23 October 2026, 07:30
Nga DOSJA

ANGLI - Ruben Amorim nuk e fshehu zhgënjimin pas humbjes së Milanit ndaj Bournemouth, duke e cilësuar ndeshjen të mbyllur që në minutën e 20-të. Trajneri theksoi se përjashtimi i Mike Maignan ndikoi ndjeshëm në ecurinë e takimit, por pranoi se skuadra bëri gabime që nuk duhej të ndodhnin.
“Është e vështirë të flasësh për performancën. Pas 20 minutash, nuk kishte më ndeshje. U përpoqëm të mbroheshim dhe të sulmonim, por ajo goditje e lirë e vrau ndeshjen. Nuk mund të shkaktojmë penallti pas një goditjeje këndi dhe të përfundojmë me dhjetë lojtarë. Këto gabime nuk mund të bëhen, sidomos nga lojtarë me përvojë”, u shpreh Amorim.
Trajneri këmbënguli se skuadra e humbi vetë kontrollin e ndeshjes dhe nuk gjeti mënyrën për t'u rikthyer. Ai shmangu gjithashtu një analizë të lojës së Bournemouth pas përjashtimit, duke theksuar se ishte e vështirë të vlerësohej ajo që ndodhi pasi Milani mbeti me një lojtar më pak.
I pyetur nëse kishte folur me Maignan, Amorim u përgjigj se ende nuk kishte biseduar me lojtarët. Me një ndeshje tjetër që vjen pas vetëm dy ditësh, tekniku tha se skuadra duhet të përqendrohet te përmirësimet dhe të shmangë gabime të tilla në të ardhmen.
“Duhet të mendojmë se çfarë mund të përmirësojmë, por edhe të sigurohemi që të mbajmë 11 lojtarë në fushë”, përfundoi ai.
B.T (Dosja.al)
Sport
22 October 2026, 23:05
ANGLI - Mbrëmja e Europa League dhuroi një kapitullim të plotë për Milanin në udhëtimin ndaj Bournemouth, ku kuqezinjtë...
Sport
22 October 2026, 22:59
DANIMARKE - Mund të konsiderohet si një shans i madh i humbur, por Egnatia gjithësesi kthehet nga Danimarka me një tjetër pikë me ...
Sport
22 October 2026, 22:27
SHBA - Adri Mehmeti është vetëm 17 vjeç, por po përjeton një ngjitje të jashtëzakonshme në futbollin amerikan. Me...
Sport
22 October 2026, 21:02
ITALI - Mbrëmja e së mërkurës në Europa League ka sjellë emocione të forta, gola të shumtë dhe rezultate surpriz&eu...
Sport
22 October 2026, 17:49
SPANJE - Lionel Messi ka zbuluar se cilët janë dy golat më të rëndësishëm të karrierës së tij. Në nj&eum...
Sport
22 October 2026, 17:29
ANGLI - E ardhmja e Michael Carrick te Manchester United është vënë në pikëpyetje. Trajneri anglez, i cili mori drejtimin e ...
Sport
22 October 2026, 17:17
Luis Díaz i dëmtuar kundër Arsenalit
GJERMANI - Bayern Munich barazoi kundër Arsenalit në një ndeshje të shënuar nga...
Sport
22 October 2026, 17:11
Lamine Yamal, me prindërit e tij në Galanë e “Topit të Artë” 2024
SPANJE - Lamine Yamal kishte planifikuar një ...
Sport
22 October 2026, 16:43
SPANJE - Javier Tebas nuk e ka pritur në heshtje vendimin e Këshillit të Lartë të Sportit në Spanjë (CSD) për t&eu...
Sport
22 October 2026, 16:34
Hamilton dhe Alonso
GJERMANI - Ralf Schumacher ka ndezur debat në botën e Formula 1, duke vënë në pikëpyetje vazhdimës...