6 November 2026, 19:19
Nga G.M
foto ilustruese
BURREL- Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në fshatin Rremull të Burrelit, ku 41-vjeçarja Majlinda Mara akuzohet se i vuri flakën babait të saj 89-vjeçar, Adem Mara, duke përdorur 1.5 litra benzinë.
Ngjarja ndodhi mëngjesin e 4 nëntorit 2026, rreth orës 06:20. Në dëshminë e saj para policisë, 41-vjeçarja ka treguar se konfliktet me të atin kishin nisur prej kohësh dhe se, sipas saj, ai e kritikonte dhe i bërtiste vazhdimisht pa arsye. Ajo ka rrëfyer edhe se rreth një muaj para ngjarjes kishte blerë një shishe me 1.5 litra benzinë, të cilën e kishte fshehur në oborrin e banesës.
“Sot me datë 4 nëntor 2026, rreth orës 06:20 të mëngjesit, unë jam zgjuar nga gjumi, kam marrë një shkrepse me kunja, kam shkuar dhe kam marrë shishen e benzinës, të cilën e kisha fshehur në oborrin e shtëpisë dhe kam hyrë në dhomën e gjumit të babait tim, Adem Mara, i cili ishte duke fjetur dhe kam hedhur benzinë në tapetin e dhomës që ishte i shtruar në mes të dhomës dhe pastaj, kam ndezur një fije shkrepse, të cilën e kisha në xhep dhe i kam vënë flakën.", ka dëshmuar Mara.
Pas përhapjes së zjarrit, 41-vjeçarja është larguar nga banesa, ndërsa babai i saj ka nisur të bërtasë. Nga dhoma e ka nxjerrë bashkëshortja e vëllait të saj, Servete Mara.
“Kur flaka u përhap në të gjithë dhomën dhe kanë marrë flakë rrobat e krevatit të babait tim, unë kam dalë në korridor dhe babai im filloi duke bërtitur dhe aty ka ardhur bashkëshortja e vëllait, Gëzimit, Servetja, dhe ka nxjerrë nga dhoma babain tim Ademin. Pas pak unë dola nga shtëpia për të shkuar në punë dhe sa kam dalë tek porta ka ardhur policia dhe më kanë shoqëruar në Komisariat...”, ka deklaruar ajo.
Edhe kunata e 41-vjeçares, Servete Mara, është marrë në pyetje nga policia. Ajo ka konfirmuar se zjarri kishte përfshirë orenditë e dhomës, tapetin dhe një krevat prej druri, ndërsa ka treguar se Majlinda i kishte vënë flakën edhe dhomës së vjehrrit të saj, Adem Mara.
Sipas materialeve hetimore, ky nuk dyshohet të jetë episodi i parë i zjarrvënies në dhomën e 89-vjeçarit. Një rast i mëparshëm, që nuk ishte raportuar në polici, dyshohet se ishte mbajtur i fshehtë nga familjarët dhe vetë i moshuari./Dosja.al
majlinda mara
Aktualitet
6 November 2026, 19:11
E.d
Pamje
TIRANA- Grumbullimi i protestuesve ka nisur para godinës së Kryeministrisë, ku pritet të mbahet tubimi kundër qeveris&eum...
Aktualitet
6 November 2026, 19:04
E.d
Pamje
VLORA- Një person ka mbetur i plagosur pas një aksidenti të ndodhur pasditen e sotme në bulevardin “Ismail Qemali”...
Aktualitet
6 November 2026, 18:58
E.d
Foto ilustruse
ITALI- Misioni monitorues i organizatës italiane Emergency ka kërkuar mbylljen e qendrave të emigrantëve në Shqipë...
Aktualitet
6 November 2026, 18:48
E.d
Paisjet e sekuestruara
GREQI- Një rrjet i dyshuar i trafikimit të emigrantëve, që vepronte mes Shqipërisë dhe Greqisë, &eum...
Aktualitet
6 November 2026, 17:31
E.d
Gamir, Sadete dhe Urim Fiku
DIBRA- Sadete Fiku dhe djali i saj, Gazmir Fiku kanë dalë para Gjykatës për vlerësimin e masës s&eum...
Aktualitet
6 November 2026, 17:25
E.d
Diana Kastrati
KOSOVA- Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Adnon Jasharin, të akuzuarin për vrasjen e 27-vjeçares Di...
Aktualitet
6 November 2026, 17:16
E.d
Nikolin Pali dhe viktima
GREQI- Nikolin Pali, 43-vjeçari shqiptar i arrestuar në Greqi pas gjashtë vitesh në arrati për nj&e...
Aktualitet
6 November 2026, 16:57
E.d
Foto ilustruse
Shqipëria mbetet ndër vendet që shpenzojnë më pak për mbrojtjen sociale në Europë, duke lënë ...
Aktualitet
6 November 2026, 16:52
E.d
Mësuesi i anglishtes
VLORA- Ndalimi i mësuesit të edukimit fizik në shkollën e bashkuar “Hajredin Beqaraj” në Seleni...
Aktualitet
6 November 2026, 15:58
E.d
Foto ilustruse
TIRANA- Shoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë në Shqipëri ka kundërshtuar disa prej ndryshimeve të par...