LIVE UPDATES
Sport

Nkunku rilind te Leipzig, Milani rrezikon të humbasë një sulmues që po shkëlqen… në Bundesligë

Tregolëshi ndaj Eintracht Frankfurt dhe paraqitjet e fundit kanë rikthyer entuziazmin për francezin, që po rigjen formën më të mirë pas periudhave të vështira te Chelsea dhe Milani. Leipzig ka në dispozicion një opsion blerjeje prej 28 milionë eurosh.

17 October 2026, 14:00 Nga DOSJA
Nkunku rilind te Leipzig, Milani rrezikon të humbasë një sulmues
Christopher Nkunku ka shënuar katër gola në shtatë paraqitje për RB Leipzig këtë sezon

GJERMANI - Christopher Nkunku po përjeton një rilindje te RB Leipzig. I huazuar nga Milani, sulmuesi francez është rikthyer në një ambient ku ka shkruar faqet më të bukura të karrierës së tij, duke treguar se ende mund të bëjë diferencën në nivelet më të larta të futbollit europian.

Vendimi për t'u rikthyer në Gjermani dy muaj më parë përbënte një rrezik për 28-vjeçarin. Pas periudhave zhgënjyese te Chelsea, ku luajti nga viti 2023 deri në vitin 2025, dhe më pas te Milani, gjatë sezonit 2025-2026,

Nkunku kishte nevojë për një ndryshim ambienti për të rigjetur veten. Leipzig ishte zgjedhja e tij, klubi ku francezi kishte shkëlqyer për katër sezone, nga viti 2019 deri në vitin 2023, duke u shpallur edhe lojtari më i mirë i Bundesligës për sezonin 2022-2023.

Sinjali më i fortë i rikthimit erdhi më 10 tetor, kur Nkunku shënoi një tregolësh brenda vetëm 38 minutash në fitoren 6-0 të Leipzigut ndaj Eintracht Frankfurtit. Një paraqitje që konfirmoi se sulmuesi po rifiton gradualisht formën dhe besimin, duke rikthyer entuziazmin te tifozët dhe drejtuesit e klubit.

Vlerësimi për të është i lartë edhe në Gjermani. Ish-mesfushori i kombëtares gjermane, Michael Ballack, tashmë komentator në DAZN Deutschland, e konsideron Nkunkun një nga lojtarët më emocionues të Bundesligës.

“Ai është elegant me topin, dhuron spektakël dhe është shumë i saktë para portës”, theksoi Ballack, duke vënë në dukje cilësitë që e bëjnë francezin një futbollist të veçantë.

Rikthimi në formë nuk erdhi rastësisht. Pas një fillimi të vështirë të sezonit, të ndikuar edhe nga gjendja fizike, Nkunku shfrytëzoi pushimin trejavor të kombëtareve për t'u përgatitur më mirë. Madje, gjatë verës, ai kishte hequr dorë nga pushimet për t'u stërvitur në Paris nën drejtimin e një trajneri personal, duke treguar vendosmërinë për t'u rikthyer në nivelin e tij më të mirë.

Edhe shokët e skuadrës kanë vënë re ndryshimin. Willi Orban, pas fitores 1-0 ndaj PSV Eindhoven në Champions League, vlerësoi jo vetëm kontributin e francezit në fushë, por edhe ndikimin e tij në grup.

“Christopher nuk ka ndryshuar, ai është ende po aq i mrekullueshëm sa gjithmonë. Ai na ndihmon jo vetëm në fushë, por edhe jashtë saj, veçanërisht me lojtarët e rinj. Jep shembullin e duhur përmes paraqitjeve dhe profesionalizmit të përditshëm. Mund të shohësh se është pjekur dhe se ndihet në elementin e tij te Leipzig”, u shpreh Orban.

Leipzig përgatitet të investojë 28 milionë euro

Për Nkunkun, Leipzig nuk është thjesht një destinacion i njohur, por një klub me të cilin e lidhin kujtime të veçanta. Vetë futbollisti ka pranuar se vendimi për t'u rikthyer ishte i natyrshëm, pasi ndiente se aty mund të rigjente futbollin që e kishte bërë një prej emrave më të spikatur të Bundesligës.

“Kur mendoj për Leipzigun, më vijnë ndër mend shumë momente të bukura. Kur u krijua mundësia për t'u rikthyer, e dija menjëherë se dëshiroja ta bëja. Që në momentin kur mbërrita në aeroport, pata ndjesinë se gjithçka ishte e njohur dhe se ndihesha mirë që isha sërish këtu”, rrëfeu francezi për televizionin e klubit.

Tani, vëmendja zhvendoset te sfida me Bayern Munich, një provë e rëndësishme për të matur nivelin e vërtetë të rikthimit të tij. Ndërkohë, drejtuesit e Leipzigut kanë në dispozicion një opsion blerjeje prej 28 milionë eurosh, të cilin, sipas raportimeve, mund ta aktivizojnë në muajt e ardhshëm.

Nëse vazhdon me këtë ritëm, Nkunku mund ta kthejë huazimin në një transferim përfundimtar dhe ta lërë pas periudhën e vështirë në Angli dhe Itali. Për të, Leipzig po bëhet sërish vendi ku talenti, besimi dhe rezultatet bashkohen.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Protesta e 177-të në Tiranë/ Qytetarët nisin marshimin dhe paralajmërojnë mobilizim më 28 nëntor

Protesta e 177-të në Tiranë/ Qytetarët nisin marshimin dhe paralajmërojnë mobilizim më 28 nëntor

Ndreca nuk lejohet të takojë Veliajn në burgun e Fierit: Do t’i kërkoj Gjykatës të ndërhyjë

Avokati Plarent Ndreca denoncon pengesën në burgun e Fierit: Prej 90 minutash jam në pritje...

Tensione në protestën para Kryeministrisë, policia shtyn qytetarët dhe nuk i lejon...

Zbulohet ambienti sekret nëntokësor i kanabisit në Shkodër, 10 të arrestuar!

Ndërhyrje në lumin e Vërdovës, IKMT shemb banesa dhe ura për t’i hapur rrugë rehabilitimit

Berisha: Negociata pa paragjykime për të zgjedhur kandidatin për bashkinë e Tiranës

Berisha: Do të paraqesim amendamentet tona për rritjen e pagave dhe vendosjen e minimumit jetik

Berisha u bën thirrje mediave: Kohën që ia jepni ish-Çupit, ish-Spahisë, llogariteni për PS-në

Berisha: Mediat llogarisin si minutazh të PD-së edhe kur ‘ish-ët’ e mi bëhen avokatë të Ramës

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes