22 November 2026, 09:00
Nga DOSJA

GJERMANI - AC Milan rrezikon të humbasë garën për një nga objektivat e tij kryesorë në sulm. Nicolò Tresoldi, i cili ka qenë prej kohësh në radarët e kuqezinjve, ka tërhequr edhe vëmendjen e Bayern Munich, që mund të ndërhyjë në merkato pas dëmtimit të rëndë të Harry Kane.
Sipas Gazzetta dello Sport, drejtuesit bavarezë po shqyrtojnë mundësinë për të përshpejtuar negociatat dhe për të tentuar transferimin e sulmuesit të Club Brugge që në merkaton e janarit. Fillimisht, Tresoldi shihej si një investim për sezonin 2027/2028, por situata e re në repartin ofensiv mund të ndryshojë planet e klubit gjerman.
Harry Kane pësoi një dëmtim të rëndë në kyçin e këmbës së majtë gjatë ndeshjes ndaj Koln, duke iu nënshtruar edhe një ndërhyrjeje kirurgjikale. Sipas raportimeve nga Gjermania, sulmuesi anglez mund të qëndrojë jashtë fushave për të paktën tre muaj, me rikthimin e mundshëm mes shkurtit dhe marsit.
Në këtë situatë, Bayern po kërkon alternativa për të përforcuar sulmin dhe Tresoldi është një nga emrat në listën e tij. Por transferimi i talentit të Club Brugge nuk do të jetë aspak i lehtë. Klubi belg thuhet se ka refuzuar gjatë verës oferta prej 35-40 milionë eurosh dhe tani kërkon të paktën 60 milionë euro për kartonin e tij.
Vlera e sulmuesit është rritur ndjeshëm edhe falë paraqitjeve në Champions League, ku ka realizuar pesë gola në katër ndeshjet e para. Ndeshjet e ardhshme europiane ndaj Liverpoolit dhe Napolit mund ta rrisin edhe më shumë interesimin për të.
Ndërkohë, Bayern po shqyrton edhe alternativa të tjera, si Ricardo Pepi i PSV Eindhoven dhe Igor Thiago i Brentford. Për Milanin dhe trajnerin Ruben Amorim, ndërhyrja e gjigantit gjerman e bën garën dukshëm më të vështirë. Kuqezinjtë duhet të vendosin nëse do të përpiqen të përshpejtojnë lëvizjen për Tresoldin apo do të orientohen drejt objektivave të tjerë.
B.T (Dosja.al)
Sport
22 November 2026, 08:30
ARGJENTINE - Boca Juniors rikthehet në majën e futbollit të Amerikës së Jugut. Skuadra argjentinase fitoi finalen e Copa Sudamericana ...
Sport
22 November 2026, 08:00
Flamengo feston titullin e 10-të të ligës
BRAZIL - Flamengo është kampion i Brazilit për herë të 10-të në hi...
Sport
22 November 2026, 07:45
FRANCE - Lajm i keq për Paris Saint-Germain dhe Désiré Doué. Sulmuesi francez ka pësuar këputje të ligamentit të ...
Sport
22 November 2026, 07:30
FRANCE - Paris Saint-Germain vazhdon të fitojë, edhe në një periudhë të mbushur me lajme të këqija. Kampionët n&eu...
Sport
22 November 2026, 07:13
SHBA - Max Verstappen është fituesi i Çmimit të Madh të Las Vegasit. Katër herë kampioni i botës dhuroi një tjet...
Sport
22 November 2026, 02:57
ITALI - Roma dhuron spektakël në javën e 12-të të Serie A, duke triumfuar me rezultatin e thellë 5-1 në transfertën nda...
Sport
22 November 2026, 02:39
ANGLI - Java e 11-të e Premier League nuk solli lajme të mira për dy skuadrat që synojnë kreun e kampionatit. Manchester City vazhdon ...
Sport
21 November 2026, 23:07
SPANJE - Real Madridi ka marrë një fitore të vuajtur në shtëpi, duke mposhtur 2-1 Celta Vigon në “Santiago Bernabéu&r...
Sport
21 November 2026, 23:06
ITALI - Napoli rikthehet te fitorja në Serie A, duke mposhtur me rezultatin minimal 1-0 Torinon në javën e 12-të të kampionatit italian...
Sport
21 November 2026, 20:51
TIRANE - Një gol i sulmuesit shkodran në minutën e 57-të i dhuron tri pikë të rëndësishme kuqebluve, ndërsa Partiza...