6 November 2026, 18:58
Nga E.d
Foto ilustruse
ITALI- Misioni monitorues i organizatës italiane Emergency ka kërkuar mbylljen e qendrave të emigrantëve në Shqipëri, duke ngritur shqetësime për kushtet e mbajtjes dhe trajtimin e personave të ndaluar në Gjadër.
Sipas mediave italiane, gjatë një misioni monitorues të organizuar nga Tabela e Azilit dhe Imigracionit (TAI), koordinatori i Programit Mjekësor të Emergency, Emanuele Longo, ka treguar për dëshmi shqetësuese nga një emigrant me origjinë nga Senegali, i cili kishte qëndruar në qendrën e Gjadrit.
Ai ka pretenduar se medikamentet psikotrope, të përdorura për trajtimin e problemeve të shëndetit mendor, administrohen shpesh në mënyrë të papërshtatshme. Sipas dëshmisë së emigrantit, këto medikamente u jepen rreth dy në çdo tre persona që mbahen në qendër.
Longo ka kundërshtuar gjithashtu mbajtjen në izolim të personave vetëm për shkak të mungesës së një leje të vlefshme qëndrimi, duke paralajmëruar se kushtet në këto struktura mund të dëmtojnë shëndetin fizik dhe mendor të emigrantëve.
"Burri na tregoi se në qendrën e Gjadrit medikamentet psikotrope përdoren shumë shpesh në mënyrë të papërshtatshme. Sipas vlerësimit të tij, ato merren nga dy në çdo tre persona që mbahen aty. Ai na shpjegoi gjithashtu se kishte mbërritur në Itali përmes bashkimit familjar, kishte ndjekur disa vite shkollë dhe e kishte konvertuar lejen e qëndrimit në një leje për arsye punësimi. Më pas humbi vendin e punës dhe bashkë me të edhe lejen e qëndrimit, duke përfunduar në rrjetin e Qendrave të Qëndrimit për Riatdhesim (CPR).
Fakti që nuk ka leje qëndrimi të vlefshme nuk mund të justifikojë ndalimin administrativ dhe izolimin e këtyre njerëzve, sidomos në këto kushte patogjene, që shkatërrojnë shëndetin fizik dhe mendor. Tre vjet pas nënshkrimit të Protokollit.", tha Longo.
Tre vite pas nënshkrimit të marrëveshjes mes Italisë dhe Shqipërisë për menaxhimin e emigrantëve, Emergency dhe TAI kanë ripërsëritur kërkesën për mbylljen e qendrave dhe braktisjen e këtij modeli, të cilin e konsiderojnë me kosto të lartë njerëzore, sociale dhe demokratike./Dosja.al
itali
Aktualitet
6 November 2026, 18:48
E.d
Paisjet e sekuestruara
GREQI- Një rrjet i dyshuar i trafikimit të emigrantëve, që vepronte mes Shqipërisë dhe Greqisë, &eum...
Aktualitet
6 November 2026, 17:31
E.d
Gamir, Sadete dhe Urim Fiku
DIBRA- Sadete Fiku dhe djali i saj, Gazmir Fiku kanë dalë para Gjykatës për vlerësimin e masës s&eum...
Aktualitet
6 November 2026, 17:25
E.d
Diana Kastrati
KOSOVA- Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Adnon Jasharin, të akuzuarin për vrasjen e 27-vjeçares Di...
Aktualitet
6 November 2026, 17:16
E.d
Nikolin Pali dhe viktima
GREQI- Nikolin Pali, 43-vjeçari shqiptar i arrestuar në Greqi pas gjashtë vitesh në arrati për nj&e...
Aktualitet
6 November 2026, 16:57
E.d
Foto ilustruse
Shqipëria mbetet ndër vendet që shpenzojnë më pak për mbrojtjen sociale në Europë, duke lënë ...
Aktualitet
6 November 2026, 16:52
E.d
Mësuesi i anglishtes
VLORA- Ndalimi i mësuesit të edukimit fizik në shkollën e bashkuar “Hajredin Beqaraj” në Seleni...
Aktualitet
6 November 2026, 15:58
E.d
Foto ilustruse
TIRANA- Shoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë në Shqipëri ka kundërshtuar disa prej ndryshimeve të par...
Aktualitet
6 November 2026, 15:32
E.d
Foto ilustruese
TIRANA- SPAK ka kërkuar konfiskimin e 16 pasurive të paluajtshme në pronësi të Nikolin Gjolenës, Klevent G...
Aktualitet
6 November 2026, 15:26
E.d
Nikolin Pali
GREQI- Një 44-vjeçar shqiptar, i dënuar me dy burgime të përjetshme për një vrasje të dyfisht&eum...
Aktualitet
6 November 2026, 15:14
E.d
Gamir, Sadete dhe Urim Fiku
DIBRA- Sadete Fiku dhe djali i saj, Gazmir Fiku kanë mohuar çdo përfshirje në vrasjen e 61-vjeçarit U...