5 November 2026, 11:13
Nga E. D

TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka kërkuar në total 302 vite burg për 15 të pandehurit e dosjes së bujshme “Plumbi i Artë”, e cila lidhet me një sërë ngjarjesh kriminale, ku përfshihen vrasje dhe trafik droge. Në pretencën e paraqitur, prokuroria ka kërkuar dënime të ndryshme për të pandehurit, në varësi të akuzave dhe rolit që dyshohet se kanë pasur në aktivitetet kriminale.
Bëhet me dije se për te penduarin e drejtësisë, Nuredin Dumani SPAK ka kërkuar 10 vite burg, ndërsa për Erion Alibej 15 vite heqje lirie. Dënimi më i rëndë është kërkuar për Enrik Hoxha, për të cilin Prokuroria e Posaçme kerkon 35 vite burg.
Pretenca e SPAK
Nuredin Dumani – 10 vite burg.
Erjon Alibej – 15 vite burg.
Skerdi Tase – 13 vite burg.
Enrik Hoxha – 35 vite burg.
Enver Dive – 25 vite burg.
Besian Xhixha – 25 vite burg.
Asllan Plaku – 20 vite burg.
Ardian Uzuni – 15 vite burg.
Gentian Sharra – 9 vite burg.
Agron Qoli – 20 vite burg.
Petrit Qoli – 35 vite burg.
Fatos Gosa – 20 vite burg.
Xhulia Hoxha – 20 vite burg.
Albert Pashai – 15 vite burg.
Altin Doci – 25 vite burg.
Çfarë është dosja 'Plumbi i Artë'?
Operacioni “Plumbi i Artë” u zhvillua në maj të vitit 2022, pas një hetimi të gjatë të SPAK, i cili çoi në goditjen e disa grupeve kriminale që dyshohej se vepronin në qytete të ndryshme të Shqipërisë. Hetimi mori një zhvillim të rëndësishëm pas arrestimit të Nuredin Dumanit në prill të vitit 2022, në zonën e Paprit në Elbasan. Pas arrestimit, ai vendosi të bashkëpunojë me drejtësinë dhe rrëfeu një sërë ngjarjesh kriminale, duke treguar për porosi vrasjesh, pagesa dhe persona që, sipas tij, ishin të përfshirë në organizimin e atentateve.
Në hetim u përdorën edhe komunikimet e zbardhura në platformën e enkriptuar Sky ECC, përmes të cilave SPAK pretendon se dokumentoi lidhjet mes personave të dyshuar dhe organizimin e krimeve. Dosja përfshin disa nga ngjarjet më të rënda kriminale të viteve të fundit, mes tyre vrasjen e dy vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia në Durrës, në prill të vitit 2020, vrasjen e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt në Elbasan, si dhe ekzekutimin e Dorian Shkozës dhe Anxhelo Avdisë në Durrës.
Një tjetër episod i rëndë është vrasja e Andi Zylyfit në Peqin, si dhe atentate dhe tentativa të tjera për eliminimin e personave të konsideruar si kundërshtarë nga grupet kriminale. Në dosje përfshihen gjithashtu dyshimet për vrasjen e Ervis Dedjas dhe nënës së tij, Fatmira Dedja, si dhe planet për eliminimin e personave të tjerë, mes tyre Indrit Dokle dhe Elton Kila. Për këto episode, SPAK ka paraqitur prova dhe dëshmi që sipas Prokurorisë lidhin të pandehurit me veprimtarinë kriminale./Dosja.al
SPAK nuredin dumani Enrik Hoxha
Aktualitet
5 November 2026, 11:12
E.M
TIRANË- Studentët e grupimeve “Studentët n’ Protestë” dhe “Revolucioni Studentor”, së bashku me katë...
Aktualitet
5 November 2026, 11:04
E.M
ELBASAN- Shefi i zjarrëfikëses ka reaguar pas tragjedisë në Elbasan ku disa viktima humbën jetën nga shpërthimi i pallatit p...
Aktualitet
5 November 2026, 10:59
E. D
Hamit Ibro
ELBASAN- Personi në foto është Hamit Ibro, i cili humbi jetën nga shpërthimi në pallatin në Elbasan. Ky i fundit...
Aktualitet
5 November 2026, 10:58
E.M
LEZHË- Një 20-vjeçar në Lezhë është arrestuar pasi lëvizte me makinë i armatosur. Sipas njoftimit të polici...
Aktualitet
5 November 2026, 10:56
E. D
ELBASAN- Një ditë pas tragjedisë që u mori jetën dy banorëve dhe shkaktoi dëme të konsiderueshme materiale, n&eum...
Aktualitet
5 November 2026, 10:38
E. D
BULQIZË- Një banor ka folur lidhur me krimin makabër të ndodhur në Bulqizë, ku 61-vjeçari Urim Fiku, u vra nga bashkë...
Aktualitet
5 November 2026, 10:32
E.M
TIRANË- Protesta e mbrëmjes së djeshme është shoqëruar me përplasje fizika mes qytetarëve dhe efektivëve t&eu...
Aktualitet
5 November 2026, 10:11
E.M
TIRANË- Seanca gjyqësore ndaj ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla është shtyrë. Seanca e radhës është caktuar të zh...
Aktualitet
5 November 2026, 10:00
E.M
KOSOVË- Pas vrasjes së rëndë të Arlinda Zekajt, Aktivistet e Kolektivit Për Mendim dhe Veprim Feminist kanë shkuar ditë...
Aktualitet
5 November 2026, 09:59
E. D
ELBASAN- Policia e Elbasanit ka konfirmuar se shkak i shpërthimit të fuqishëm në pallatin në Elbasan, që shkaktoi dy viktima, &eu...