LIVE UPDATES
Politike

Ja si Edi Rama i kalon 3 mln euro në muaj mikut të tij izraelit, përpara se të bëjë paradë me prodhimet “Made In Albania”

Sipas përshkrimit të faturës, arsyeja e transaksionit ishte blerja e automjeteve teknike të transportit për llogari të Repartit Ushtarak 4001, një strukturë logjistike dhe furnizimi e Forcave të Armatosura, që operon nën varësinë e Komandës Mbështetëse.

13 August 2026, 19:59 Nga E. D

Ja si Edi Rama i kalon 3 mln euro në muaj mikut të tij izraelit,

TIRANË- Dy ditë më parë Thesari i Shtetit kaloi një pagesë 331.1 milionë lekë ose rreth 3.6 milionë euro në llogarinë e kompanisë Timak Defence.

Sipas përshkrimit të faturës, arsyeja e transaksionit ishte blerja e automjeteve teknike të transportit për llogari të Repartit Ushtarak 4001, një strukturë logjistike dhe furnizimi e Forcave të Armatosura, që operon nën varësinë e Komandës Mbështetëse.

Por kjo është vetëm pagesa e fundit e një serie agresive transaksionesh të nisur 10 muaj më parë. Nga ajo kohë e deri më sot, buxheti i shtetit ka kaluar më shumë se 31 milionë euro pagesa në llogarinë e kësaj kompanie për blerje sistemi antidron dhe automjete. Pra, qeveria shqiptare është duke i paguar Timak Defence 3.1 milionë euro çdo muaj.

Ja si Edi Rama i kalon 3 mln euro në muaj mikut të tij izraelit,

Ky është një biznes më i madh se inceneratori i Tiranës, në terma financiare plot tre herë më i madh. Por ku shkojnë paratë?

Timak Defence u themelua si sot një vit më parë, saktësisht në 13 gusht 2025 si një bashkëortakëri mes shtetit dhe privatit. Qeveria shqiptare mban 20 për qind të aksioneve përmes shoqërisë publike Kayo, ndërsa 80 për qindëshi tjetër zotërohet nga kompania Timak.

Timak ka dy pronarë. Arjeta Puca zotëron 51 për qind të aksioneve, ndërsa 49 për qind mbahen nga izraeliti me nënshtetësi shqiptare Ron Yefet.

Rrjedhimisht struktura aksionare e Timak Defence është sa vijon; qeveria ka 20 për qind të aksioneve, Arjeta Puca ka 40.8 për qind dhe Yeffet mban 39.8 për qindëshin e mbetur.

Miliardat që dolën nga hiçi

Deri në verën e vitit të kaluar, Timak ishte një kompani mediokre, pa asnjë lidhje me biznesin e armëve dhe 100 për qind nën pronësinë e Arjeta Pucës. Por gjithçka ndryshoi në mesin e qershorit, kur zonjush Puca vendosi t'i shesë 49 për qind të aksioneve të kompanisë tek Ron Yeffet për 49 mijë lekë, ose pak më shumë se 500 euro me kursin e sotëm.

Ja si Edi Rama i kalon 3 mln euro në muaj mikut të tij izraelit,

Shitja e Timak

Nuk dihet se kush ishte kumbari i kësaj "martese", por duke parë atë që polli më vonë nuk është shumë vështirë të imagjinohet.

Pas hyrjes së Yeffet si aksioner në kompani, Timak u përzgjodh nga Kayo për të krijuar shoqërinë e përbashkët Timak Defence. Dhe miliardat filluan të rridhnin furishëm, nga xhepi i taksapaguesve tek llogaritë e kompanisë.

Në një farë mënyre ajo që ka ndodhur është e magjishme. Shoqëria nënë e Timak Defence, pra Timak vitin e kaluar realizoi vetëm 950 mijë euro xhiro totale. Por bija e saj Timak Defence po shkon në rendin e 40 milionë eurove në vit. Të gjitha të faturuara nga buxheti.

Me pak fjalë, Timak Defence është rasti klasik dhe më i pastër i crony kapitalizmit, ku qeveria cakton se kë do të bëjë të pasur.

Timak Defence ka monopolin e furnizimit të ushtrisë me mjete dhe dronë. Pra paratë që ajo thith nga buxheti i shtetit nuk vijnë për shkak të garave publike, por janë praktikisht privatizim i drejtëpërdrejtë i buxhetit.

Por ky është një rast që me gjasa nuk do të guxojë t'i afrohet askush. aSPAK.

Një mik për kokë

Aktualisht Ron Yeffet është i paditur në gjykatën e Miamit nga për mashtrim nga një ish tregtar energjie i quajtur Mark Faist. Zoti Faist pretendon se Yeffet i ka marrë 8.6 milionë dollarë duke e mashtruar se paratë do të investoheshin në projekte pasurish të patundshme në Neë York dhe do të gjeneronin fitime të mëdha. Por në padinë e Faist ka detaje shumë interesante, ku ai shpjegon se pse ra pre e mashtrimit që pretendon.

"Yeffet e ftoi zotin Faist dhe bashkëshorten e tij në një udhëtim në Paris në bordin e avionit të tij privat. Gjatë udhëtimit, grupi vizitoi Pallatin e Versajës dhe bashkëshortët Faist u prezantuan me disa nga kontaktet më mbresëlënëse të Yeffetit: Kryeministrin e Shqipërisë dhe Ambasadorin shqiptar në Francë dhe Monako. Këto prezantime u përzgjodhën me kujdes për të përforcuar imazhin e Jafetit si një njeri me ndikim të jashtëzakonshëm global dhe influencë të madhe në biznes," thuhet në padinë e paraqitur nga avokati i Faist.

Ja si Edi Rama i kalon 3 mln euro në muaj mikut të tij izraelit,

Në padi ka dhe detaje të tjera se si zotërinjtë priteshin me eskorta në Shqipëri. Por zoti Yeffet nuk e ka mohuar për asnjë moment gjatë proçesit gjyqësor që vazhdon, njohjen e tij me kryeministrin e Shqipërisë. Në fund të fundit, kush do ta mohonte një miqësi si kjo. 3.1 milionë euro në muaj./Kapitali.al

edi rama


Sondazh

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...