LIVE UPDATES
Bota

Samiti BE-Ballkani Perëndimor sërish pa Serbinë: Brukseli optimist për udhëheqjen e re

Kështu bënë të ditur zyrtarë të lartë të BE-së, të përfshirë në përgatitjet për samitin që do të mbahet të mërkurën, më 25 nëntor, në Bruksel.

24 November 2026, 13:00 Nga G.M
Samiti BE-Ballkani Perëndimor sërish pa Serbinë: Brukseli
Selia e Komisionit Evropian në Bruksel

 

Serbia “me shumë gjasë” nuk do të harmonizohet me deklaratën përfundimtare të samitit të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor, pasi ushtruesi i detyrës së presidentit të Serbisë dhe kryetari i Kuvendit, Aleksandar Çupiq, nuk do të marrë pjesë në këtë takim. Kështu bënë të ditur zyrtarë të lartë të BE-së, të përfshirë në përgatitjet për samitin që do të mbahet të mërkurën, më 25 nëntor, në Bruksel.

Në deklaratën përfundimtare, ndër të tjera, thuhet se madhërimi i kriminelëve të luftës, mohimi i gjenocidit dhe revizionizmi historik nuk janë në pajtim me vlerat themelore të BE-së. Nga vendet e rajonit kërkohet të kultivojnë respektin dhe solidaritetin ndaj të gjitha viktimave, si dhe të respektojnë vendimet e gjykatave ndërkombëtare dhe vendore për krime lufte.

Çupiq mori detyrën javën e kaluar, pasi u zgjodh kryetar i Kuvendit të Serbisë, më 19 nëntor. Ai njëkohësisht ushtron edhe detyrën e presidentit të këtij vendi, pasi Aleksandar Vuçiq dha dorëheqje në shtator, kur vendosi të kandidonte për kryeministër.

BE-ja shpreh mirëkuptim për mungesën e Çupiqit

Diplomatët në Bruksel shprehën mirëkuptim për vendimin e Çupiqit për të mos marrë pjesë në samit. Ky samit ishte mundësia e parë që fituesit e zgjedhjeve të tetorit në Serbi të merrnin pjesë në një takim evropian të nivelit më të lartë politik.

Zyrtarët e përfshirë në përgatitjet e samitit vlerësuan se mungesa e Çupiqit është e kuptueshme, duke pasur parasysh tranzicionin politik në Beograd. Ata shtuan se i shohin me optimizëm marrëdhëniet me autoritetet e ardhshme serbe.

Zyrtarët e BE-së konfirmuan se presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, kishte zhvilluar një “bisedë shumë të mirë” me Çupiqin. Ky i fundit e kishte njoftuar Costën se vendimi për të mos marrë pjesë në samit lidhej me “zhvillimet urgjente” në Kuvendin e Serbisë.

Sipas këtyre burimeve, gjatë bisedës telefonike, të dy u pajtuan që të takohen në “mundësinë e parë të radhës”. Në atë takim pritet të diskutohet për afrimin e Serbisë me Bashkimin Evropian, por edhe për prioritetet e përcaktuara nga Lista Studentore - para së gjithash për luftën kundër korrupsionit dhe sundimin e ligjit.

“Në përgjithësi, marrëdhëniet me Qeverinë dhe autoritetet e ardhshme serbe i shohim me shumë optimizëm”, tha një zyrtar i BE-së.

Lista Studentore shënoi fitore bindëse ndaj Partisë Përparimtare Serbe (SNS) në zgjedhjet e 25 tetorit në Serbi dhe, me 140 deputetë, siguroi shumicën absolute në Kuvend. Çfarë pret BE-ja nga udhëheqja e re e Serbisë?

Sipas zyrtarëve evropianë, shtetet anëtare të BE-së do të presin nga autoritetet e ardhshme në Beograd të njëjtën gjë që kanë kërkuar edhe nga pushteti i mëparshëm: sundimin e ligjit, një orientim të qartë strategjik dhe përparim në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.

Kosova dhe pritjet nga samiti i Brukselit 

Harmonizimi me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së, përfshirë sanksionet, mbetet kërkesë e vazhdueshme e Brukselit ndaj Beogradit. Sipas të dhënave të BE-së, Serbia vazhdon ta ketë shkallën më të ulët të harmonizimit në rajon - prej rreth 59 për qind.

Megjithatë, zyrtarët evropianë shprehin mirëkuptim për faktin se autoriteteve të reja u duhet kohë për t’u konsoliduar dhe se ato janë të përqendruara në çështjet e brendshme dhe në sundimin e ligjit. Komisioni Evropian vlerëson, prej kohësh, se grupkapitulli i tretë në negociatat e anëtarësimit me Serbinë është teknikisht i gatshëm për t’u hapur, por se shtetet anëtare ende nuk kanë arritur pajtim për këtë gjë.

“Sundimi i ligjit, lufta kundër korrupsionit, liria e mediave - të gjitha këto do të ndihmojnë në rikthimin e një shkalle të besimit të shteteve anëtare”, tha një burim evropian, duke folur për mundësinë e zhbllokimit të negociatave të anëtarësimit të Serbisë në BE.

BE-ja pret formimin e institucioneve në Serbi për vazhdimin e dialogut me Kosovën

Sa i përket dialogut me Kosovën, BE-ja, mësa duket, nuk planifikon të organizojë ndonjë takim në nivel udhëheqësish para formimit të institucioneve të reja në Serbi. Zyrtarët e BE-së konfirmuan se shefja e diplomacisë evropiane, Kaja Kallas, është e gatshme të thërrasë një takim të nivelit të lartë, por se për këtë nevojiten “partnerë të qëndrueshëm institucionalë”.

“Do të duhet pak kohë derisa Serbia të ketë një qeveri dhe më pas do t'i vazhdojmë diskutimet”, tha një zyrtar.

Një pjesë e deklaratës përfundimtare të samitit i kushtohet edhe dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Në të theksohet se mungesa e përparimit në normalizimin e marrëdhënieve ngadalëson rrugën e të dyja palëve drejt Bashkimit Evropian. Udhëheqësit e BE-së do të kërkojnë zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura në kuadër të dialogut, duke paralajmëruar se përfitimi i fondeve nga Plani i Rritjes kushtëzohet me një qasje konstruktive ndaj këtij procesi.

Samiti i dytë radhazi pa Serbinë

Ky është samiti i dytë i rregullt që mbahet në Bruksel pa përfaqësues të Serbisë.

Në dhjetor të vitit të kaluar, presidenti i atëhershëm i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, bojkotoi samitin, si reagim ndaj moshapjes së grupkapitullit të tretë në negociatat e anëtarësimit në BE. Edhe atëherë, Serbia nuk u harmonizua me deklaratën përfundimtare të samitit./REL

BE

Sondazh

"Unë kërkoj drejtësi"/ Erion Vishkulli del nga Prokuroria: Shqipëria është e jona!

"Unë kërkoj drejtësi"/ Erion Vishkulli del nga Prokuroria: Shqipëria është e jona!

Aksident i trefishtë në aksin Lezhë-Milot, plagosen tre persona, mes tyre një i mitur

Policia e qëlloi me plumb gome në sy gjatë protestave, Erion Vishkulli paraqitet për të dëshmuar...

Spiropali: Rama ose të bëhet burrë e të mbajë përgjegjësi ose të ikë

Spiropali: Po kam folur, në interes të Shqipërisë dhe qeverisë si Ministre e Jashtme

Spiropali: Të hapet gara brenda PS-së pas 17 vitesh, jam e gatshme të marrë pjesë

Hetimi nga SPAK, Spiropali: Kallëzim anonim dhe luftë politike, nuk më bëjnë dot shantazh

Spiropali: Nuk janë mollët dhe dardhat problemi, por baçja e kontaminuar

Çështja Balluku, Spiropali: Isha një nga dy deputetët që nuk votova me grupin e PS, mora kritika

Spiropali: 40 vetë as e kanë ngritur dorën në mbledhjen e grupit parlamentar

A do të krijoni parti të re? Spiropali: Jam socialiste e bindur, do bëj betejën time

Spiropali pas shkarkimit nga grupi i PS-së: Vendime nul, nuk pati votim

Elisa Spiropali: Pushteti është ekstremisht i përqëndruar te një dorë

Spiropali flet pas përjashtimit nga grupi i PS-së: Po e marr si dekoratë, ata që duhet të ikin...

Digjet një makinë gjatë natës në Vlorë, dyshime se flakët nisën nga një kosh mbeturinash

Hynin në banesa dhe kryenin grabitjet për 10 minuta, arrestohen tre shqiptarë në Spanjë...

"Bandat do të përfundojnë para ligjit"/ Berisha: Nuk ka zgjedhje në kushtet e partisë shtet

"Fjalën e fundit e ka sovrani"/ Berisha i drejtohet Ramës: 28 Nëntori po vjen!

Bylykbashi largohet nga drejtimi politik i PD-së në Durrës: Dorëzova detyrën te Berisha

Pas plagosjes me thikë, alarm në Fier! Një tjetër person kapet në kamera me thikë në dorë

178 ditë tubim/ Protestuesit grumbullohen para godinës së Kryeministrisë

Ambasadori i SHBA, Eric Wendt zhvillon një vizitë në Prokurorinë e Posaçme

Ndërhyrja kirurgjikale e Veliajt, Ndreca: Nuk e përcakton prokurori se kush mjek do e operojë...

Spiropali u përjashtua nga Grupi Parlamentar i PS, Balla: Më vjen keq që duhet të shkonim...

Rama: Qytetari do njoftohet në E-Albania! Së shpejti policët dhe inspektorët e terrenit

Shiu dhe dëbora sjellin probleme në Tropojë, shembet rruga Bajram Curri–Cernicë, bllokohet...

Reshjet e para të dëborës mbërrijnë edhe në Qafë-Thore, borëpastrueset dalin në terren

Reshjet e dëborës përfshijnë juglindjen e vendit, zbardhen zonat malore të Korçës dhe Ersekës

Vijon marshimi në Tiranë, qytetarët prej 177 ditësh në protestë kundër Ramës: Më 28 nëntor...

Protesta e 177-të në Tiranë/ Qytetarët nisin marshimin dhe paralajmërojnë mobilizim më 28 nëntor

Ndreca nuk lejohet të takojë Veliajn në burgun e Fierit: Do t’i kërkoj Gjykatës të ndërhyjë

Avokati Plarent Ndreca denoncon pengesën në burgun e Fierit: Prej 90 minutash jam në pritje...

Tensione në protestën para Kryeministrisë, policia shtyn qytetarët dhe nuk i lejon...

Zbulohet ambienti sekret nëntokësor i kanabisit në Shkodër, 10 të arrestuar!

Ndërhyrje në lumin e Vërdovës, IKMT shemb banesa dhe ura për t’i hapur rrugë rehabilitimit

Berisha: Negociata pa paragjykime për të zgjedhur kandidatin për bashkinë e Tiranës

Berisha: Do të paraqesim amendamentet tona për rritjen e pagave dhe vendosjen e minimumit jetik

Berisha u bën thirrje mediave: Kohën që ia jepni ish-Çupit, ish-Spahisë, llogariteni për PS-në

Berisha: Mediat llogarisin si minutazh të PD-së edhe kur ‘ish-ët’ e mi bëhen avokatë të Ramës

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës