6 November 2026, 18:48
Nga E.d
Paisjet e sekuestruara
GREQI- Një rrjet i dyshuar i trafikimit të emigrantëve, që vepronte mes Shqipërisë dhe Greqisë, është goditur nga autoritetet greke në një operacion të zhvilluar në Igumenicë dhe Selanik. Në pranga kanë rënë 10 persona, mes tyre dy shtetas sirianë, një shqiptare dhe shtatë shtetas grekë.
Nga hetimet dyshohet se organizata ishte aktive që prej qershorit 2025 dhe kishte organizuar të paktën 41 operacione transportimi të paligjshëm, duke kaluar në territorin grek më shumë se 500 emigrantë. Përfitimet financiare të rrjetit vlerësohen në të paktën 750 mijë euro.
Sipas policisë greke, emigrantët vinin nga Nepali, Jemeni dhe Kina. Ata kalonin kufirin drejt Greqisë në këmbë, përmes shtigjeve malore nga Shqipëria, ndërsa ndalesa e parë ishte zona e Igumenicës. Aty u sigurohej strehim i përkohshëm në banesa ose ambiente të improvizuara, ushqim, ujë dhe karta SIM, përpara se të organizohej transporti i tyre drejt Athinës dhe Patras.
Hetimet zbuluan gjithashtu se një pjesë e emigrantëve dërgoheshin për të punuar në sektorin bujqësor në Peloponez, pa dokumentacion të rregullt. Në disa raste, anëtarët e rrjetit u mbanin pasaportat si garanci për pagesën e shumave që u detyroheshin për transportin.
Operacioni u zhvillua në bashkëpunim me Europolin, ndërsa gjatë kontrolleve u sekuestruan katër pasaporta, telefona celularë, pajisje elektronike, automjete dhe 1,150 euro. Në të njëjtën kohë, policia arrestoi edhe 21 emigrantë që qëndronin në Greqi pa dokumentacion të ligjshëm./Dosja.al
Greqi
Aktualitet
6 November 2026, 17:31
E.d
Gamir, Sadete dhe Urim Fiku
DIBRA- Sadete Fiku dhe djali i saj, Gazmir Fiku kanë dalë para Gjykatës për vlerësimin e masës s&eum...
Aktualitet
6 November 2026, 17:25
E.d
Diana Kastrati
KOSOVA- Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Adnon Jasharin, të akuzuarin për vrasjen e 27-vjeçares Di...
Aktualitet
6 November 2026, 17:16
E.d
Nikolin Pali dhe viktima
GREQI- Nikolin Pali, 43-vjeçari shqiptar i arrestuar në Greqi pas gjashtë vitesh në arrati për nj&e...
Aktualitet
6 November 2026, 16:57
E.d
Foto ilustruse
Shqipëria mbetet ndër vendet që shpenzojnë më pak për mbrojtjen sociale në Europë, duke lënë ...
Aktualitet
6 November 2026, 16:52
E.d
Mësuesi i anglishtes
VLORA- Ndalimi i mësuesit të edukimit fizik në shkollën e bashkuar “Hajredin Beqaraj” në Seleni...
Aktualitet
6 November 2026, 15:58
E.d
Foto ilustruse
TIRANA- Shoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë në Shqipëri ka kundërshtuar disa prej ndryshimeve të par...
Aktualitet
6 November 2026, 15:32
E.d
Foto ilustruese
TIRANA- SPAK ka kërkuar konfiskimin e 16 pasurive të paluajtshme në pronësi të Nikolin Gjolenës, Klevent G...
Aktualitet
6 November 2026, 15:26
E.d
Nikolin Pali
GREQI- Një 44-vjeçar shqiptar, i dënuar me dy burgime të përjetshme për një vrasje të dyfisht&eum...
Aktualitet
6 November 2026, 15:14
E.d
Gamir, Sadete dhe Urim Fiku
DIBRA- Sadete Fiku dhe djali i saj, Gazmir Fiku kanë mohuar çdo përfshirje në vrasjen e 61-vjeçarit U...
Aktualitet
6 November 2026, 15:08
E.d
Pamje
MAMURRAS- Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në një magazinë pranë qytetit të Mamurrasi...