LIVE UPDATES
Insights

Mafia nuk ekziston, nuk ka asnjë regjistrim në qkb!

Nëse dhjetë veta trafikojnë drogë, nuk kemi mafie. Kemi dhjetë sipërmarrës pa licencë. Nëse bashkëpunojnë, kemi ekonomi kolektive. Nëse kanë një shef, kemi strukturë menaxheriale. Nëse korruptojnë policinë, kemi marrëdhënie institucionale. Nëse financojnë politikanë, kemi pjesëmarrje në demokraci.

4 November 2026, 15:18 Nga DOSJA

Mafia nuk ekziston, nuk ka asnjë regjistrim në qkb!


Kryeministri Edi Rama, në një intervistë me gazetarin amerikan Andrew Callaghan të “Channel 5”, deklaroi se mafia shqiptare nuk ekziston. Ka shqiptarë që merren me krime, tha ai, por mafia shqiptare nuk ekziston.
Dhe ka shumë të drejtë!
Nëse dhjetë veta trafikojnë drogë, nuk kemi mafie. Kemi dhjetë sipërmarrës pa licencë. Nëse bashkëpunojnë, kemi ekonomi kolektive. Nëse kanë një shef, kemi strukturë menaxheriale. Nëse korruptojnë policinë, kemi marrëdhënie institucionale. Nëse financojnë politikanë, kemi pjesëmarrje në demokraci.
Mafia ekziston vetëm kur këta njerëz regjistrohen në Qendrën Kombëtare të Biznesit me emrin "Mafia Shqiptare sh.p.k.".
Deri më sot nuk është gjetur një regjistrim i tillë. Prandaj mafia nuk ekziston.
Gazetari amerikan duhet të kuptojë se bota ka ndryshuar. Edhe mafia është modernizuar.
Dikur një mafioz duhej të shkelte ligjin për të ndërtuar në një zonë të mbrojtur. Sot ligji bëhet ashtu siç do ai që ka para dhe ai quhet investitor strategjik. Pra, nuk kemi shkelje të ligjit. Ligji e ka për detyrë të përshtatet me zhvillimin.
Ndryshon puna nëse një fshatar ndërton një dhomë pa leje, shteti ia shemb. Ose në rastin më flagrant, në tokën e fshatarit zbulohen disa rrënjë kanabis. Atëherë kemi SPAK dhe Grupin e Strukturuar Kriminal.
Nuk kemi mafie. Kemi zhvillim ekonomik. Kemi para të pastra. Por që ato të jenë të pastra, duhen pastruar. Kjo s'do as mend, as shkollë që ta kuptosh.
Pastrimi i parave ka përparuar. Dikur kriminelët i fshihnin paratë poshtë dyshekut. Sot kanë zbuluar betonin.
Betoni është një material i mrekullueshëm. Mund të përziejë çimento, hekur, rërë dhe, kur mungojnë kontrollet, edhe para me origjinë kriminale. Në fund del një pallat luksoz, me leje ndërtimi, ashensor dhe certifikatë pronësie. Betoni nuk flet. Ai thjesht forcohet.
Pastaj kemi amnistinë fiskale, një shpikje edhe më humane. Një qytetar punon tridhjetë vjet, paguan taksat dhe kursen njëqind mijë euro. Një tjetër ka një milion euro, por nuk mban mend nga i ka fituar.
Në vend që ta shqetësojmë me pyetje kot së koti, mund t'i ofrojmë një amnisti të gjerë, ku i japim të drejtën të nxjerrë paratë nga dysheku dhe t'i futë në banka. Dhe kështu forcohet edhe ekonomia.
Sepse shteti duhet të jetë mirëkuptues. Sidomos me njerëzit që kanë humbur kujtesën për milionat e tyre.
Të vijmë te tenderët.
Një biznesmen i zakonshëm studion kushtet e tenderit për të përgatitur ofertën. Një biznesmen i suksesshem përgatit kushtet e tenderit.
I pari konkurron.
I dyti bashkëpunon.
Nëse fiton gjithmonë e njëjta kompani, kjo tregon se është shumë e aftë. Nëse nuk ka konkurrentë, do të thotë se të tjerët janë dembelë. Nëse kontrata kushton dyfish, fajin e ka inflacioni.
Dhe kur ndonjë ministër apo drejtor përfundon në burg për korrupsion, sepse duhen disa statistika për Bashkimin Evropian, zbulohet se ka vepruar krejtësisht i vetëm. Ky është një fenomen i jashtëzakonshëm: kur ndahen paratë, të gjithë janë ekip. Kur vjen prokurori, ekipi zhduket.
Edhe zgjedhjet kanë njohur zhvillim: në kohët e vjetra, mafia ndihmonte një kandidat të fitonte dhe më pas mund të kërkonin një tender, një leje ndërtimi, një emërim ose pak mirëkuptim nga policia.
Në kohët moderne zhduket fare ndërmjetësi. Ai që deri dje quhej mafioz, bëhet vetë deputet. E pse duhet një hallkë e kotë me pushtetin e lartë? Dhe ka të drejtë. Kështu që kryeministri ka të drejtë kur thotë që nuk ekziston mafia shqiptare. Dhe ka të drejtë. Askund nuk gjen një njeri që të shkruajë në kartëvizitën e vet "Kriminel i krimit të organizuar". Zakonisht shkruajnë "Biznesmen" ose "Investitor".
Kjo nuk është mafia. Është demokraci pjesëmarrëse.
Tani le të shpjegojmë dallimin.
Mafia e vjetër kërcënonte biznesmenin për t'i marrë paratë. Mafia moderne është vetë biznesmeni që ka paratë.
Mafia e vjetër pushtonte pronën me armë. Mafia moderne ka nën kontroll gjithë infrastrukturën dixhitale të pronës. I shkrep t'i ndryshojë, i ndryshon. Pastaj vendos të blejë ndoshta edhe ndonjë kështjellë në Francë.
Mafia e vjetër korruptonte zyrtarin për të shkelur ligjin. Mafia moderne është vetë zyrtari.
Pra, ai gazetari idiot dhe naiv amerikan mendon se mafia është kostum i zi dhe pistoletë. I ziu ai. Kryeministri ka të drejtë: ajo mafie nuk ekziston.
Në përgjigje të paragjykimit të gazetarit amerikan, tek e-Albania do të krijohet një portal ku do të ketë një pyetësor me vetëm një pyetje: A ekziston mafia shqiptare?
Në komisionin e vlerësimit do të marrin pjesë politikanë, oligarkë, ndërtues, specialistë të tenderëve dhe ekspertë të amnistive fiskale. Për të garantuar paanshmërinë, anëtarët duhet ta njohin mirë njëri-tjetrin.
Nëse komisioni zbulon se mafia ekziston, ajo do të detyrohet të regjistrohet në QKB. Nëse zbulohet se nuk ekziston, të gjithë do të vazhdojnë punën të qetë.

Sondazh

Insights 2 November 2026, 18:23 Auron Tare

Na duhen edhe alienët!

Auron Tare Gati një muaj më parë, në Uashington DC, Shqipëria firmosi një dokument për t'u bërë pjesë e prog...

Insights 27 October 2026, 13:39 Auron Tare

LASGUSHI

Disa vite më parë, me nje xhest për tu lëvduar Kryeministri i Shqipërisë nderoi Lasgush Poradecin, poetin e madh të shqiptar...

Insights 26 October 2026, 14:16 Ditmir Bushati

Era që nuk ndalet më!

Ditmir Bushati Regjimi katërmbëdhjetë vjeçar i Aleksandar Vučić përfundoi. Serbia u çlirua, si pasojë e rezistencë...

Insights 22 October 2026, 11:05 Prof.Romeo Hanxhari

Nyja gordiane e rrethit vicioz të dhunës 

Prof.Romeo Hanxhari Jemi të gjithë kundër dhunës. Cila është dhuna? Ja raste të dhunës publike që ka kohë q&...

Insights 21 October 2026, 18:31 Jona Dividi

Ndjesia e parë më kujtoi Meduzën…

A është çdo deformim një zgjedhje artistike? Kohët e fundit po shohim gjithnjë e më shumë figura publike dhe historik...

Insights 20 October 2026, 10:23 Paul Lendvai

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama pa maskë

Edi Rama Pothuajse njëkohësisht me demonstratat masive në Francë, u raportuan protesta kundër politikave qeveritare nga kryeqyteti i ...

Insights 19 October 2026, 14:11 Çim Peka

SHERIFI I RI APO CEO I RI I ZVËRNECIT?

Një kryeministër që i paraqet gazetarët si armiq të policisë po përgatit alibinë për çdo abuzim ndaj tyre. ...

Insights 18 October 2026, 20:44 Çun Lajçi

Ikja asht shpëtimi, nuk ke rrugë tjetër

Edi Rama Sot në mëngjes e pashë njanin tue folë me vetveten. M’erdhi gjynah!Ishte futë ma në fund në zyrën e Kry...

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin