22 November 2026, 08:30
Nga DOSJA

ARGJENTINE - Boca Juniors rikthehet në majën e futbollit të Amerikës së Jugut. Skuadra argjentinase fitoi finalen e Copa Sudamericana ndaj Atlético Mineiros me rezultatin 2-0, duke siguruar një tjetër trofe të rëndësishëm dhe duke shkruar historinë në nivel kontinental.
Skuadra e drejtuar nga 'Vasco' Arruabarrena e kontrolloi mirë takimin, duke e mbyllur pjesën e parë në avantazh. Santiago Ascacíbar zhbllokoi rezultatin pas një aksioni në zonën kundërshtare, ndërsa Boca kishte krijuar më herët disa raste të rrezikshme, përfshirë një goditje të Merentiel që u ndal nga traversa.
Në pjesën e dytë, Miguel Merentiel dyfishoi shifrat pas një aksioni të bukur të nisur nga Villa, duke i dhënë goditjen vendimtare skuadrës braziliane. Atlético Mineiro u përpoq të reagonte, por nuk arriti të ndryshonte fatin e finales.
Ky sukses ka një rëndësi të veçantë për Boca Juniors, që rikthehet te një trofe kontinental pas 19 vitesh pritjeje. Fitorja e fundit në Copa Libertadores ishte në vitin 2007, kur në skuadër luante edhe Juan Román Riquelme, sot president i klubit.
Me këtë triumf, Boca arrin kuotën e 19 trofeve ndërkombëtarë, duke kaluar Independienten, që ka 18. Megjithatë, ky i fundit vazhdon të mbajë rekordin për numrin e fitoreve në Copa Libertadores, me shtatë kundrejt gjashtë të Boca Juniors.
Për klubin argjentinas, ky është trofeu i dytë brenda dy javësh, pas suksesit në kampionatin vendas. Madje, Boca ka ende mundësi të fitojë edhe tre trofe të tjerë deri në fund të vitit: Clausura, Copa Argentina dhe Trofeo de Campeones.
Ndërkohë, për Atlético Mineiron kjo është një tjetër finale e humbur, pas dështimeve në Libertadores 2024 dhe Sudamericana 2025.
B.T (Dosja.al)
Sport
22 November 2026, 08:00
Flamengo feston titullin e 10-të të ligës
BRAZIL - Flamengo është kampion i Brazilit për herë të 10-të në hi...
Sport
22 November 2026, 07:45
FRANCE - Lajm i keq për Paris Saint-Germain dhe Désiré Doué. Sulmuesi francez ka pësuar këputje të ligamentit të ...
Sport
22 November 2026, 07:30
FRANCE - Paris Saint-Germain vazhdon të fitojë, edhe në një periudhë të mbushur me lajme të këqija. Kampionët n&eu...
Sport
22 November 2026, 07:13
SHBA - Max Verstappen është fituesi i Çmimit të Madh të Las Vegasit. Katër herë kampioni i botës dhuroi një tjet...
Sport
22 November 2026, 02:57
ITALI - Roma dhuron spektakël në javën e 12-të të Serie A, duke triumfuar me rezultatin e thellë 5-1 në transfertën nda...
Sport
22 November 2026, 02:39
ANGLI - Java e 11-të e Premier League nuk solli lajme të mira për dy skuadrat që synojnë kreun e kampionatit. Manchester City vazhdon ...
Sport
21 November 2026, 23:07
SPANJE - Real Madridi ka marrë një fitore të vuajtur në shtëpi, duke mposhtur 2-1 Celta Vigon në “Santiago Bernabéu&r...
Sport
21 November 2026, 23:06
ITALI - Napoli rikthehet te fitorja në Serie A, duke mposhtur me rezultatin minimal 1-0 Torinon në javën e 12-të të kampionatit italian...
Sport
21 November 2026, 20:51
TIRANE - Një gol i sulmuesit shkodran në minutën e 57-të i dhuron tri pikë të rëndësishme kuqebluve, ndërsa Partiza...
Sport
21 November 2026, 17:54
RROGOZHINE - Teuta ka bërë detyrën në përballjen me Laçin, duke siguruar një fitore minimale 1-0 në javën e 12-t&...