24 November 2026, 10:31
Nga E. D

SERBI- Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mëngjesin e sotëm në Shkollën e Parë Teknike në Kragujevac të Serbisë, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona. Lidhur me ngjarjen është arrestuar një nxënës 17-vjeçar i kësaj shkolle.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, policia është njoftuar rreth orës 08:00 për incidentin, ku një person dyshohet se është plagosur nga arma e zjarrit, ndërsa tjetri nga copat e xhamit të thyer.
Autoritetet bëjnë me dije se 17-vjeçari dyshohet se ka qëlluar me një pushkë të kalibrit të vogël në korridorin e shkollës. Ai është neutralizuar dhe arrestuar nga policia, e cila ndodhet në vendngjarje për të zbardhur plotësisht rrethanat e incidentit.
Pas ngjarjes, në Ministrinë e Arsimit të Serbisë është ngritur një shtab krize. Një ekip i ministrisë është nisur menjëherë drejt shkollës në Kragujevac për të ndjekur nga afër situatën. Ministri i Arsimit në detyrë, Dejan Vuk Stanković, ka zhvilluar bisedime me drejtuesin e Administratës Shkollore në Kragujevac dhe kryetarin e bashkisë, Nikola Dašić.
Drejtori i Shkollës së Parë Teknike, Nemanja Joksimović, deklaroi se të gjithë nxënësit janë larguar të sigurt nga godina pas të shtënave. Ai bëri të ditur se një nxënëse është plagosur, por jeta e saj nuk është në rrezik.
“Me reagimin e shpejtë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, nxënësi u arrestua. Ne po ndjekim situatën dhe do të bëjmë gjithçka që mësimi të normalizohet sa më shpejt të jetë e mundur”, deklaroi drejtori.
Joksimović shtoi se ngjarja ndodhi gjatë orës së parë të mësimit, ndërsa theksoi se nxënësi i arrestuar nuk kishte shfaqur më parë probleme në shkollë. Ndërkohë, policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa priten informacione të tjera pas përfundimit të këqyrjes së vendit të ngjarjes./Dosja.al
Të shtëna me armë zjarri ne serbi
Bota
24 November 2026, 09:17
E. D
SHBA- “Hëna e Kastorit”, siç njihet ndryshe hëna e plotë e muajit nëntor, do të arrijë kulmin e saj sonte...
Bota
24 November 2026, 08:45
E. D
UKRAINË- Më shumë se 700 mijë ushtarë rusë janë vrarë gjatë luftës gati pesëvjeçare në Ukrai...
Bota
24 November 2026, 08:35
E. D
DANIMARKË- Gjykata e Lartë e Danimarkësvendosi në favor të një shoqate banesash që kishte ndërprerë 91 k...
Bota
24 November 2026, 08:20
E. D
“El Chapo Isidro”
MEKSIKË- Fausto Isidro Meza Flores, i njohur me nofkën “El Chapo Isidro” dhe i konsideruar si nj&eu...
Bota
24 November 2026, 08:07
E. D
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, dhe kancelari gjerman Friedrich Merz
BERLIN- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark ...
Bota
23 November 2026, 23:00
E.d
Mark Rutte dhe Friedrich Merz
Raketat që ranë të premten (20.11.) në territorin e Polonisë ishin sot temë e diskutimeve në...
Bota
23 November 2026, 22:48
E.d
Foto ilustruse
SHBA- Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë njoftuar një paketë të re sanksionesh ekonomike ndaj individëve d...
Bota
23 November 2026, 22:40
E.d
Volodymyr Zelensky
UKRAINA- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka paralajmëruar se Rusia po përgatit një valë të re sulmesh ajr...
Bota
23 November 2026, 22:31
E.d
Parastou Ahmadi
IRAN- Një ngjarje e rëndë është raportuar në Iran, ku këngëtarja 29-vjeçare Parastou Ahm...
Bota
23 November 2026, 22:19
E.d
Melania Trump
SHBA- Zonja e Parë e SHBA-së, Melania Trump ka nisur zyrtarisht përgatitjet për festat e Krishtlindjeve në Sht&...