21 November 2026, 08:03
Nga E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama mbledh sot Asamblenë e Partisë Socialiste në Tiranë, në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet vendore të 9 majit 2027. Në fokus të diskutimeve pritet të jetë organizimi elektoral i socialistëve, me vëmendje të veçantë te gara për Bashkinë e Tiranës.
Mbledhja është planifikuar të nisë në orën 11:00, në ambientet e “Xibrakut” dhe pritet që takimi të zhvillohet me dyer të mbyllura, por deri më tani nuk ka një njoftim zyrtar për këtë çështje. Kjo është mbledhja e radhës që Rama zhvillon me strukturat drejtuese të Partisë Socialiste, në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet e ardhshme vendore.
Të premten, kryeministri mblodhi ministrat dhe drejtuesit politikë të qarqeve në një takim në Kryeministri. Diskutimet u përqendruan te organizimi elektoral dhe intensifikimi i punës së strukturave të PS-së në të gjithë vendin.
Kryeministri u ka kërkuar socialistëve që prioritet të jetë vijimi i takimeve në terren, me qëllim evidentimin dhe adresimin e shqetësimeve të tyre. Rama gjithashtu u ka kërkuar përfaqësuesve socialistë të rrisin mobilizimin dhe të mos shkëputen nga komunikimi i drejtpërdrejtë me qytetarët.
Javën e kaluar më 14 nëntor, Rama mblodhi Asamblenë, ku fokusi ishte te zgjedhjet, ndërsa nuk munguan as kritikat dhe ndëshkimet për rebelët e partisë. Takimi në Lalëz u shënua nga përplasjet mes kryeministrit Rama dhe deputetes Elisa Spiropali, pasi kreu i socialistëve kërkoi përjashtimin e saj dhe të avokatit Plarent Ndrecës nga forumet e Partisë Socialiste.
Kërkesa për përjashtimin e tyre nga partia nuk u hodh në votim, ndërsa sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi, sqaroi më pas se Spiropali dhe Ndreca nuk do të jenë më pjesë e forumeve drejtuese, por do të mbeten anëtarë të partisë. Gjatë diskutimeve pati edhe kundërshtime nga disa figura socialiste, mes tyre Fatmir Xhafaj, Pandeli Majko dhe Erion Braçe./Dosja.al
edi rama asambleja e PS-së në Tiranë zgjedhjet vendore asambleja tiranes socialistet
Politike
20 November 2026, 22:50
E. D
Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka bërë thirrje presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, që ta njoh...
Politike
20 November 2026, 22:15
E. D
TIRANË- Media gjermane FOCUS raporton se Shqipëria synon të blejë dy raketahedhës amerikanë HIMARS, pas miratimit të s...
Politike
20 November 2026, 21:03
E.M
TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka publikuar vendimin për zgjedhjen e Endrit Shabanit në detyrën e Avokatit të Popullit, duke zbardhur k&e...
Politike
20 November 2026, 20:38
E. D
Elisa Spiropali
TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka regjistruar një procedim penal mbi kallëzime të mbërritura pranë k&e...
Politike
20 November 2026, 19:51
E.M
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, iu ka bërë thirrje grupeve të protestuesve në takimin me demkoratët&nb...
Politike
20 November 2026, 19:49
E.M
TIRANË- Qeveria ka propozuar krijimin e Dritares së Vetme Kombëtare për Doganat (DVKD), një platformë elektronike që ka p&eu...
Politike
20 November 2026, 19:32
E. D
TIRANË- Rreth tre milionë euro nga Fondi i Rindërtimit për vitin 2026 do të përdoren për riforcimin e banesave individ...
Politike
20 November 2026, 19:12
E.M
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka cituar se mbështetësit demokratë janë arkitektët e fundit të s&...
Politike
20 November 2026, 19:09
E. D
Niko Peleshi
KORÇË- Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi ka komentuar akuzat e fundit të deputetes Elisa Spiropali mbi mungesën e meri...
Politike
20 November 2026, 19:05
E.M
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës në foltoren e ripërteritjes në Tiranë pohoi se pas 3...