Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Ministri i referohet rastit të një të riu protestën e sotme para Ministrisë së Arsimit, teksa pa arsye u plas në tokë nga efektivë të policisë, të cilët më pas e shkelmuan fort në këmbë.
TIRANË- Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, njoftoi se dy punonjës policie janë pezulluar pas rasteve të tejkalimit të kompetencave gjatë protestave në Tiranë. Ministri i referohet rastit të një të riu protestën e sotme para Ministrisë së Arsimit, teksa pa arsye u plas në tokë nga efektivë të policisë, të cilët më pas e shkelmuan fort në këmbë.
Demo deklaroi se çdo shkelje e ligjit do të ndëshkohet, si nga protestuesit që ushtrojnë dhunë, ashtu edhe nga efektivët e policisë që tejkalojnë kompetencat e tyre. Ai u bëri thirrje prindërve të mos lejojnë përfshirjen e të miturve në akte të dhunshme, duke theksuar se rendi publik dhe respektimi i ligjit mbeten përparësi.
Reagimi i ministrit të Punëve të Brendshme, Ervin Demo:
Jam njohur sot me dy raste të tejkalimit të kompetencave nga ana e forcave të Policisë, nëpërmjet pamjeve, të cilat janë bërë publike edhe në media apo rrjetet sociale. Menjëherë kam kërkuar nga strukturat përkatëse të Policisë së Shtetit, marrjen e masave duke u referuar verifikimeve të domosdoshme. Falënderoj Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit për masat e pezullimit të 2 punonjësve në fjalë. Policia e Shtetit për 3 ditë rresht është gjendur përballë një situate të vështirë, ku forca të errëta kanë përdorur militantë, mercenarë dhe, çfarë është më e keqja, minorenë, duke i nxitur ata drejt akteve të dhunës ekstreme ndaj Policisë, institucioneve dhe bizneseve e pronës private. Kam kërkuar përgjatë gjithë kohës, që përgjigjja e Policisë të ishte proporcionale dhe të mos tejkalonte asnjëherë caqet e vendosura nga ligji, ashtu siç kam kërkuar hetim dhe ndëshkim për çdo dhunues e shkelës të ligjit. Por ligji absolutisht do të jetë i barabartë për të gjithë, si për ata që, të motivuar politikisht, dhunojnë me synimin për të krijuar kaos në Shqipëri, ashtu edhe për uniformat të cilat tejkalojnë kompetencat e ligjit. Profesionalizmi i Policisë së Shtetit matet jo vetëm me aftësinë për të garantuar rendin dhe sigurinë publike, por edhe me respektimin e ligjit dhe dinjitetit të çdo qytetari. Për këtë kam qenë dhe jam shumë i qartë dhe çdo shkelje e konstatuar do të marrë përgjigjen e merituar në përputhje me ligjin. Dua sot të bëj edhe një apel mbi të gjitha për prindërit e atyre minorenëve, të cilët marrin pjesë në aktet e dhunshme. Flisni me fëmijët, mos i lejoni ata të përdoren nga politika e mbrapshtë dhe as të rriten duke u edukuar se rruga për të fituar kalon nëpërmjet dhunës! Edhe njëherë, dua të siguroj të gjithë qytetarët shqiptarë se shteti i së drejtës do të triumfojë dhe siguria dhe rendi publik do të garantohen!/Dosja.al
Albana Koçiu TIRANË- Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ka dënuar dhunën e një nate më parë n&eum...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me protestën e studentëve dhe gjimnazistëve që vijon në T...
Protesta TIRANË- Kombet e Bashkuara në Shqipëri kanë reaguar për situatën e tensionuar gjatë protestave në Tiranë...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka denoncuar vendimet e gjykatës për masat e sigurisë ndaj protestuesv...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi kryeministrin Edi Rama se po e çon vendin drejt një konflikti ...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi kryeministrin Edi Rama se po e çon vendin drejt një konflikti ...
Olta Xhaçka dhe Artan Gaçi TIRANË- Ish-ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, është marrë zyrtarisht nën hetim nga ...
Protesta SHBA- Demonstruesit e udhëhequr nga studentët janë përplasur me policinë shqiptare në Tiranë për të tret...
TIRANË- Ish-zv.ministri i Arsimit, Oltion Rrumbullaku ka pasur një përplasje me kreun e deputetëve socialistë Taulant Balla në rr...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për protestat, duke deklaruar se qeveria nuk do të tërhiqet përball&eum...