16 October 2026, 18:06
Nga Irena Beqiraj
Irena Beqiraj
Sot është turp të jesh socialist !
Teksa shikoj videot e të rinjve që hiqen zvarrë, ndiej turp për të majtën kriminale të këtij vendi.
Më përzihet stomaku sa herë shoh socialistë të vjetër, disa të plakur në politikë e të tjerë në prag të portave të Shën Pjetrit, që, për të ruajtur privilegjet personale, kanë humbur vetëdijen politike.
Karakteri i një politikani nuk matet vetëm nga fitoret që arrin, reformat që harton , por nga vendimet që merr kur çmimi për të bërë atë që është e drejtë është pikërisht humbja e pushtetit. Në momente të tilla, humbja e pushtetit mund të bëhet forma më e lartë e vetëdijes politike.
Sot, besnikëria juaj politike bie ndesh me përgjegjësinë që keni. Bindja ndaj autokratit socialist ju detyron të sakrifikoni integritetin personal, atë integritet që, ndoshta me naivitet, besoja se disa prej jush ende e kishit.
Politika nuk është profesion, është mision. Me politikë duhet të merret ai që dëshiron të lërë gjurmë në histori, jo ai që kërkon të qëndrojë me çdo kusht edhe me dhunë mbi fëmijët në pushtet, për të siguruar ca para më shumë për nipërit e mbesat .
Historia nuk nderon asnjëhërë ata që qëndruan më gjatë në pushtet. Ajo nderoi ata që patën guximin të mbronin vendin kur të tjerët, nga frika, zgjodhën heshtjen.
Një politikan që zgjedh anën e duhur mund të humbasë karrierën, por fiton diçka shumë më të qëndrueshme: respektin e historisë.
Pushteti, në fund të fundit, është i përkohshëm. Për dreq, të gjithë jemi të vdekshëm! Janë zgjedhjet e vështira ato që përcaktojnë vlerën e një politikani dhe gjurmën që ai lë në jetën publike.
Të shumtë janë ata që më thonë se nuk keni këllqe, se keni skelete në dollap, se pushteti ju ka ç'burrëruar. Por, edhe sikur të jetë kështu, më mirë një fund i tmerrshëm sesa një jetë politike pa nder. Më mirë të humbasësh gjithçka sesa të mbetesh peng i një sekti politik që, sipas bindjes sime, përfaqëson një nga deformimet më të rrezikshme të jetës publike shqiptare që prej themelimit të shtetit më 1912.
Karma is not a bitch. Përkundrazi, është një llogaritare hyjnore. Mos e harroni këtë!
Jam përpjekur maksimalisht ta mirëkuptoj pamundësinë tuaj për të vepruar. Por nuk mund ta pranoj kurrsesi justifikimin e askujt prej jush se janë të rinjtë ata që po i vënë zjarrin Shqipërisë.
Zjarrin Shqipërisë po ia vini ju!
Për 136 ditë, njerëzit protestuan në mënyrë paqësore. Çfarë bëtë ju gjatë gjithë kësaj kohe?
Vazhduat të miratonit ligje dhe të mbanit në këmbë mekanizma që, lejojnë kalimin e parave e prona publike pa garë e pa mbikëqyrje tek Roni dhe shokët e tij. Jo vetëm kaq, por u tallët me njerëzit që protestonin.
Dhe, si qershia mbi tortë, ofruat praninë tuaj besnike, me orar të përcaktuar, për të admiruar modelin e ri të flokëve të Zeqinesë dhe një mori personazhesh të tjera pa vlerë që i shërbejnë pushtetit.
Zjarrin Shqipërisë po ia vini ju, sepse me modelin tuaj ekonomik të "dolce vitta-s", me kazino, hotele, verë, drogë e prostitucion, po ndërtoni një vend ku të rinjtë humbasin shpresën për të ardhmen.
Jeni ju që e kthyet Shqipërinë siç thoshte shefi juaj " në atdheun e dashur të çdo maskarai dhe në tokë armike për çdo shqiptar që nuk pranon të bëhet horr".
Dhe kufomën politike të Ramës në pushtet e mbani ju. Po po ju! Sepse nuk u bëtë kurrë politikanë. Mbetët transaksionalë, të burgosur të formulës «më jep, të të jap». Mbetët të vegjël. Mbetët ushtarë të bindur, aty ku duhej të ishit përfaqësues të qytetarëve.
E kthyet partinë në strehë privilegjesh dhe përfaqësimin qytetar në pazar interesash. Në vend që të ushtronit pushtetin për të mbrojtur interesin publik, zgjodhët të mbronit pushtetin edhe kur ai bie ndesh me përgjegjësinë tuaj përfaqësuese.
Dhe kjo është tragjedia juaj: ju e dini që nuk po i shërbeni më një ideali politik, por mbijetesës së një pushteti që e ka zëvendësuar idealin me interesin, bindjen me frikën dhe përgjegjësinë me llogarinë personale.
Hekuri i mirë nuk përdoret kurrë për gozhdë. Prandaj, sot, të quhesh socialist është turp. Jo thjesht për shkak të Ramës, por për shkakun tuaj: sepse ju, që duhej të mbronit dinjitetin e së majtës, e kthyet politikën nga mision në biznes, partinë nga ideal në instrument privilegjesh dhe përfaqësimin politik nga përgjegjësi në pazar.
irena beqiraj
Editorial
15 October 2026, 09:57
Auron Janku
Auron Janku
Kjo tokë është djegur disa herë. Ka parë perandori që janë zhdukur, diktatura që kanë sunduar me frik...
Editorial
10 October 2026, 22:50
Auron Janku
Nuk mjafton të ndryshojmë herë pas here një nen të Kushtetutës, një dispozitë të ligjit për partitë pol...
Editorial
10 October 2026, 15:36
Bojken T
Në Shqipëri, duket se gjithçka mund të kthehet në para: pushteti, fama, trupi, marrëdhëniet dhe madje edhe turpi. Mjafton...
Editorial
4 October 2026, 07:34
Auron Janku
Auron Janku
Kur pushtetet harrojnë se shteti nuk është pronë e askujt
Ka një moment kur një konflikt për para pushon s&...
Editorial
2 October 2026, 14:08
Nga Agim Nesho
Agim Nesho
Korrupsioni ka kohë që e ka shkatërruar shtetin, hequr shpresën dhe larguar shqiptarët në masë. Deri te rasti...
Editorial
2 October 2026, 10:57
Auron Janku
Auron Janku
Ka ligje që mbrojnë qytetarin nga pushteti dhe ligje që i japin pushtetit më shumë mjete për ta mbrojtur qytetari...
Editorial
28 September 2026, 11:54
Meri Lika
Meri Lika
Fillimisht po e sqaroj lexuesin për opinionin që jep një auditues kur auditon pasqyrat financiare të një shoqërie. ...
Editorial
27 September 2026, 18:42
Enton Abilekaj
Enton Abilekaj
Që nga kanabizimi i organizuar prej qeverisë në vitin 2016, dhjetra skandale të mëdha kanë ndodhur, qindr...
Editorial
26 September 2026, 09:47
Auron Janku
Auron Janku
Çfarë ndodh me një vend kur ata që fituan luftën nuk dinë të largohen nga pushteti?Lufta ka një fund....
Editorial
21 September 2026, 18:05
Eriseld Zeneli
Edi Rama
Ekziston një paradoks politik që Europa vazhdon ta vëzhgojë me njëfarë tolerance. Shqipëria është qev...