteritjes në Tiranë pohoi se pas 3...
Politike
20 November 2026, 16:41
E. D
TIRANË- Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Ilir Binaj, i është përgjigjur publikisht deputetes Elisa Spiropali, duke e ...
Politike
20 November 2026, 16:22
E. D
TIRANË- Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka njoftuar se Erion Veliaj do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale ditë...
Politike
20 November 2026, 14:53
E.M
TIRANË- Komisioni për Ekonominë ka miratuar disa ndryshime në paketën fiskale 2027, duke zgjeruar kështu listën e produkteve...