21 September 2026, 19:34
Nga G.M
Edi Rama
SHBA- Kryeministri Edi Rama tha se pas samitit të katërt të diasporës po vendoset në zbatim strategjia kombëtare e saj e cila do ti bëjë ata të ndihen më afër emocionalisht dhe konkretisht. Gjatë fjalës së tij me shqiptarët në Michigan, ai foli në lidhje me zgjedhjet paralmentare në të cilën ata iu bashkuan procesit të votimit.
Rama theksoi se Shqipëria ka nevojë për dije, por njëkohësisht edhe shqiptarët që jetojnë jashtë vendit kanë nevojë për akses në Shqipëri, ndaj qëllimi i krijimit të Regjistrit Kombëtar të Diasporës do të jetë kjo e fundit.
"Vjet ju patët mundësi për herë të parë që të votoni nga këtu, nga jashtë atdheut në zgjedhjet Parlamentare të Shqipërisë dhe ishte hera e parë që fletët e votimit kaluan oqeanin dhe që kontrata e shqiptarëve me përfaqësuesit e tyre u lidh edhe përtej kufijve të Shqipërisë. Pas Samitit të katërt të Diasporës që ne bëmë në prill, kemi nisur të vendosim në zbatim Strategjinë Kombëtare të Diasporës 2030, e cila është tanimë e përvijuar dhe të cilën na mbetet vetëm që hap pas hapi ta materializojmë duke bërë të mundur që Diaspora të ndjehet më afër jo thjesht emocionalisht po konkretisht. Shqipëria ka nevojë për të pasur shumë më tepër dije lidhur me shqiptarët jashtë atdheut dhe shqiptarët jashtë atdheut kanë nevojë që të kenë shumë më tepër akses në Shqipëri dhe për këtë arsye ne po krijojmë regjistrin kombëtar të Diasporës që është një sportel unik, ku çdo shqiptar i botës ta gjejë shtetin e vet me një klik.
Rrjetet profesionale, dritaret e posaçme për investitorët e Diasporës, të gjitha këto janë një kantier në punë e sipër, siç është dhe vetë Shqipëria, një kantier në transformim dhe si çdo kantier ka pluhur, ka zhurmë. Nganjëherë zhurma bëhet shurdhuese, ka bezdi, ka vonesa, ka dhe gabime që duhen korrigjuar, por ajo që ka rëndësi është që kantieri është në punë, që puna vazhdon, që themelet janë të forta tanimë dhe që hap pas hapi ngrehina e Shqipërisë së re, po merr formë, por jo vetëm formë, por edhe kuptim. Ju jeni, shqiptarët jashtë janë supervizorët më objektiv të kantierit sepse duke qenë në distancë shumëçka kanë mundësi ta tresin më lehtë dhe duke u kthyer në periudha të ndryshme, kanë mundësi që ta shohin ndryshimin më mirë, pasi nuk e jetojnë përditë kantierin me pluhurin, me zhurmat, me të gjitha problemet, por shikojnë rezultatin dhe shikojnë që edhe pse gjithçka është në punë e sipër dhe shumëçka ende nuk është bërë, shumë gjëra janë bërë dhe janë aty. Janë bërë dhe janë aty dhe i kanë dhënë Shqipërisë të gjitha ato arsye për t'u bërë vendi që ka arritur të tërheqë sot që flasim 12 milionë vizitorë në vit. Vendi që për të pestin a të gjashtin vit me radhë, ka aeroportin me rritjen më të madhe në rajon dhe jo vetëm me rritjen më të madhe relative në raport me vetveten, por dhe aeroportin me numrin më të madh të pasagjerëve duke e lënë pas atë që ka qenë për thuajse një shekull e më shumë aeroporti kryesor i rajonit, Beogradin," tha Rama./Dosja.al
edi rama
Politike
21 September 2026, 19:24
G.M
Edi Rama
SHBA- Kryeministri Edi Rama u shpreh se rreth 90% e familjeve shqiptare kanë përfituar të paktën një herë nga d...
Politike
21 September 2026, 19:22
G.M
Edi Rama
SHBA- Kryeministri Edi Rama ka folur në lidhje me thirrjet që ishin bërë për të organizuar një protest&eum...
Politike
21 September 2026, 19:19
G.M
Edi Rama
SHBA- Kryeministri Edi Rama, njoftoi se së shpejti do të hapet konsullata shqiptare në Detroit, duke e cilësuar kët&...
Politike
21 September 2026, 19:15
E. D
Edi Rama
SHBA- Kryeministri Edi Rama e cilësoi vendimin e Hagës për dënimin me 81 vite burg të katër ish-krerëve të...
Politike
21 September 2026, 19:06
E. D
Edi Rama
SHBA- Kryeministri Edi Rama ka komentuar protestat kundër qeverisë, që mbahen prej 114 ditësh në vendin tonë.&...
Politike
21 September 2026, 17:57
Belind Këlliçi
TIRANË- Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka mbajtur një fjalim të fort&e...
Politike
21 September 2026, 17:49
E. D
Takimi i 22-të i Komitetit të Përbashkët Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri
TIRANË- Parlamenti Europian pre...
Politike
21 September 2026, 16:24
E. D
Gjykata e Lartë
TIRANË- Gjykata e Lartë ka rrëzuar ankimin e Arber Veliaj, vëllait të kryebashkiakut të arrestuar ...
Politike
21 September 2026, 16:26
G.M
Tedi Blushi
TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, në Komitetin Parlamentar të Stabili...
Politike
21 September 2026, 16:09
E. D
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi
KOSOVË- Kosova duhet ta rishikojë raportin me misionet ndërkombëtar...