22 October 2026, 23:05
Nga DOSJA

ANGLI - Mbrëmja e Europa League dhuroi një kapitullim të plotë për Milanin në udhëtimin ndaj Bournemouth, ku kuqezinjtë u mposhtën me rezultatin e thellë 3-0. Gjithçka nisi keq me një penallti të shkaktuar me prekje me dorë nga Koni De Winter që u kthye në gol nga Justin Kluivert, por goditja fatale erdhi kur portieri dhe kapiteni Mike Maignan kreu një gafë të pafalshme reagimi duke shtyrë e goditur në fytyrë Tyler Adams përpara ekzekutimit të një goditjeje këndi.
Arbitri i tregoi menjëherë kartonin e kuq portierit francez dhe akordoi penallti pasi topi ishte tashmë në lojë, të cilën Marcus Tavernier e dërgoi në rrjetë për 2-0. Me dhjetë lojtarë dhe me moralin në tokë, Milani nuk mundi të reagonte dhe në pjesën e dytë pësoi edhe golin e tretë nga Amine Adli, duke vulosur një natë për t'u harruar.
Përveç dështimit të Milanit, sfida midis Beşiktaş dhe Crystal Palace përfundoi në barazim dramatik 2-2 me vendasit që e mbyllën ndeshjen me dhjetë lojtarë.
Celta Vigo arriti një fitore të madhe në transfertë 1-2 përballë Celtic, ndërsa Levski Sofia surprizoi Viktoria Plzeň duke e mposhtur 1-2 me përmbysje.
Anderlecht dominoi plotësisht në poloni me një fitore të pastër 0-3 ndaj Jagiellonia, kurse Real Sociedad shkatërroi Lillestrøm me rezultatin tenistik 0-6. Përballja mes Celje dhe RB Salzburg dhuroi spektakël e katër gola në barazimin 2-2, ndërkohë që Olympiacos arriti një fitore minimale 1-0 përballë Sparta Praha.
Benfica nuk falte në Qipro duke mposhtur Omonia me shifrat 1-4, dhe në fund Hoffenheim tregoi forcën në shtëpi duke mposhtur pastër 3-0 skuadrën e Lyon.

B.T (Dosja.al)
Sport
22 October 2026, 22:59
DANIMARKE - Mund të konsiderohet si një shans i madh i humbur, por Egnatia gjithësesi kthehet nga Danimarka me një tjetër pikë me ...
Sport
22 October 2026, 22:27
SHBA - Adri Mehmeti është vetëm 17 vjeç, por po përjeton një ngjitje të jashtëzakonshme në futbollin amerikan. Me...
Sport
22 October 2026, 21:02
ITALI - Mbrëmja e së mërkurës në Europa League ka sjellë emocione të forta, gola të shumtë dhe rezultate surpriz&eu...
Sport
22 October 2026, 17:49
SPANJE - Lionel Messi ka zbuluar se cilët janë dy golat më të rëndësishëm të karrierës së tij. Në nj&eum...
Sport
22 October 2026, 17:29
ANGLI - E ardhmja e Michael Carrick te Manchester United është vënë në pikëpyetje. Trajneri anglez, i cili mori drejtimin e ...
Sport
22 October 2026, 17:17
Luis Díaz i dëmtuar kundër Arsenalit
GJERMANI - Bayern Munich barazoi kundër Arsenalit në një ndeshje të shënuar nga...
Sport
22 October 2026, 17:11
Lamine Yamal, me prindërit e tij në Galanë e “Topit të Artë” 2024
SPANJE - Lamine Yamal kishte planifikuar një ...
Sport
22 October 2026, 16:43
SPANJE - Javier Tebas nuk e ka pritur në heshtje vendimin e Këshillit të Lartë të Sportit në Spanjë (CSD) për t&eu...
Sport
22 October 2026, 16:34
Hamilton dhe Alonso
GJERMANI - Ralf Schumacher ka ndezur debat në botën e Formula 1, duke vënë në pikëpyetje vazhdimës...
Sport
22 October 2026, 16:24
ANGLI - Rayan Cherki është padyshim një lojtar me talent të jashtëzakonshëm. I aftë ta ngrejë një stadium n&e...