LIVE UPDATES
Politike

"Nuk e kuptova menjëherë"/ Rama për "Revolucionin e Flamingove": Është sfiduese për qeverinë, padurimi është i madh

Lideri i qeverisë u ndal edhe te ndikimi i teknologjisë dhe algoritmeve, duke pretenduar se llogari me identitete shqiptare kanë ndikuar në rritjen e tensionit në hapësirën dixhitale.

11 September 2026, 19:00 Nga E. D
"Nuk e kuptova menjëherë"/ Rama për "Revolucionin
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur edhe për protestat, që prej 104 ditësh po kërkojnë largimin e tij. Duke folur në podcastin “Flasim”, Rama tha se qytetarët nuk kënaqen më me investime që dikur konsideroheshin si një “dhuratë”, por kërkojnë më shumë dhe me standarde më të larta.

Kryeministri pranoi se këtë ndryshim nuk e kishte kuptuar menjëherë, por tha se protesta ishte diçka që nuk e kishte pritur dhe e cilësoi madhështore. Rama tha ndër të tjera se "Revolucioni i Flamingove" është sfidë e madhe për qeverinë, pasi, sipas tij, padurimi i popullit është i madh. Lideri i qeverisë u ndal edhe te ndikimi i teknologjisë dhe algoritmeve, duke pretenduar se llogari me identitete shqiptare kanë ndikuar në rritjen e tensionit në hapësirën dixhitale.

"Ishte një kohë në Shqipëri ku fitoheshin vota me çakull, pra çoheshin kamionë me çakull, hidhej çakulli në një lagje të mbaruar ose në një fshat dhe njerëzit të jepnin votën. E konsideronin një dhuratë, për të cilën duhet të ishin mirënjohës. Ajo ishte një kohë që ka ikur prej kohësh. Pastaj, unë kam përjetuar gjatë kohën kur një rrugë në komunitet, një shkollë e ndërtuar, një sistem ndriçimi i vendosur, shoqëroheshin me bekime më të mëdha dhe ishte festë. Nuk është më. Madje, sot, pikërisht se gjërat kanë ndryshuar dhe sepse të gjithëve iu është bërë e mundshme çdo gjë, teoria e dikurshme e kohës kur ne morëm detyrën, “se ka dhe më keq, shyqyr mirë jemi, se ka dhe më keq”, i ka lënë vendin teorisë “ka dhe më mirë, pikë, mbaroj, mos më thuaj çfarë ke bërë. Okej, tani ke kaq vjet, këtu më thuaj pse nuk janë bërë këto”. Në këtë sens, është një çështje pritshmërish. Nuk e prisja. Nuk e kuptova menjëherë. M’u desh të filloj të ndjek shenjat, të analizoj dhe ka pasur disa momente që më kanë ndihmuar shumë për ta kuptuar deri në fund. Dhe kam kuptuar që jemi në këtë fazë. Është diçka shumë e mirë, sepse është një ndryshim zyrtar ose i vulosur nga njerëzit, i stinës së Shqipërisë. Por është diçka shumë sfiduese, sepse padurimi është i madh. Hyjmë në një stinë të pritshmërive të rritura. Tovili e quan “revolucioni i pritshmërive të larta”. Faktikisht, një qytet që jeton me dy orë ujë në ditë, kur fillon të marrë 18 orë ujë në ditë, nuk i mjafton, duhet 24 orë. Ose nuk është më çështja e orëve, është edhe çështja e cilësisë. Pra, një vend i cili 10 vjet përpara ishte tërësisht i mpirë dhe indiferent ndaj vrasjeve të kafshëve, prerjes së pyjeve masivisht, sot është në betejë ku biodiversiteti dhe mbrojtja e kafshëve janë temë. Është kapërcim shumë i madh. Ndodhi ajo që i thonë “stuhia perfekte”, sepse u bashkuan shumë komponentë në një pikë dhe kjo i dha dhe një lloj madhështie. Ishte madhështore, patjetër. Unë fola për algoritmin sepse ishte një gjë e vërtetë, jo vetëm ishte e vërtetë, por ishte diçka shumë shokuese për ta parë nga këndi im. E kisha dëgjuar se si bëhen interferencat në zgjedhje, në vendet e tjera. Se si bëhen për të nxitur revolta, se si u interferua i gjithë sistemi i komunikimit dixhital të Francës për të provokuar ato djegiet e Parisit. Por tjetër është ta shohësh se si ndodh, se si mijëra ushtarë të prodhuar nga laboratorët e teknologjisë, me fytyra dhe me emra shqiptarë, sulmojnë hapësirën dixhitale të vendit dhe krijojnë gjithë atë tension të madh, ose më saktë, e rrisin," tha Rama./Dosja.al

edi rama

Sondazh

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa