13 August 2026, 17:58
Nga E. D
Lumir Abdixhiku
KOSOVË- Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar pas mbledhjes së grupit parlamentar të partisë se LDK-ja ka vendosur të heqë dorë nga çdo kërkesë për poste politike, me synimin për t’i hapur rrugë zgjidhjes së krizës aktuale në Kosovë. Abdixhiku thekson se LDK-ja nuk do të kërkojë pjesëmarrje në qeveri, poste ministrore apo drejtimin e Kuvendit, ndërsa tërhiqet edhe nga kërkesa për postin e presidentit.
Kreu i LDK-së tha ndër të tjera se partia e tij do të qëndrojë në opozitë dhe do ta ushtrojë këtë rol me dinjitet. Ai zbuloi gjithashtu se gjatë bisedimeve, Kurti kishte ofruar postin e zëvendëskryeministrit dhe tre ministri, ofertë që nuk u pranua nga LDK.
LDK nuk do të qëndrojë jashtë procesit të zgjedhjes së Presidentit. Abdixhiku e bëri të qartë se partia do të marrë pjesë në votim, por vetëm nëse kandidati është një figurë jopartiake dhe e dakordësuar mes forcave politike. Sipas Abdixhikut, vendimi vjen edhe për të shmangur çdo mundësi që zhgënjimi politik të kthehet në bllokadë institucionale.
“Për ta çliruar procesin nga çdo alibi dhe për t’i hapur rrugë zgjidhjes në interes shtetëror, LDK-ja tërhiqet nga çdo kërkesë për pozita dhe merr përsipër të kontribuojë pa asnjë përfitim politik në shmangien e krizës aktuale. LDK-ja heq dorë nga çdo kërkesë për pjesëmarrje në qeveri. S’e duam asnjë ministri, le t’i mbajë të gjitha VV-ja.
Heqim dorë nga kërkesa për kryetar të Kuvendit dhe më e rëndësishmja edhe nga kërkesa për ta udhëhequr postin e presidentit. Meqë LVV-ja po vlerëson se s’ka nevojë për partnere s’do ta ketë as s’i dekor. Do të qëndrojmë në opozitë dhe do të ushtrojmë këtë përgjegjësi me dinjitet. Pavarësisht këtij qëndrimi, s’do ta shndërrojmë zhgënjimin politik në bllokadë. Jemi të gatshëm të bisedojmë për zgjedhjen e një presidenti që mbron interesat e Republikës”, tha Abdixhiku./Dosja.al
lumir abdixhiku kosove ngerci politik
Politike
13 August 2026, 15:27
E. D
PD
TIRANË- Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar lidhur me takimin e kryeministrit Edi Rama me kryebashkiakët n&e...
Politike
13 August 2026, 14:54
E.d
Klevis Balliu
TIRANA- Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë për dështim në menaxhimin e situatës së zjarreve, duke e ci...
Politike
13 August 2026, 14:48
D.S
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi BlushI
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë s&e...
Politike
13 August 2026, 13:21
D.S
KOSOVË- Partia Demokratike e Kosovës i ka dorëzuar kërkesë zyrtare kryesuesit Avni Dehari për mbajtjen e vazhdimit të seanc...
Politike
13 August 2026, 13:03
E.d
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në Beograd, i cil...
Politike
13 August 2026, 10:37
D.S
Kuvendi I Kosove
KOSOVË- Tri institucionet kryesore në Kosovë udhëhiqen prej muajsh nga zyrtarë që ose janë në...
Politike
13 August 2026, 09:29
D.S
KOSOVË- Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka vazhduar të enjten me aksionet e saj në shenjë kundërshtimi ndaj moskonstitui...
Politike
13 August 2026, 09:04
D.S
veliaj
TIRANË- Bashkia e Tiranës dhe kryebashkiaku Erion Veliaj kanë ankimuar zyrtarisht në Gjykatën Administrative të A...
Politike
13 August 2026, 07:38
E.d
Pamje
Mosvazhdimi i seancës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës përshkallëzoi të mërkurën përplasjet m...
Politike
12 August 2026, 18:26
E. D
VLORË- Kryeministri Edi Rama gjatë mbledhjes në Vlorë ka debatuar edhe me kryetarët e bashkive të Selenicës dhe Divjak...