5 November 2026, 11:12
Nga E.M

TIRANË- Studentët e grupimeve “Studentët n’ Protestë” dhe “Revolucioni Studentor”, së bashku me katër organizata të shoqërisë civile kanë njoftuar se do të depozitojnë tre ankime në Gjykatën Kushtetuese kundër akteve të miratuara nga qeveria më 28 tetor 2026. Ankimet kundërshtojnë Aktin Normativ nr. 5/2026, Aktin Normativ nr. 6/2026 dhe VKM-në nr. 815/2026, të cilat, sipas studentëve, cenojnë të drejtën për protestë dhe liritë qytetare.
Akti Normativ nr. 5/2026 i jep Policisë të drejtën të kufizojë ose ndalojë protestat pranë institucioneve, të largojë qytetarët nga zonat e mbrojtura, të kërkojë fshirjen e postimeve në rrjetet sociale dhe të vendosë gjoba deri në 500 mijë lekë. Sipas studentëve Akti Normativ nr. 6/2026, parashikon përgjegjësi solidare të organizatorëve për dëmet e shkaktuara nga persona të tjerë gjatë protestave të tetorit, si dhe vendos gjoba për sjellje të kryera përpara hyrjes në fuqi të tyre. Në ankimimin e tyre kundërshtohet edhe VKM-ja nr. 815/2026, e cila, krijon një regjistër policor që mund të sjellë kufizime në lëvizjen jashtë vendit pa një vendim gjykate, si dhe njoftimin e autoriteteve të shtetit pritës dhe strukturave hoteliere.
Në njoftimin e tyre, studentët bëjnë me dije se ankimet janë nënshkruar së bashku me Qendrën Res Publica, Komitetin Shqiptar të Helsinkit, Shoqatën Ornitologjike të Shqipërisë (AOS) dhe EcoAlbania. Ata i kërkojnë Gjykatës Kushtetuese që çështjet të shqyrtohen me përparësi dhe të pezullohet zbatimi i dispozitave të kundërshtuara deri në marrjen e një vendimi përfundimtar.
Njoftimi:
Sot, më 5 nëntor 2026, në orën 14.00, do të jemi përpara Gjykatës Kushtetuese për të depozituar tre ankime kundër akteve që qeveria miratoi më 28 tetor. Këto akte synojnë të ngushtojnë hapësirën e fundit demokratike që na ka mbetur: të drejtën për të protestuar, për të kundërshtuar padrejtësinë dhe për të ngritur zërin.
Ne, studentët e grupimeve “Studentët n’ Protestë” dhe “Revolucioni Studentor”, kemi nënshkruar tre ankime së bashku me katër organizata të shoqërisë civile: Qendrën Res Publica, Komitetin Shqiptar të Helsinkit (KShH), Shoqatën Ornitologjike të Shqipërisë (AOS) dhe EcoAlbania.
Kundërshtojmë:
Aktin normativ nr. 5/2026 i cili i jep policisë të drejtën të ndalojë ose të kufizojë protestat rreth institucioneve, të largojë qytetarë nga “zonat e mbrojtura”, të kërkojë fshirjen e postimeve në rrjete dhe të vendos gjoba deri në 500 mijë lekë, sa dhjetë paga minimale;
Aktin normativ nr. 6/2026 i cili i bën organizatorët përgjegjës solidarisht për dëmet e shkaktuara nga të tjerë gjatë protestave të tetorit dhe vendos gjoba për sjellje të kryera para se këto gjoba të ekzistonin;
VKM-në nr. 815/2026 i cili krijon një regjistër policor në prokurori që personit t’i refuzohet dalja nga vendi pa vendim gjykate ose të njoftohet shteti ku udhëton, policia njofton për të edhe hotelet.
Tre akte të ndryshme, me një mesazh të përbashkët: kush ngre zërin kundër pushtetit, duhet të ketë frikë nga pasojat. Qeveria thotë se me këtë paketë “protesta paqësore mbrohet” dhe se “përgjegjësia është gjithnjë vetjake”, paketa “antidhunë” ndëshkon edhe ata që nuk kanë ushtruar dhunë.
Për këtë arsye, kërkojmë që Gjykata Kushtetuese t’i shqyrtojë ankimet me përparësi. I kërkojmë gjithashtu që, deri në vendimin përfundimtar, të pezullojë zbatimin e dispozitave për të cilat kemi kërkuar pezullim. Edhe nëse Kuvendi i miraton aktet normative, ankimet nuk mbeten pa objekt, i kemi kërkuar Gjykatës ta shtrijë kontrollin edhe te ligji miratues.
Një brez i tërë të rinjsh po e nis jetën përballë një shteti që, në vend që t’u garantojë hapësirë për debat, kundërshtim e pjesëmarrje demokratike, u përgjigjet me dhunë e frikë. Nuk duam të rritemi duke mësuar se të kundërshtosh pushtetin është faj dhe se pjesëmarrja në protestë është arsye për t’u trajtuar si armik.
Ftojmë gazetarët të jenë të pranishëm sot, më 5 nëntor, në orën 14.00, përpara Gjykatës Kushtetuese.
Ne do të jemi aty, me tre ankime dhe me të njëjtën vendosmëri për të mos heshtur përballë padrejtësisë.
Me respekt,
Studentët n’ Protestë./Dosja.al
“Studentët n’ Protestë” “Revolucioni Studentor”
Aktualitet
5 November 2026, 11:04
E.M
ELBASAN- Shefi i zjarrëfikëses ka reaguar pas tragjedisë në Elbasan ku disa viktima humbën jetën nga shpërthimi i pallatit p...
Aktualitet
5 November 2026, 10:59
E. D
Hamit Ibro
ELBASAN- Personi në foto është Hamit Ibro, i cili humbi jetën nga shpërthimi në pallatin në Elbasan. Ky i fundit...
Aktualitet
5 November 2026, 10:58
E.M
LEZHË- Një 20-vjeçar në Lezhë është arrestuar pasi lëvizte me makinë i armatosur. Sipas njoftimit të polici...
Aktualitet
5 November 2026, 10:56
E. D
ELBASAN- Një ditë pas tragjedisë që u mori jetën dy banorëve dhe shkaktoi dëme të konsiderueshme materiale, n&eum...
Aktualitet
5 November 2026, 10:38
E. D
BULQIZË- Një banor ka folur lidhur me krimin makabër të ndodhur në Bulqizë, ku 61-vjeçari Urim Fiku, u vra nga bashkë...
Aktualitet
5 November 2026, 10:32
E.M
TIRANË- Protesta e mbrëmjes së djeshme është shoqëruar me përplasje fizika mes qytetarëve dhe efektivëve t&eu...
Aktualitet
5 November 2026, 10:11
E.M
TIRANË- Seanca gjyqësore ndaj ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla është shtyrë. Seanca e radhës është caktuar të zh...
Aktualitet
5 November 2026, 10:00
E.M
KOSOVË- Pas vrasjes së rëndë të Arlinda Zekajt, Aktivistet e Kolektivit Për Mendim dhe Veprim Feminist kanë shkuar ditë...
Aktualitet
5 November 2026, 09:59
E. D
ELBASAN- Policia e Elbasanit ka konfirmuar se shkak i shpërthimit të fuqishëm në pallatin në Elbasan, që shkaktoi dy viktima, &eu...
Aktualitet
5 November 2026, 09:51
E.M
ELBASAN- Një ditë pas shpërthimit të fuqishëm të pallatit pesëkatësh në Elbasan shihen mure të shembura, tull...