LIVE UPDATES
Sport

Raphina është gati për në fushë ndaj Betis, trajneri Flick ka një dilemë për Yamal…

Braziliani është gati për sfidën me Betisin, por trajneri Hansi Flick do të menaxhojë me kujdes minutat e tij përpara përballjeve me PSG-në dhe Real Madridin. Edhe Frenkie de Jong rikthehet në dispozicion.

17 October 2026, 12:30 Nga DOSJA

Raphina është gati për në fushë ndaj Betis, trajneri

SPANJE - Barcelona merr lajme pozitive në prag të një jave vendimtare të sezonit. Raphinha është rikuperuar nga dëmtimi muskulor dhe mund të zbresë në fushë në përballjen e së shtunës kundër Real Betisit, ndërsa trajneri Hansi Flick ka bërë të qartë se do të tregohet i kujdesshëm me minutat e brazilianit për shkak të kalendarit të ngjeshur.

Sulmuesi 29-vjeçar pësoi një dëmtim në muskulin e kofshës së pasme gjatë grumbullimit me Brazilin, duke humbur dy ndeshjet e fundit të Barcelonës kundër Getafes dhe Galatasarayt. Rikthimi në stërvitje të enjten i ka dhënë Flickut një alternativë të rëndësishme në sulm, pikërisht përpara tri sfidave të vështira kundër Betisit, Paris Saint-Germainit dhe Real Madridit.

I pyetur nëse Raphinha mund të luajë si titullar ndaj Betisit, trajneri gjerman la të hapur këtë mundësi, por theksoi se vendimi do të merret me kujdes.

“Për mua, gjithçka bëhet hap pas hapi. Ai u stërvit të enjten dhe po shkon mirë. Kemi shumë ndeshje, ndaj duhet t’i menaxhojmë minutat. Gjëja pozitive është se ai është në dispozicion”, deklaroi Flick.

Raphinha ka qenë një prej futbollistëve më të rëndësishëm të Barcelonës në këtë fillim sezoni. Përpara dëmtimit, ai kishte realizuar 14 gola në tetë paraqitje, duke treguar edhe një herë peshën e tij në repartin ofensiv.

De Jong rikthehet, por jo të gjithë janë gati për 90 minuta

Një tjetër lajm i mirë për katalanasit është rikthimi i Frenkie de Jong. Mesfushori holandez është në dispozicion për herë të parë këtë sezon pas problemit në gju, megjithëse pritet që minutat e tij të jenë të kufizuara.

“Frenkie është gjithashtu i disponueshëm. Të gjithë e dinë se është një lojtar i nivelit të lartë dhe jam i lumtur që është kthyer. Na jep një mundësi tjetër. Duhet të shohim si do të reagojë pas dëmtimit, por në stërvitje gjithçka duket mirë. Mendoj se është gati të luajë disa minuta”, u shpreh trajneri i Barcelonës.

Me rikthimin e Raphinhas dhe De Jong, Barcelona është pranë rikuperimit të pjesës më të madhe të skuadrës. Aktualisht, Roony Bardghji dhe Andreas Christensen janë ndër lojtarët që vijojnë të jenë jashtë fushës.

Një tjetër çështje që kërkon vëmendjen e Flickut është Lamine Yamal. Talenti 18-vjeçar ka luajtur si titullar në të 14 ndeshjet e deritanishme për klubin dhe kombëtaren, ndërsa ka regjistruar tetë gola dhe nëntë asiste në 10 paraqitje për Barcelonën.

Trajneri pranoi se duhet të menaxhojë ngarkesën fizike të sulmuesit, por forma e tij e shkëlqyer e bën të vështirë lënien jashtë formacionit.

“Lamine është një lojtar i veçantë. E di që duhet të menaxhojmë minutat e tij, por gjëja më e rëndësishme është që ai të shijojë futbollin. Për momentin po luan shumë mirë dhe nuk dua t’ia ndërpres këtë ritëm. Megjithatë, e di se duhet të kujdesemi për minutat e tij”, theksoi Flick.

Betis fillimisht, më pas PSG dhe El Clasico

Barcelona e ka nisur sezonin në mënyrë perfekte, me 10 fitore në 10 ndeshje, por tani përballet me një provë të vërtetë force. Fillimisht, katalanasit do të luajnë në transfertë kundër Real Betisit, një skuadër që ka fituar të katër ndeshjet e zhvilluara në shtëpi në La Liga dhe ka marrë rezultate pozitive edhe në Champions League.

Më pas, skuadra e Flickut do të udhëtojë në Paris për t'u përballur me PSG-në, përpara se të presë Real Madridin në El Clasicon e parë të sezonit.

Pavarësisht rëndësisë së këtyre tri ndeshjeve, trajneri gjerman këmbëngul se fokusi duhet të jetë te sfida më e afërt.

“Betisi është një skuadër e shkëlqyer, e pamposhtur në shtëpi, me lojtarë fantastikë në repartin ofensiv. Përmirësimi i tyre në vitet e fundit ka qenë i jashtëzakonshëm dhe Manuel Pellegrini ka bërë një punë fantastike. Ne përqendrohemi vetëm te ndeshja e radhës. Sigurisht, tri sfidat e ardhshme janë shumë të rëndësishme, por tani mendojmë vetëm për atë që mund të bëjmë këtë fundjavë”, përfundoi Flick.

Me Raphinhanë dhe De Jong në prag të rikthimit, Barcelona fiton alternativa të rëndësishme në një moment vendimtar. Sfida e vërtetë për Flickun do të jetë të ruajë ritmin e fitoreve, pa rrezikuar rikthimin e lojtarëve nga dëmtimet dhe pa mbingarkuar yjet e skuadrës përpara përballjeve me PSG-në dhe Real Madridin.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Protesta e 177-të në Tiranë/ Qytetarët nisin marshimin dhe paralajmërojnë mobilizim më 28 nëntor

Protesta e 177-të në Tiranë/ Qytetarët nisin marshimin dhe paralajmërojnë mobilizim më 28 nëntor

Ndreca nuk lejohet të takojë Veliajn në burgun e Fierit: Do t’i kërkoj Gjykatës të ndërhyjë

Avokati Plarent Ndreca denoncon pengesën në burgun e Fierit: Prej 90 minutash jam në pritje...

Tensione në protestën para Kryeministrisë, policia shtyn qytetarët dhe nuk i lejon...

Zbulohet ambienti sekret nëntokësor i kanabisit në Shkodër, 10 të arrestuar!

Ndërhyrje në lumin e Vërdovës, IKMT shemb banesa dhe ura për t’i hapur rrugë rehabilitimit

Berisha: Negociata pa paragjykime për të zgjedhur kandidatin për bashkinë e Tiranës

Berisha: Do të paraqesim amendamentet tona për rritjen e pagave dhe vendosjen e minimumit jetik

Berisha u bën thirrje mediave: Kohën që ia jepni ish-Çupit, ish-Spahisë, llogariteni për PS-në

Berisha: Mediat llogarisin si minutazh të PD-së edhe kur ‘ish-ët’ e mi bëhen avokatë të Ramës

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes