11 September 2026, 19:27
Nga E. D
edi rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka pranuar dështimin me qytetarët, duke thënë se është një qeveri që nuk ka dëgjuar e as nuk ka komunikuar shumë me popullin. Gjatë intervistës në podkastin “Flasim”, Rama tha se për arsye “Besa” synon ta çojë këtë marrëdhënie në një stad të ri, përmes një sistemi që do të krijojë gjurmueshmëri, përgjegjësi dhe llogaridhënie konkrete.
Rama shpjegoi edhe mënyrën se si synohet të funksionojë sistemi, duke përfshirë përdorimin e inteligjencës artificiale për ndjekjen e kërkesave e ankesave të qytetarëve. Ai theksoi më tej se “Pasqyrën” synon ta shndërrojë në ligj, duke e lidhur atë me sistemin e bashkëqeverisjes.
“Nuk është problem komunikimi. Jemi një qeveri që në periudhën e fundit kemi bërë shumë gjëra, por kemi dëgjuar pak, s’kemi komunikuar shumë. ‘Besa’ është një përpjekje që kjo marrëdhënie të hyjë në një stad të ri. Është i gjithi një sistem që do kërkojë kohën e vet, por do ngrihet hap pas hapi, duke krijuar gjurmueshmëri do krijojë përgjegjësi. Përgjegjësi të identifikueshme dhe llogaridhënie konkrete.
Nëse ke bërë këtë kërkesë dhe ankesë dhe s’ke marrë përgjigje, në atë ekranin e madh të problemeve inteligjenca artificiale do bëjë që institucioni përgjegjës për mos përgjigjen të lajmërohet dhe ai që është përgjegjës drejtpërdrejt në zyrë të japë llogari. ‘Pasqyrën’ ne do ta bëjmë ligj. Kemi një ligj për bashkëqeverisjen, bashkëqeverisja ka funksionuar për pjesën që kishte, por tani kemi kapacitetin e AI-së mund ta ngremë në një nivel komplet tjetër”, tha Rama./Dosja.al
edi rama
Politike
11 September 2026, 19:00
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur edhe për protestat, që prej 104 ditësh po kërkojnë largimin e tij. Duke ...
Politike
11 September 2026, 18:56
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama është pyetur lidhur me deklaratat e kryedemokratit, Sali Berisha, i cila ka thënë se i...
Politike
11 September 2026, 18:33
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama, duke folur për fëmijërinë e tij ka treguar se nuk ka qenë asnjëherë i ...
Politike
11 September 2026, 17:19
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka rrëfyer një episod nga adoleshenca e tij, duke u ndalur te një tipar që, sipas tij...
Politike
11 September 2026, 16:14
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Administrative, e cila zhbllokoi pagat për Gjykat&...
Politike
11 September 2026, 16:00
E. D
Kuvendi i Kosovës
TIRANË- Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës ka rinisur pas ndërprerjes, por pa praninë e deputet&...
Politike
11 September 2026, 15:48
E. D
pamje nga takimi
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar në Dallas një takim me kongresmenin amerikan Joe Wi...
Politike
11 September 2026, 15:22
E. D
Partia Demokratike
TIRANË- Partia Demokratike ka zyrtarizuar kërkesën për ngritjen e një Komisioni Hetimor Parlamentar ...
Politike
11 September 2026, 14:30
E.d
Klodiana Spahiu
TIRANA- Ministrja e Shëndetësisë Klodiana Spahiu ka reaguar pas emërimit të saj në postin e ri. Pë...
Politike
11 September 2026, 13:31
I.A
Petrit Malaj
TIRANË- Apeli i Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kallëzuar ministrin e...