7 November 2026, 11:27
Nga E. D

TIRANË- SPAK ka zbardhur rolet dhe ndarjen e detyrave mes drejtuesve të organizatës kriminale që dyshohet se trafikoi 61 tonë kokainë nga Amerika e Jugut drejt Europës. Sipas hetimeve, Ervis Çela siguronte kokainën në vendet e origjinës dhe koordinonte transportin e saj nga Bolivia drejt Paraguait, ndërsa Franc Çopja merrej me financimin e ngarkesave, organizimin e transportit ndërkombëtar, nxjerrjen e drogës nga portet europiane dhe shitjen e saj.
Në nivelin e parë drejtues ishte edhe Fadil Balla, i cili bashkëpunonte kryesisht me Çelën. Ndërsa Petrit Lakatos, krahu i djathtë i Çopjas, kishte për detyrë nxjerrjen e ngarkesave nga porti i Anversës në Belgjikë dhe shpërndarjen me shumicë të kokainës në Holandë.
Mikolvan Mullaj koordinonte operacionet nën drejtimin e Çelës dhe Ballës. Sipas SPAK, Lakatos dhe Mullaj kishin persona në varësi, të cilët merreshin me transportimin dhe dorëzimin e drogës, si dhe me mbledhjen e parave. Hetimet zbulojnë kështu një strukturë të organizuar me role të ndara, nga sigurimi i kokainës në Amerikën Latine dhe transportimi i saj drejt Europës, deri te shpërndarja dhe shitja në tregun europian.
PJESË NGA NJOFTIMI I SPAK:
Nga analiza e komunikimeve dhe e të dhënave të tjera të administruara, Ervis Çela dhe Franc Gergely rezultojnë të kenë pasur funksione me rëndësi të veçantë në organizimin dhe koordinimin e aktivitetit të dyshuar kriminal.
Ervis Çela merrej me furnizimin në vendet e origjinës, përfshirë kontaktet me furnizuesit në Amerikën Latine, sigurimin dhe financimin e sasive të kokainës, diskutimin e cilësisë dhe çmimeve të saj, organizimin e transportit nga zonat e prodhimit drejt Paraguait, si dhe koordinimin e transportit rrugor dhe ajror me avionë të vegjël nga Bolivia drejt Paraguajit, në bashkëpunim me persona të tjerë të përfshirë. Ervis Çela rezulton gjithashtu i lidhur me procesin e grumbullimit, magazinimit dhe përgatitjes së ngarkesave për eksport, si dhe me ngarkimin e lëndës narkotike në portin e Villetës, Paraguaj.
Franc Gergely merrej kryesisht me financimin dhe koordinimin e fazave të mëtejshme të aktivitetit, duke përfshirë organizimin e transportit ndërkombëtar, sigurimin dhe koordinimin e kompanive porositëse për mallrat e ligjshme që përdoreshin për kamuflimin e kokainës, organizimin e nxjerrjes së ngarkesave nga portet europiane, kryesisht nga porti i Anversës, Belgjikë, si dhe menaxhimin e shitjes së lëndës narkotike në Europë, për llogari të Ervis Çelës dhe bashkëpunëtorëve të tjerë.
Nga komunikimet e analizuara rezulton se laboratorët e prodhimit të kokainës në zonën e Andeve, veçanërisht në Bolivi, referoheshin me termin “kuzhina”. Në këtë fazë të furnizimit, Ervis Çela rezulton të ketë pasur rolin qendror. Komunikimet e tij me Franc Gergelyn evidentojnë bashkërendimin mes dy hallkave, atë të furnizimit dhe më pas të financimit dhe transportit ndërkombëtar. Sipas komunikimeve të administruara, pas sigurimit në vendet e origjinës, kokaina transportohej drejt Paraguait, ku magazinohej dhe përgatitej për eksport. Për këtë qëllim përdorej edhe transporti ajror me avionë të vegjël nga Bolivia drejt zonave rurale të Paraguait. Në komunikime përmenden ngarkesa deri në rreth 500 kg, të cilat pas mbërritjes transferoheshin në kamionë të tonazhit të rëndë, të posaçëm për transportin e lëndës narkotike.
Pas mbërritjes në Paraguaj, kokaina grumbullohej, magazinohej dhe përgatitej për eksport drejt Europës. Nga të dhënat e administruara rezulton se janë përdorur shoqërite tregtare P.T.S.A. dhe E.P.S.R.L., në pronësi të shtetasit D.I.B.C. Përmes kësaj infrastrukture tregtare, lënda narkotike ripaketohej dhe fshihej në ngarkesa që përmbanin produkte të ligjshme si; stuko patinimi, bojëra dhe produkte të tjera industriale. Përdorimi i këtyre shoqërive mundësonte krijimin e një mbulese tregtare për eksportet, duke e integruar transportin e kokainës në qarkullimin e zakonshëm të mallrave ndërkombëtare./Dosja.al
spak
Aktualitet
7 November 2026, 11:10
E. D
SPAK
TIRANË- SPAK ka zbardhur mënyrën se si funksiononte organizata kriminale ndërkombëtare e drejtuar nga Franc Gergely dhe Er...
Aktualitet
7 November 2026, 11:04
E. D
VLORË- Shtatë fëmijë të kopshtit nr. 10 në Vlorë dyshohet se janë helmuar nga ushqimi, pasi kanë shfaqur simptoma ...
Aktualitet
7 November 2026, 10:54
E. D
BULQIZË- Detaje të reja janë zbardhur nga hetimet për vdekjen e 62-vjeçarit Urim Fiku, i cili humbi jetën më 3 në...
Aktualitet
7 November 2026, 10:44
E. D
TIRANË- SPAK ka zbardhur pasuritë e sekuestruara në kuadër të hetimit ndaj organizatës kriminale të Franc Çopjas...
Aktualitet
7 November 2026, 10:01
E. D
TIRANË- SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim 16 persona, pjesë e grupit kriminal të Franc Çopjas dhe Ervis...
Aktualitet
7 November 2026, 09:58
E. D
ATHINË- Detaje të reja janë zbardhur nga arrestimi në Athinë i 43-vjeçarit shqiptar Nikolin Pali, i dënuar në mu...
Aktualitet
7 November 2026, 09:44
E. D
TIRANË- Një tjetër produkt i tregtuar në Shqipëri po tërhiqet nga tregu pas një sinjalizimi nga jashtë vendit.&nbs...
Aktualitet
7 November 2026, 09:39
E. D
makina e djegur
ELBASAN- Policia e Elbasanit ka zbardhur dinamikën e ngjarjes së rëndë të ndodhur në orët e para t&eum...
Aktualitet
7 November 2026, 09:19
E. D
kanabisi
SHKODËR- Dy vëllezër, 49 dhe 57 vjeç, janë arrestuar nga policia e Shkodër, si dhe është shpallur në k...
Aktualitet
7 November 2026, 09:17
E. D
TIRANË- Gazetarët dhe subjektet mediatike në Shqipëri vijojnë të përballen me padi të pabazuara për shpifje, ...