22 October 2026, 19:39
Nga E.d
Mike Lawler
TIRANA- Protestat studentore në vend kanë marrë vëmendjen e ligjvënësve amerikanë. Kongresmeni Mike Lawler i ka bërë thirrje qeverisë shqiptare të ulë tensionet dhe të ndalojë përdorimin e forcës ndaj protestuesve paqësorë, duke shprehur mbështetjen e tij për qytetarët shqiptarë.
Përmes një reagimi në platformën X, Lawler bëri të ditur se ka marrë mesazhe shqetësimi nga qytetarë shqiptaro-amerikanë të distriktit të 17-të të Nju Jorkut, të cilët janë të shqetësuar për situatën në Shqipëri dhe ndikimin e saj në demokracinë e vendit.
Kongresmeni theksoi se e drejta për të protestuar paqësisht dhe liria e shprehjes duhet të respektohen nga çdo qeveri. Ai kërkoi që autoritetet shqiptare të ndërmarrin hapa të menjëhershëm për të qetësuar situatën.
Reagimi i kongresmenit Mike Lawler:
Kam marrë shqetësime nga zgjedhësit e mi shqiptaro-amerikanë në distriktin e 17-të të Nju Jorkut (NY-17), të cilët janë thellësisht të shqetësuar për protestat që po zhvillohen në Shqipëri dhe për atë që këto zhvillime nënkuptojnë për të ardhmen e demokracisë në vend. Unë qëndroj në krah të zgjedhësve të mi dhe të popullit shqiptar.
Çdo qeveri, veçanërisht demokracitë dhe vendet aleate të NATO-s, duhet të respektojë të drejtën e qytetarëve të saj për të protestuar në mënyrë paqësore dhe për të shprehur pikëpamjet e tyre. I bëj thirrje qeverisë shqiptare të ulë menjëherë tensionet dhe t’i japë fund përdorimit të forcës ndaj protestuesve paqësorë./Dosja.al
Mike Lawler
Politike
22 October 2026, 19:21
E.d
Foto ilustruese
TIRANA- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka kërkuar nga ministrat që të nisin lëvizjet për largimin e drejtuesve t&eum...
Politike
22 October 2026, 19:15
E.d
Gazment Bardhi
TIRANA- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të T...
Politike
22 October 2026, 18:29
G.M
Tedi Blushi
TIRANË- Deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka reaguar për seancën e sotme plenare në Kuvend, duke akuzu...
Politike
22 October 2026, 18:29
E.d
Foto ilustruse
TIRANA- Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë ka shprehur shqetësimin për deklaratat p...
Politike
22 October 2026, 17:50
E.d
Foto ilustruse
Qytetarë me flamuj të UÇK-së duke pritur shpalljen e aktgjykimit ndaj katërshes së UÇK-së. Prishtin...
Politike
22 October 2026, 17:45
E.d
Foto ilustruse
KOSOVA- Partia Demokratike e Kosovës i ka kërkuar presidentes Justina Shiroka-Pula që ta kthejë në Kuvend për ris...
Politike
22 October 2026, 17:01
E.d
Gazment Bardhi
TIRANA- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pas vendimit për përjashtimi...
Politike
22 October 2026, 17:01
G.M
foto ilustruese
TIRANË- Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën në Kuvend do të mblidhet të premten, më 23 t...
Politike
22 October 2026, 16:50
E.d
Aulon Kalaja dhe Mariglend Doçi
TIRANA- Kryetari i PD-së Krujë, Aulon Kalaja, së bashku me aktivistin Mariglend Doçi, kanë d...
Politike
22 October 2026, 16:23
E.d
Marjana Koçeku
TIRANA- Deputetja e pavarur Marjana Koçeku ka reaguar ndaj tabelës së publikuar nga kryeministri Edi Rama, përme...