LIVE UPDATES
Politike

"Është lëvizja e dytë më e madhe qytetare pas vitit '90"/ Berisha për protestën: E kam studiuar, është unike

Ai vlerësoi vazhdimin e saj, pasi qytetarët nuk i ka ndalur as vera dhe as temperaturat e larta.

10 September 2026, 21:57 Nga E.d
"Është lëvizja e dytë më e madhe qytetare pas
Sali Berisha

SHBA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka folur për protestën qytetare e cila po zhvillohet në Tiranë prej më shumë se tre muajsh. Gjatë një interviste me Çim Pekën, ai tha se kjo është lëvizja e dytë më e madhe qytetare pas vitit '90. 

Lideri demokrat deklaroi se e ka studiuar protestën, ndërsa e cilësoi si unike në llojin e saj. Ai vlerësoi vazhdimin e saj, pasi qytetarët nuk i ka ndalur as vera dhe as temperaturat e larta. Më tej, ai tha se nuk ka dashur kurrë që asnjë lloj polemike ta dëmtojë në qëllimin e pjesëmarrjes, duke shtuar se qëllimin i tij ishte që çdo demokrat të marrë sa më shumë pjesë në protestë.

Çim Peka: Doktor, politikisht po të bësh një krahasim, jeni vagoni që ecni edhe jashtë shinave. Në '97-ën asnjë politikan në botë nuk do ta kishte përballuar, nuk mund të ishte kthyer. Rrëzohet me armë dhe të kthehesh me votë, ju ka ndodhur ju. Krijimi i një stuhie... si asnjë politikan në Ballkan as po flas, nuk do ta kishte përballuar. Ju jeni, thotë, lideri i opozitës, sot e rishiktuat Uashingtonin. Jeni lider i opozitës me kontakte dhe i pranuar e në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por, kur nuk ishit i pranuar në Uashington, ju e kishit sheshin. Sot jeni në Uashington, por sheshin ua ka marrë, sot ka një popull tjetër në shesh, nuk është Partia Demokratike. A ka frikë Sali Berisha se e fitoi Uashingtonin por e humbi sheshin? Apo mund ta mundë Ramën pa e pasur edhe sheshin, edhe Uashingtonin?

Sali Berisha: Jo, tani historia e sheshit është unike. Duhet ta pranojmë, është histori unike. Është lëvizja e dytë më e madhe qytetare pas vitit '90. Por në shesh, demokratët janë absolutisht çdo ditë. Ne kemi zgjedhur, nuk dalim dot jashtë moralit tonë.

E deklarova që në fillim, që protestën e kanë thirrur të tjerët. Që ne kurrë s'do tentojmë t'jua marrim. Që ne s'do tentojmë t'i përçajmë dhe ju përmbajtëm atyre rregullave me përgjegjësi të plotë, por do marrim sa më shumë pjesë në këtë protestë. Pse? Ne ishim në protestë.

Ne ishim në protestë dhe kjo është e vërtetë, domethënë, s'mund ta mohojë kush, po. Dhe në protestë ne po mbronim, ne po kërkonim dorëheqjen e Edi Ramës, qeverinë teknike, për atë të njëjtën kauzë që paraqesin protestuesit.

Protestuesit, një kontigjent ka parullat e veta anti-opozitë sepse është vegël e qeverisë. Në fakt, të krahasosh të pakrahasueshmet, ti dëmton veten, ti kujton se, ajo del të duket vetja se ti, por pastaj duhet të pasësh çfarë impakti ka. Megjithatë ne nuk u morëm me asnjë polemikë, me asnjë këshillë, asnjë kritikë, ne në mënyrë persistente kemi kërkuar të vazhdojmë protestën për kauzën tonë që është dhe ajo kauza e tyre. Kjo është e vërteta, domethënë.

Çim Peka: E keni thënë këtë që janë, domethënë, një pjesë e protestuesve vegël e qeverisë. Po a keni menduar ndonjëherë se ndoshta kjo pjesë, Edi Ramën e mendon të hequr, të larguar, dhe kërkon t'ju zërë vendin tuaj meqë ata në pushtet po të mos vini ju?  

Sali Berisha: Tani unë ata i njoh mirë kush janë. Se protestën e kam studiuar, sigurisht, domethënë. Dhe unë e kam studiuar, pa diskutim. Dhe i kam quajtur opozitë... opozitë vegël e qeverisë, kaq, s'kam shkuar më tutje. Sepse nuk kam dashur kurrë që asnjë lloj polemike të më dëmtojë në qëllimin e pjesëmarrjes, qëllimin që kisha që çdo demokrat të marrë sa më shumë pjesë në këtë protestë, se është kauza e tyre.

Pra, në një protestë të hapur, kush do futet. Po e vërteta është që kjo protestë ka meritën e madhe se po vazhdon. Po vazhdon dhe njerëzit që rrinin në 40 gradë në protestë... unë i vlerësoj. I vlerësoj shumë këtë. Tani natyrisht, fuqia e keqe e qeverisë ka rënë mbi ta. Pse rastësi qenka bllokimi i të gjitha, trup i madh. Bllokimi i Instagram-eve, a kupton? Po pse, kështu do shpëtojë ai?

Ose dosje, ose shumë gjëra të tjera domethënë duhet t'i përdorë, jo ke qenë kështu, jo ke qenë ashtu, jo ai i atij, i asaj. Çfarëdo që të ketë qenë njeriu, ka të drejtë të protestojë, ai nuk e kupton. Ai nuk e kupton.

Ai mund të ketë qenë në burg, ai mund të ketë qenë... mund të jetë, po të drejtën e protestës nuk i hiqet atij sa është i lirë. Ç'punë ke ti me këtë biografinë e tyre? Ndaj dhe... por mendoj që ata kanë dhënë kontribut shumë të çmuar. Me këtë që kanë bërë gjer sot, ata Edi Ramën e kanë zhveshur edhe në ato pjesë të trupit që kishte rroba./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin