https://dosja.al/problematikat-qe-shkaktuan-reshjet-e-shiut-ne-shkoder-demtohet-catia-e-shkolles-9-vjecare-ne-iballe-i527720
Kushtet atmosferike në ...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Politike
"Dhuna ndaj tij 'krim pasioni'"/ Rama shpërthen ndaj deklaratave të Berishës: Isha me grua! Krimi i mandatuar nga goja e shthurur(VIDEO)
Gjatë podkastit "Flasim", Rama e mohoi versionin e liderit të opozitës dhe sqaroi rrethanat në të cilat ndodhej në momentin e ngjarjes, duke mohuar se kishte qenë me një burrë. Sipas Ramës, dhuna ndaj tij ka qenë e mandatuar nga Sali Berisha, ndërkohë thekson se njërin nga dhunuesit e njeh dhe se ai është penduar.
11 September 2026, 18:56Nga E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama është pyetur lidhur me deklaratat e kryedemokratit, Sali Berisha, i cila ka thënë se incidenti në ‘97 ishte “krim pasioni”. Gjatë podkastit "Flasim", Rama e mohoi versionin e liderit të opozitës dhe sqaroi rrethanat në të cilat ndodhej në momentin e ngjarjes, duke mohuar se kishte qenë me një burrë. Sipas Ramës, dhuna ndaj tij ka qenë e mandatuar nga Sali Berisha, ndërkohë thekson se njërin nga dhunuesit e njeh dhe se ai është penduar.
"Ajo është e sqaruar. Ajo gojë e shthurur, me të cilën nuk doja të merresha fare. Përveçse kur më imponon periudha e fushatës. Jo vetëm që nuk ka pasur lidhje me krim pasioni, jo vetëm që nuk kam qenë me një burrë, por kam qenë me një vajzë me të cilën bashkëjetoja dhe me një shok që jetonte në apartamentin tonë aso kohe sepse vinte nga Shkodra. Ka qenë një krim i mandatuar nga goja e shthurur. Një nga dy ekzekutoret është i njohur për mua pendesën e të cilit e kam pranuar, duke bërë sikur nuk kuptoja dhe i cili është ndarë nga jeta para disa kohësh. Njëri nga ata është person plotësisht i njohur për mua dhe e përsëris…ai nuk ma ka rrëfyer krimin, por është penduar në një mënyrë tjetër”, tha Edi Rama./Dosja.al