22 November 2026, 18:59
Nga E.d
Edi Rama
MAQEDONIA E VERIUT- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një vizitë në Shtëpinë Muze të Alfabetit Shqip në Manastir, një prej vendeve më domethënëse të historisë dhe identitetit kombëtar shqiptar. Gjatë vizitës, Rama u ndal te rëndësia historike e kësaj godine, duke e krahasuar vendimmarrjen e Kongresit të Manastirit me takimet historike të zhvilluara në Ballkan për çështje lufte dhe kufijsh.
Në një koment gjatë vizitës, kreu i qeverisë theksoi se ndryshe nga vendimet që shpesh janë marrë përmes konflikteve, në këtë shtëpi përfaqësuesit shqiptarë u mblodhën për të vendosur se si do të komunikonin mes tyre përmes një alfabeti të përbashkët.
Ai foli edhe për kontributin e Parashqevi Qiriazit, e cila ishte vetmja grua pjesëmarrëse në Kongresin e Manastirit, duke e cilësuar atë si një frymëzim edhe për hartimin e abetares së përbashkët me Kosovën. Më tej, lideri i qeverisë u ndal edhe tek sfidat me të cilat përballet sot gjuha shqipe në epokën e teknologjisë. Në lidhje me këtë ai tha se vendet dhe gjuhët e vogla kanë nevojë për projekte afatgjata që garantojnë ruajtjen dhe zhvillimin e identitetit gjuhësor.
Edi Rama: Në shitoren e Ballkanit ka plot shtëpi ku burra të rëndësishme janë ulur pas një oxhaku për të vendosur për një luftë për një kufi, derisa këtu në këtë shtëpi 118 vite më parë njerëzit u ulën për të vendosur se si do t’i shkruanin njëri tjetrit nga Manastiri në Shkodër. Mes burrave të këtij Kongresi ishte edhe një grua, Parashqevi Qirjazi që u bë një frymëzim për ne kur bëmë abetearen e përbashkët me Kosovën. Shqipja është në një agresion të madh si të gjithë vendet e vogla në kohën e teknologjisë.
Prandaj unë them se qeveria e Shqipërisë, e Kosovës, dhe të gjitha strukturat dhe institucionet që shqiptarët kanë sot, duhet të shohin më tutje me një projekt afatgjatë për shqipen, mbi themelet që i kemi ndërtuar tashmë. Do të ishte vërtet e pajustifikueshme përballë historisë, që Tirana dhe Prishtina, sot së bashku me të tjerët përreth, në këtë hapësirë ku shqipja gëzon të drejta që nuk i ka pasur më parë, të ndërmerrnin së bashku ndërtimin e një biblioteke të madhe digjitale të hapur për çdo fëmijë dhe mësues në mbarë botën.
Do ishte e mirë që kjo nismë të merrte jetë në një tryezë ku një mësuese nga Tirana, Prishtina, një tjetër nga Ulqini dhe dy të tjera që japin shqip të shtunave në Athinë apo Zyrih, të uleshin dhe të na mësonin se çfarë u ka munguar të hënën e shkuar në klasë. Dhe patjetër që do të mësojmë më shumë prej tyre sesa në mbledhje. Edhe në Shqipëri është një festë zyrtare dhe është bukur që kanë kalendarin në një ditë për nder të Alfabetit./Dosja.al
edi rama
Politike
22 November 2026, 17:31
E.d
Ilir Meta
TIRANA- Ish-presidenti, Ilir Meta ka reaguar ashpër ndaj projektbuxhetit të vitit 2027, duke akuzuar qeverinë për manipulim...
Politike
22 November 2026, 16:24
E.d
Erion Veliajn
Drejtori i Burgut të Fierit, Arben Qalliu, akuzoi Erion Veliajn se po përdor si “alibi” pretendimin se nuk po trajtohet ...
Politike
22 November 2026, 15:37
E.d
Foto ilustruse
TIRANA- Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri ka përcjellë një mesazh urimi për shqiptarët me ra...
Politike
22 November 2026, 14:36
G.M
Hristijan Mickoski
QAFË THANË- Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, është pyetur gjatë konferencës...
Politike
22 November 2026, 14:29
G.M
Edi Rama
QAFË THANË- Kryeministri Rama ka sqaruar deklaratën e tij lidhur me përfshirjen e pakicës bullgare në Kushtetutën ...
Politike
22 November 2026, 14:11
G.M
pamje
QAFË THANË- Një përplasje verbale mes kryeministrit Edi Rama dhe një gazetari shqiptar në Maqedoninë e Veriut ës...
Politike
22 November 2026, 12:43
G.M
Ilir Meta
TIRANA- Ish-presidenti Ilir Meta ka uruar Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, duke shprehur mirënjohje për Rilindasit dhe f...
Politike
22 November 2026, 11:47
G.M
Edi Rama & Erion Veliaj
FIER- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar pas refuzimit për tu operuar në Spitalin Memorial të F...
Politike
22 November 2026, 11:23
G.M
Elisa Spiropali
TIRANË- Ish-ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali, ka reaguar pas përjashtimit nga forumet e Partisë Socialiste, përmes nj&...
Politike
22 November 2026, 10:55
G.M
pamje
QAFË THANË- Kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, kanë inauguruar sistemin e int...