Nuk ndalet revolta/ Qytetarët mblidhen sërish para Kryeministrisë, tensione dhe përplasje me policinë
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Lëvizje në Bashkinë e Tiranës/ Veliaj firmos shkarkimin e dy drejtuesve, në pikëpyetje edhe e ardhmja e drejtoresh&...
Ironia e studentëve protestues/ Improvizojnë manekinin me fotografinë e Ramës, tentojnë ti vënë flakën 21 ...
Nga 1 janari deri më 31 tetor, Zyra ka marrë gjithsej 16.869 kërkesa për refuzimin e shërbimit ushtarak për arsye ndërgjegjeje, njoftoi një zëdhënëse e saj. K
Shërbimi ushtarak në Gjermani mbetet vullnetar. Megjithatë, kontrolli mjekësor për meshkujt është i detyrueshëm. Këtë vit numri i refuzimeve të shërbimit ushtarak për arsye ndërgjegjeje po rritet ndjeshëm. Që nga hyrja në fuqi e të ashtuquajturit Ligj për Modernizimin e Shërbimit Ushtarak në janar, numri i kërkesave për refuzimin e shërbimit ushtarak për arsye ndërgjegjeje në Gjermani është rritur ndjeshëm. Vetëm në tetor u paraqitën edhe gati 1.900 kërkesa të tjera, sipas të dhënave të Zyrës Federale për Familjen dhe Shoqërinë Civile (BAFzA), që i ka në dispozicion gazeta Rheinische Post.
Nga 1 janari deri më 31 tetor, Zyra ka marrë gjithsej 16.869 kërkesa për refuzimin e shërbimit ushtarak për arsye ndërgjegjeje, njoftoi një zëdhënëse e saj. Kështu, që nga vera numri pothuajse është trefishuar: deri në fund të qershorit 2026, Zyra Federale kishte raportuar 5.862 kërkesa të marra. Më 30 shtator, ajo numëronte tashmë 14.977 kërkesa, tha zëdhënësja në përgjigje të një pyetjeje.
Një numër dukshëm më i lartë aplikimesh se më parë
Në vitet e kaluara, Zyra Federale kishte regjistruar shumë më pak kërkesa për refuzimin e shërbimit ushtarak për arsye ndërgjegjeje: në 2025 ishin vetëm 3.879, një vit më parë vetëm 2.249. Kërkesa për refuzimin e shërbimit ushtarak nuk paraqesin vetëm rezervistët dhe ushtarët aktivë, por edhe ata që nuk e kanë kryer shërbimin.
Shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Gjermani është pezulluar prej vitit 2011. Me hyrjen në fuqi të ligjit të re, prej fillimit të këtij viti vizita mjekësore-ushtarake është e detyrueshme për burrat nga 18 vjeç. Por, edhe pse detyrimi mbetet i pezulluar, shërbimi ushtarak mund të refuzohet paraprakisht për arsye ndërgjegjeje, sipas nenit 4, paragrafi 3, të Ligjit Bazë.
Sipas të dhënave nga qeveria federale, Ligji për Modernizimin e Shërbimit Ushtarak ishte bërë i nevojshëm për shkak të situatës së re në lidhje me politikën e sigurisë në Evropë.
Rritjen e numrit të kërkesave për refuzimin e shërbimit ushtarak ekspertët e shpjegojnë me situatën e tensionuar të sigurisë përballë kërcënimit rus. Sipas vëzhguesve, një rol luajnë edhe raportimet për sjellje të papërshtatshme seksuale në Bundeswehr./DW
I dërguari i presidentit rus, Kirill Dmitriev (djathtas), pret të dërguarin e posaçëm amerikan, Steve Witkoff (majtas), dhe ...
foto ilustruese FRANCA- Një kërcënim për bombë është raportuar mëngjesin e së enjtes, 12 nëntor, në sta...
Foto ilustruse Tri vendet e para në renditjen e këtij viti për mbrojtjen e klimës mbetën sërish bosh, ashtu si edhe në vite...
pamje AUSTRALI- Një 17-vjeçar, i cili rezultonte i zhdukur prej gjashtë ditësh në një zonë të pyllëzuar ...
Ron DeSantis SHBA- Qyteti i Delray Beach në Florida ka njoftuar se nuk do të organizojë në vitin 2027 Paradën e Ditës s&...
harku triumfal SHBA- Nëntë anëtarë të familjes Kennedy kanë kërkuar ndërhyrjen e një gjykate federale p&eu...
pamje SHBA- Anija historike SS United States, dikur një nga mjetet më të famshme dhe më të shpejta të pasagjerëve n&...
Në Abu Dabi të Emirateve të Bashkuara Arabe u mbajtën bisedimet mes Ukrainës dhe Rusisë, të thirrura me nismën e SHBA-s...
SHBA- Këshilltari ligjor i Shtëpisë së Bardhë, Will Scharf, i ka dërguar një letër paralajmëruese kongresmen...
Jensen Huang SHBA- CEO i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, Jensen Huang, është përfshirë në një tjetër s...