Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Politike
"Edhe Nano e Berisha tentuan ta kthenin në destinacion turistik"/ Rama për Sazanin: Dy projekte të tjera gjatë qeverisjes sime nuk u realizuan
Gjatë intervistës së tij në podkastin "Flasim", Rama theksoi se edhe vetë ka dashur dy herë të tjera të sjell investitorë në Sazan, por nuk është finalizuar.
11 September 2026, 20:15Nga E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha se edhe ish-kryeministrat Sali Berisha dhe Fatos Nano kanë dashur të sjellin investitorë të huaj në Sazan. Gjatë intervistës së tij në podkastin "Flasim", Rama theksoi se edhe vetë ka dashur dy herë të tjera të sjell investitorë në Sazan, por nuk është finalizuar. Ai tha ndër të tjera se Sazani është vërtetë një vend i bukur, por jo një thesar, pasi sipas kryeministrit, është një zonë e minuar, pa drita dhe pa ujë.
"Qoftë paraardhësi im dhe qoftë edhe paraardhësi i paraardhësit tim kanë dashur të sjellin investitorë në Sazan. Edhe unë kam dashur dy herë të tjera të sjell investitorë në Sazan, por nuk është finalizuar. Ata do bëjnë aty një destinacion eksperience. Do ketë vila, por edhe hotele të nivelit më të lartë në botë. Sheval Vlau është një firmë që s’të vjen në Shqipëri kështu. Atlantis është hoteli i famshëm në Dubai. Është Atlantisi i parë që hyn në Europë. Aty do ketë edhe të tjera gjëra që lidhen me shëndetin, kalërimin. Ne jemi duke punuar për një investim të rëndësishëm shëndetësie në Vlorë”, shpjegoi Rama./Dosja.al