17 October 2026, 11:34
Nga E. D

TIRANË- Muhamet Skana, i cili u godit në mënyrë barbare nga efektivët e Policisë ndodhet në gjendje të stabilizuar, i shtruar në Spitalin e Traumës. 21-vjeçari ka fraktura të rënda në kokë dhe Shtyllën kurrizore veç hematomave në të gjithë trupin. Duke folur për Syri TV, 21 vjeçari ka treguar se ka plagë në të gjithë trupi dhe dhimbje për shkak të dhunës. Ai shprehet se nuk mban mend asgjë nga momenti kur u dhuna.
"Shpresoj që skam gjë. Më dhimbte shumë. Isha i trullosur, nuk mbaj mend, vetëm jam larguar të mos më kapnin, se nuk po dija më çfarë të bëja. Nuk më kujtohet asgjë fare. Nuk e mbaj mend çfarë ka ndodhur aty fare. E kam parë tani atë videon e momentit që më goditën, por më shkakton më shumë ankth. Ndjehem edhe më shumë i traumatizuar kur shoh veten në atë gjendje. Më dhemb pjesa e kurrizit, nuk di ta shpjegoj çfarë kam, me dhemb në fund të shpinës fort, edhe koka, edhe këmbët krahët, nuk e dij më ku më dhemb” u shpreh Muhamet Skana.
Situata bëhet skandaloze, pasi Policia e Shtetit edhe pse e dhunoi në mënyrë barbare refuzoi që ta dërgonte në spital për ndihmë mjekësore por e mbajti të izoluar në qelitë e komisriatit. Kanë qenë familarët e 21 vjeçarit që shkuan pranë komisariatit dhe kanë insistuar për ta transportuar për në spital.
Vetëm pas 3 orësh mbajtje në gjendje të rëndë shëndetësore, policia ka pranuar dërgimin në Spital. Edhe në dyert e spitalit ka vijuar agresivisteti policor, pasi ai është mbajtur gjatë gjithë kohës i vëzhguar nga efektivë policie në derën e dhomës së spitalit, trajtim ky për shkak të masës së shoqërimit.
“E kanë çuar në komisariat, e kanë mbajtur për 3 orë. Dhe ambulance ka ardhur në komisariat. E kemi kërkuar ne ambulancën që ka ardhur në komisariat. E kanë mbajtur në Komisariat, edhe këtu e kanë shoqëruar me policë, ishin policët deri në orën 8-9 deri sa hoqën dorë. Fat që nuk ka patur dëmtim tjetër, se për 3 orë që e kanë mbajtur në komisariat mund të kishte mbetur atje. Ka qenë mrekulli e ka ruajtur zoti” tha e motra e Muhamet Skanës./Dosja.al
Muhamet Skana
Aktualitet
17 October 2026, 11:20
E. D
TIRANË- Një 16-vjeçar, i cili ka dalë në protestën para ministrisë së Arsimit, iu drejtua me një mesazh t&...
Aktualitet
17 October 2026, 11:18
E. D
TIRANË- Kanë nisur grumbullimet para Bashkisë së Durrësit, për protestën e pestë në vend. Gjatë gru...
Aktualitet
17 October 2026, 11:06
E. D
TIRANË- Studentët e Mjekësisë në Tiranë kanë nisur marshimin në ditën e katërt të protestës dr...
Aktualitet
17 October 2026, 10:52
E. D
VLORË- Qytetarët e Vlorës janë mbledhur sërish në protestë përpara kantierit të Muzeut Hebraik, në qend...
Aktualitet
17 October 2026, 10:30
E. D
TIRANË- 10 persona janë arrestuar dhe 22 të tjerë janë proceduar penalisht në vijim të veprimeve hetimore për pro...
Aktualitet
17 October 2026, 10:11
E. D
TIRANË- Në Gjykatën e Tiranës po zhvillohen seancat për caktimin e masave të sigurisë për personat e arrestuar gjat&eum...
Aktualitet
17 October 2026, 09:47
E. D
TIRANË- Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se 24 persona kanë marrë trajtim mjekësor pas protestës së 16 tetorit...
Aktualitet
17 October 2026, 09:39
E. D
Muhamet Skana
TIRANË- Motra e të riut, Muhamet Skana, që u përplas dhunshëm nga një efektiv policie dhe më pas u godit me s...
Aktualitet
17 October 2026, 08:38
E. D
TIRANË- Gazeta franceze Le Monde i ka kushtuar një artikull protestave në vendin tonë, duke theksuar se ajo që po ndodh me tubime...
Aktualitet
17 October 2026, 08:22
E. D
TIRANË- Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka njoftuar se po monitoron situatën e krijuar gjatë protestave të zhvilluara n&eu...