13 November 2026, 15:11
Nga E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka kërkuar një bashkim të gjerë opozitar për reformën zgjedhore, duke e cilësuar ndarjen e partisë nga shteti si kushtin themelor për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Berisha u shpreh se raportet e institucioneve ndërkombëtare kanë evidentuar shkrirjen e strukturave shtetërore me ato partiake, duke krijuar pabarazi në procesin zgjedhor.
Ai theksoi gjithashtu se pa ndryshime të thella ligjore, zgjedhjet do të mbeten farsë. Sipas tij, largimi i Edi Ramës është kushti kryesor për ndryshimin e situatës politike. Berisha kundërshtoi gjithashtu mundësinë e një bojkoti të njëanshëm nga PD-ja, duke argumentuar se kjo do t’i shërbente kryeministrit.
"E bëj këtë hyrje sepse duke parë se Edi Rama po shkon drejt gropës, ata tani kanë drejtuar të gjithë bateritë e shpifjeve, trillimeve, manipulimeve në mbrojtje të farsës zgjedhore. Rikthehem tek sistemi dhe tek reforma zgjedhore. Konstatimi më themelor i farsës elektorale nga të gjitha grupet ndërkombëtare që kanë vëzhguar zgjedhjet, qoftë Parlamenti Evropian, qoftë OSBE/ODIHR, qoftë Këshilli i Evropës është se farsa u zhvillua në kushtet e partisë-shtet. Në kushtet kur institucionet shtetërore u shkrinë me strukturat partiake, gjë që garanton pabarazinë maksimale. Ndaj dhe në këtë reformë grupi ynë i punës dhe zoti Bylykbashi ka përgatitur një dokument shumë të mirë, të cilin do ta plotësoni, pikërisht me të gjitha amendamentet, sanksionet, ndërhyrjet për ndarjen e qartë të partisë nga shteti si kushti më themelor për të pasur zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Në qoftë se nuk arrihet ndarja e partisë nga shteti, zgjedhjet do të jenë farsë, farsë dhe vetëm farsë. Dhe ata që hanë turpin me bukë dhe bukën me turp dhe flasin për zgjedhje në këto kushte, duhet të turpërohen. Po qe se partia shtet përdor të gjithë potencialet e saj për të vrarë votën në të gjitha mënyrat, zgjedhje nuk ka, por ka farsë elektorale. Dhe unë u them të gjithë atyre qytetarëve që ëndërrojnë dhe aspirojnë të votojnë të lirë, se në kushtet e partisë shtet, kjo është absolutisht iluzion dhe asnjëherë nuk mund të bëhet reale. Dhe se në zgjedhje, në kushtet e partisë shtet, fiton në mënyrë të padiskutueshme partia shtet. Ndaj dhe është e domosdoshme një bashkim opozitar për të larguar kokën e Meduzës, për të larguar Edi Ramën. Nuk duhet të gënjejmë veten, jo.
Kushti i të gjitha kushteve është largimi i Edi Ramës. Me të drejtë do dëgjoni njerëz që thonë po ky tani, edhe thotë me të nuk ka zgjedhje, edhe thotë do shkojmë në zgjedhje. E them ka farsë. Ua them këtyre të nderuarve që shtojnë këtë pyetje, ka dy mënyra, ose të bashkohemi me vendimin që pa ndarjen e partisë nga shteti dhe reformën zgjedhore, asnjë pjesëmarrje në zgjedhje nuk do të ketë. PD është e para e gatshme. Por çfarë ndodh? Kjo skemë në vitin 2015, u gjetën ngërthyesit, u krijuan partitë, u krijua opozita dhe kjo do ishte dhurata më e madhe për Edi Ramën. U them shqiptarëve në qoftë se PD merr përsipër një gjë të tillë, PD i bën një dhuratë edhe më të madhe narkodiktatorit dhe shtetit të krimit.
Eksperienca është e gjatë në këtë vend, nga më të shkëlqyerat tek më të turpshmet dhe ne nuk mund të mos i marrim parasysh. Kështu që rëndësi kryesore ka të bashkohemi në këtë reformë, ta bëjmë bashkërisht. Garantoj të gjithë partitë opozitare që ndjehen opozitarë se ne jemi të hapur dhe të gatshëm të marrim parasysh të gjitha ndjeshmëritë e tyre. Ne do vëmë jo interesin e PD të parin, por interesin e bashkimit të opozitës të parin. Ky është nordi ynë. Ne do të vendosim interesin e bashkimit të opozitës për një kuadër ligjor sa më të pranuar nga mbarë opozita," tha Berisha./Dosja.al
sali berisha
Politike
13 November 2026, 14:51
E.d
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i PD-s, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se reforma zgjedhore është një reformë në të cil&...
Politike
13 November 2026, 14:43
E.d
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se deputetët e PD do të njihen dhe do të dis...
Politike
13 November 2026, 14:07
Izmir Akulli
Foto Ilustruese
TIRANË- Problematika globale e shërbimeve Microsoft 365 ka prekur edhe administratën publike shqiptare, duke shkaktuar vës...
Politike
13 November 2026, 13:39
E.d
Pamje nga takimi
TIRANA- Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Eric Wendt ka zhvilluar një takim me të rinj shqiptar&eu...
Politike
13 November 2026, 13:03
E.d
Pamje
TIRANA- Projektligji i ri për strehimin social ka nxitur debate mes përfaqësuesve të opozitës dhe qeverisë në k...
Politike
13 November 2026, 12:20
E.d
Edi Rama
TIRANA- Media prestigjioze Al Jazeera i ka kushtuar një artikull anulimit të samitit të NATO-s në Tiranë për viti...
Politike
13 November 2026, 11:31
E.d
Erion Veliaj
TIRANA- Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka depozituar një kallëzim penal në Prokurorinë e Tiran&...
Politike
13 November 2026, 11:00
I.A
Edi Rama
BRUKSEL- NATO nuk do të mbajë një samit në Shqipëri vitin e ardhshëm pavarësisht planeve të mëparshme p&...
Politike
13 November 2026, 10:58
E.d
Ilir Meta
TIRANA- Ish-Presidenti Ilir Meta ka bërë publike kërkesat e tij procedurale drejtuar Gjykatës së Posaçme, duke k&eum...
Politike
13 November 2026, 09:22
E.d
Foto ilustruse
KOSOVA- Kuvendi i Kosovës pritet të vijojë sot seancën plenare me rishqyrtimin e Ligjit për Dhomat e Specializuar...