Moti i keq përfshin vendin/ Pukë, Fushë-Arrëz, Kukës e Tropojë pa energji, reshjet e shiut shkaktojnë dëme në banesa dhe rrugë
Kushtet atmosferike në Shkodër shkaktojnë ndërprerjen e energjisë elektrike/ Erërat e forta rrëzojnë disa pem&eu...
Kushtet atmosferike në Shkodër shkaktojnë ndërprerjen e energjisë elektrike/ Erërat e forta rrëzojnë disa pem&eu...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
Nga viti 2027, kampionati amerikan do të braktisë kalendarin aktual dhe do të nisë sezonin në korrik, për ta përfunduar në maj. Për të realizuar kalimin, do të zhvillohet një edicion i shkurtuar me vetëm 14 ndeshje.
SHBA - Major League Soccer po përgatitet për një ndryshim historik. Duke nisur nga viti 2027, kampionati amerikan do të përshtatë kalendarin me modelin e përdorur nga ligat kryesore europiane, duke braktisur formatin aktual që zhvillohet përgjatë vitit kalendarik.
Sezoni i ri do të nisë në korrik 2027 dhe do të përfundojë në maj 2028. Për të mundësuar kalimin nga një sistem te tjetri pa krijuar një ndërprerje të gjatë, MLS ka planifikuar një sezon të posaçëm tranzicioni.
Ky edicion do të zhvillohet nga 19 shkurti deri më 8 maj 2027 dhe do të përfshijë 30 skuadrat e ligës. Secila prej tyre do të luajë vetëm 14 ndeshje në sezonin e rregullt, shtatë në shtëpi dhe shtatë në transfertë, përballë ekipeve të konferencës përkatëse.
Pas përfundimit të kësaj faze, tetë skuadrat e para të secilës konferencë do të sigurojnë kualifikimin në fazën eliminatore. Finalja e MLS Cup është planifikuar të zhvillohet gjatë fundjavës së Ditës së Përkujtimit në maj.
Ndryshimi i kalendarit mund të përkojë edhe me praninë e disa prej emrave më të mëdhenj të futbollit botëror. Lionel Messi ka kontratë me Inter Miamin deri në dhjetor 2028, ndërsa Rodrigo De Paul është i lidhur me klubin deri në fund të vitit 2029. Casemiro ka një marrëveshje deri në qershor 2027, me opsion zgjatjeje për dy vite të tjera.
Në kampionate të tjera, Robert Lewandowski është nën kontratë me Chicagon deri në qershor 2028, ndërsa Antoine Griezmann me Orlando City deri në të njëjtën datë. Thomas Müller, i cili aktivizohet te Vancouver, ka kontratë deri në qershor 2027.
Ndërkohë, e ardhmja e Luis Suárezit te Inter Miami mbetet e hapur, pasi kontrata e tij përfundon në dhjetor 2026. Kështu, sezoni i ri i MLS-së mund të sjellë një tjetër epokë për futbollin amerikan, si në organizimin e kampionatit, ashtu edhe në emrat që do të jenë protagonistë.
B.T (Dosja.al)
ITALI - Problemet te Juventusi nuk duket se lidhen vetëm me rezultatet. Pas humbjeve dhe paraqitjeve zhgënjyese ndaj Lazios dhe Genoas, pakënaq&e...
ITALI - Mauro Icardi nuk e ka harruar Interin. Në moshën 33-vjeçare, sulmuesi argjentinas është aktualisht pa skuadër dhe pret n...
ITALI - Gerry Cardinale e ka të qartë se çfarë dëshiron më shumë se gjithçka tjetër: të shohë Milanin...
ANGLI - Një tjetër situatë e pakëndshme mund të shpërthejë te Chelsea. Talenti brazilian Estêvão po kalon nj&eum...
GJERMANI - E ardhmja e Erling Haaland mund të marrë një kthesë të papritur nëse Manchester City detyrohet të përballet m...
ITALI - Një thashethem i çmendur ka përfshirë Italinë që nga dje: Didier Deschamps po kthehet te Juventusi për të z&eu...
TIRANE - Shqipëria U-15 e ka mbyllur me një tjetër rezultat pozitiv eksperiencën në FIFA U-15 World Cup & Festival 2026, që u ...
FRANCE - Luis Enrique ka kritikuar renditjen e Topit të Artë, duke shprehur bindjen se Vitinha meritonte një pozicion shumë më të ...
ZVICER - Kupa e Botës 2026 pritet të kthehet në një minierë ari për FIFA-n. Sipas The Athletic, organizmi më i lartë i f...
GJERMANI - Planet e Milanit për të afruar Timmo Hardung në strukturën drejtuese të klubit po komplikohen. Eintracht Frankfurt ka vendos...