13 November 2026, 14:51
Nga E.d
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i PD-s, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se reforma zgjedhore është një reformë në të cilën PD është e vendosur të adresojë të gjitha shqetësimet serioze me të cilat faktohet se zgjedhjet në Shqipëri, sipas tij ishin farsë elektorale. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Berisha u shpreh se mbështetësit e kryeministrit Rama po përpiqen të mbrojnë farsën elektorale.
Sipas tij, ata mashtrojnë qytetarët përkundrejt favoreve dhe pagesave që u bën qeveria. Në fund, liderti i opozitës tha se me zgjedhje të lira dhe të ndershme, PD do ishte, është dhe do jetë fituese.
Sali Berisha: Reforma zgjedhore është një reformë në të cilën PD, siç thashë, është e vendosur të adresojë të gjitha shqetësimet serioze me të cilat faktohet se zgjedhjet në Shqipëri ishin farsë elektorale. Se ato u zhvilluan në kushtet e narkoshtetit. E përsëris këtë për të gjithë ata që e kanë gjuhën të lidhur me xhepin dhe dalin nëpër studio dhe përsërisin në emër të Edi Ramës se PD nuk i fitoi zgjedhjet. Pra mashtrojnë qytetarët përkundrejt favoreve dhe pagesave që u bën narkoqeveria se zgjedhjet nuk ishin farsë.
Sipas tyre, të cilët dhe njëherë gjuhën e kanë të lidhur me xhepin, raportet ndërkombëtare janë false.
Edi Rama nuk zhvilloi 4530 aktivitete për të ndikuar në mënyrë të paligjshme në vullnetin e qytetarëve.
Sipas tyre, avokatëve mjeranë të farsës elektorale të Edi Ramës, por njëherazi armiq të shpifur të votës së lirë të shqiptarëve, sipas tyre janë trillime konstatimet e vëzhguesve ndërkombëtarë se në një seri qytetesh të vendit, kartelet e drogës dhe organizatat kriminale diktuan rezultatin e zgjedhjeve. Sipas avokatëve të shpifur të farsës elektorale të Edi Ramës, dhurata 100 euro për pensionistët në mes të fushatës, nuk është një problem që prek barazinë në zgjedhje. Përdorimi i kundërligjshëm i armatës së patronazhistëve, sipas tyre nuk ka ndikim. Edi Rama i fiton, nuk është farsë pra, është proces zgjedhor.
Këta tellallë të farsës elektorale rreken të mashtrojnë shqiptarët se falja e 2 miliard e 100 milionë euro gjoba dhe kamata dy ditë para zgjedhjeve, janë në përputhje me zgjedhjet dhe jo farsën elektorale.
Licencimi i 29 mijë hektarë kanabis për votë është për zgjedhje dhe jo për farsë elektorale. Pra, këta çirakë të paguar të qeverisë apo të shpërblyer në mënyra të ndryshme, zhvillojnë një betejë kundër votës së lirë të shqiptarëe, që përbën thelbin e lirisë, e shtetit ligjor dhe me radhë. Madje, zëdhënës të mafies së egër dalin nëpër studio dhe sulmojnë në emër të mafiozëve, të cilët e dinë se me ardhjen e PD në pushtet i pret ligji dhe vetëm ligji.
Janë komod me Edi Ramën se ai i merr peng për krimet që kanë kryer. Me Edi Ramën çdo mafioz ndjehet komod sepse dorëzohet tek ai dhe zbaton porositë e tij. Me ne e kanë problem, ka ligj dhe vetëm ligj, do ketë ligj dhe vetëm ligj. Ndaj dhe përpiqen të mbrojnë farsën në një kohë kur në mënyrë absolute në zgjedhje të lira dhe të ndershme, PD dhe opozita do të ishte, është dhe do jetë fituese. Pa asnjë lloj mëdyshje. E provoi në mënyrën më të hapur shpërthimi gjigant i urrejtjes ndaj Edi Ramës në protestën e qershorit. Nuk ka një kryeministër të dytë në Evropë më të urryer se ai./Dosja.al
sali berisha
Politike
13 November 2026, 14:43
E.d
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se deputetët e PD do të njihen dhe do të dis...
Politike
13 November 2026, 14:07
Izmir Akulli
Foto Ilustruese
TIRANË- Problematika globale e shërbimeve Microsoft 365 ka prekur edhe administratën publike shqiptare, duke shkaktuar vës...
Politike
13 November 2026, 13:39
E.d
Pamje nga takimi
TIRANA- Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Eric Wendt ka zhvilluar një takim me të rinj shqiptar&eu...
Politike
13 November 2026, 13:03
E.d
Pamje
TIRANA- Projektligji i ri për strehimin social ka nxitur debate mes përfaqësuesve të opozitës dhe qeverisë në k...
Politike
13 November 2026, 12:20
E.d
Edi Rama
TIRANA- Media prestigjioze Al Jazeera i ka kushtuar një artikull anulimit të samitit të NATO-s në Tiranë për viti...
Politike
13 November 2026, 11:31
E.d
Erion Veliaj
TIRANA- Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka depozituar një kallëzim penal në Prokurorinë e Tiran&...
Politike
13 November 2026, 11:00
I.A
Edi Rama
BRUKSEL- NATO nuk do të mbajë një samit në Shqipëri vitin e ardhshëm pavarësisht planeve të mëparshme p&...
Politike
13 November 2026, 10:58
E.d
Ilir Meta
TIRANA- Ish-Presidenti Ilir Meta ka bërë publike kërkesat e tij procedurale drejtuar Gjykatës së Posaçme, duke k&eum...
Politike
13 November 2026, 09:22
E.d
Foto ilustruse
KOSOVA- Kuvendi i Kosovës pritet të vijojë sot seancën plenare me rishqyrtimin e Ligjit për Dhomat e Specializuar...
Politike
13 November 2026, 08:20
E.d
Foto ilustruse
Më 13 nëntor, Kuvendi i Kosovës pritet të votojë për të njëjtin ligj që presidentja Justina Shirok...