11 September 2026, 18:33
Nga E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama, duke folur për fëmijërinë e tij ka treguar se nuk ka qenë asnjëherë i bullizuar, por rebel po. Gjatë Podkastit "Flasim" me gazetaren Rudina Xhunga, Rama ka folur edhe për dy episode të jetës së tij kur është dhunuar fizikisht. Ai theksoi se në jetën e tij ka pasur dy raste kur është rrahur, njëherë kur luante basketboll dhe hera tjetër në vitin 1997.
Kryeministri i është përgjigjur edhe kryedemokratit Sali Berisha, i cili dhunën ndaj Ramës e quajti si “krim pasioni”. Sipas Ramës, dhuna ndaj tij ka qenë e mandatuar nga Sali Berisha, ndërkohë thekson se njërin nga dhunuesit e njeh dhe se ai është penduar.
“Në fëmijëri kam qenë rebel, nuk i pranoja kufijtë, përpiqesha të thyeja cdo rregulli të mundshëm, por i bullizuar asnjëherë. Kam në jetën time, dy rrahje, nuk kam rrahuar, por më kanë rrahuar. Njëra më ka ndodhur në dushet e Pallatit të Sportit Partizani pas një ndeshje me Apolloninë e Fierit. Ishte një ndeshje e tensionuar. Duke qenë se une edhe si lojtar ishte edhe provokator, provokimet në fushë dhe kundër provokimet dhe tensionet e pagova me një rrëfim të 4-5 cunave të gjatësisë sime dhe mora disa goditje dhe mbeta përtokë në dysheme. Kjo ishte njëra. E dyta është ajo e janarit 1997 ku më bënë prite të rruga te hyrja e shtëpisë dhe më lanë duke menduar se unë isha tani i asaj bote. Ky ishte opinioni edhe i mjekut që më pa në Francë, por edhe mjekut në Shqipëri. Të dy thanë që më kishte shpëtuar lartësia për shkak se goditjet janë më pak efektive kur je më lart sesa ai që të agreson.
Ajo është e sqaruar. Ajo gojë e shthurur, me të cilën nuk doja të merresha fare. Përveçse kur më imponon periudha e fushatës. Jo vetëm që nuk ka pasur lidhje me krim pasioni, jo vetëm që nuk kam qenë me një burrë, por kam qenë me një vajzë me të cilën bashkëjetoja dhe me një shok që jetonte në apartamentin tonë aso kohe sepse vinte nga Shkodra. Ka qenë një krim i mandatuar nga goja e shthurur. Një nga dy ekzekutoret është i njohur për mua pendesën e të cilit e kam pranuar, duke bërë sikur nuk kuptoja dhe i cili është ndarë nga jeta para disa kohësh. Njëri nga ata është person plotësisht i njohur për mua dhe e përsëris…ai nuk ma ka rrëfyer krimin, por është penduar në një mënyrë tjetër”, tha Edi Rama./Dosja.al
edi rama
Politike
11 September 2026, 17:19
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka rrëfyer një episod nga adoleshenca e tij, duke u ndalur te një tipar që, sipas tij...
Politike
11 September 2026, 16:14
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Administrative, e cila zhbllokoi pagat për Gjykat&...
Politike
11 September 2026, 16:00
E. D
Kuvendi i Kosovës
TIRANË- Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës ka rinisur pas ndërprerjes, por pa praninë e deputet&...
Politike
11 September 2026, 15:48
E. D
pamje nga takimi
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar në Dallas një takim me kongresmenin amerikan Joe Wi...
Politike
11 September 2026, 15:22
E. D
Partia Demokratike
TIRANË- Partia Demokratike ka zyrtarizuar kërkesën për ngritjen e një Komisioni Hetimor Parlamentar ...
Politike
11 September 2026, 14:30
E.d
Klodiana Spahiu
TIRANA- Ministrja e Shëndetësisë Klodiana Spahiu ka reaguar pas emërimit të saj në postin e ri. Pë...
Politike
11 September 2026, 13:31
I.A
Petrit Malaj
TIRANË- Apeli i Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kallëzuar ministrin e...
Politike
11 September 2026, 13:37
E.d
Krerët shtetërorë të Kosovës bëjnë homazhe pranë memorialit kushtuar viktimave të sulmeve të 11 Shtatorit
...
Politike
11 September 2026, 13:21
E.d
Pamje
KOSOVA- Seanca në Kuvendin e Kosovës është ndërprerë për shkak të tensioneve dhe përplasjeve me mes...
Politike
11 September 2026, 13:12
I.A
Besfort Lamallari
TIRANË- Besfort Lamallari ka reaguar pas shkarkimit nga detyra e ministrit të Brendshëm, duke e cilësuar drejtimin e ...