29 October 2026, 18:29
Nga E. D
Terry Reintke
TIRANË- Eurodeputetja Terry Reintke ka shprehur mbështjetje për protestat kundër qeverisë Rama, duke theksuar se tubimet nuk janë pengesë për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian. Reintke shprehet se problem është korrupsioni dhe mosrespektimi i shtetit të së drejtës, ndërkohë thekson se mbështetja për qytetarët që protestojnë në Shqipëri do të vijojë.
Eurodeputetja thotë ndër të tjera se njerëzit duhet të luftojnë jo vetëm për të mbrojtur bregdetin e bukur shqiptar, por edhe për të pasur një demokraci të vërtetë, që mbron të drejtat e qytetarëve, garanton shtetin e së drejtës dhe hap rrugën drejt anëtarësimit në BE.
“Nuk janë protestat paqësore ato që pengojnë anëtarësimin në BE. Janë qeveritë ato që nuk zbatojnë legjislacionin e BE-së, që janë të korruptuara dhe që nuk respektojnë shtetin e së drejtës. Kjo është arsyeja pse ne vazhdojmë të shprehim solidaritetin tonë me të gjithë njerëzit që po luftojnë në Shqipëri. Jo vetëm për të mbrojtur bregdetin e bukur shqiptar, por edhe për të pasur një demokraci të vërtetë, që mbron të drejtat e qytetarëve, garanton shtetin e së drejtës dhe hap rrugën drejt anëtarësimit në BE”, thotë Reintke.
Protestat studentore, të cilat janë shoqëruar me revolta të ashpra nuk ishte një shpërthim i rastësishëm. Ajo erdhi si rezultat i një pakënaqësie të akumuluar prej kohësh nga të rinjtë, që kanë protestuar prej kohësh, por zëri tyre me protesta paqësore nuk u dëgjua. Diskutimet për tarifat e studimit, cilësinë e mësimdhënies dhe kushtet nëpër konvikte kanë qenë prej kohësh në qendër të ankesave, por siç duket qeveria nuk mendonte se kjo do shpërthente në një lëvizje masive dhe këmbëngulëse. Dita e parë e protestës nisi me modesti, në dukje si një grumbullim i zakonshëm.
Një grup i vogël studentësh, të lodhur nga premtimet e pambajtura dhe nga "mbyllja e veshëve" nga institucionet, u mblodhën te Ministria e Arsimit. Me thirrje dhe pankarta të improvizuara, ata shprehën indinjatën e tyre. Por ajo që filloi si një zë i vetmuar, shumë shpejt gjeti jehonë. Lajmi u përhap shpejt në rrjetet sociale, duke frymëzuar qindra të tjerë të bashkoheshin. Brenda disa orësh, numri i protestuesve u rrit ndjeshëm, duke bllokuar qarkullimin në rrugën kryesore dhe duke "shpërthyer" në protesta me revolta të mëdha. Të revoltuar, studentët nisën t'i vinin flakën institucioneve shtetërore dhe bankave. Ndërkohë, që tubimet vijojnë ato nuk e kanë ndaluar në asnjë moment thirrjen "Rama jepe dorëheqjen"./Dosja.al
Terry Reintke
Politike
29 October 2026, 17:19
E. D
Saimir Tahiri
TIRANË- Gjykata e Lartë ka caktuar 10 dhjetorin si datën kur do të shqyrtohet çështja e ish-ministrit t&e...
Politike
29 October 2026, 17:07
E. D
Ina Zhupa
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar pas vendimit të qeverisë për shtimin e 630 punonjë...
Politike
29 October 2026, 15:39
E. D
TIRANË- Gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak të Tiranës, është lexuar një rezolutë e këshilltar&e...
Politike
29 October 2026, 15:22
E. D
erion veliaj
TIRANË- Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka reaguar lidhur me transferimin e Erion Veliajt nga ambientet e paraburgimit, duke sqaru...
Politike
29 October 2026, 15:10
E. D
Dorian Teliti
TIRANË- Nënkryetari i Bashkisë, Dorian Teliti, ka reaguar ashpër për transferimin e Erion Veliajt drejt burgut t...
Politike
29 October 2026, 14:46
E.d
Ajola Xoxa
FIER- Bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Ajola Xoxa së bashku me nënën e Veliajt, Shqiponjën, kanë ...
Politike
29 October 2026, 14:08
E.d
Monika Kryemadhi
TIRANA- Monika Kryemadhi ka reaguar pas vendimit për shtyrjen e seancës gjyqësore ndaj saj dhe ish-presidentit Ilir Meta. Gjat...
Politike
29 October 2026, 13:55
E.d
Pamje
TIRANA- Partia Socialiste ka kërkuar pas seancës së sotme plenare përjashtimin me 10 ditë të liderit të opozitës...
Politike
29 October 2026, 13:45
E.d
Bledi Çuçi
TIRANA- Deputeti socialist, Bledi Çuçi ka refuzuar t'i përgjigjet pyetjeve të gazetarëve lidhur kër...
Politike
29 October 2026, 13:34
E.d
Ilir Meta
TIRANA- Debatet për bojkotin e avokatëve kanë sjellë sërish tensione në Gjykatën e Posaçme, gjatë sea...