https://dosja.al/problematikat-qe-shkaktuan-reshjet-e-shiut-ne-shkoder-demtohet-catia-e-shkolles-9-vjecare-ne-iballe-i527720
Kushtet atmosferike në ...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Sport
VIDEO / Kuqezinjtë zhbllokojnë ndeshjen, Asani shndërron në gol një penallti!
Në pjesën e dytë zëvendësimet dhe ritmi i kuqezinjëve ishte disi më ndryshe deri sa në minutën e 68-të
4 September 2025, 19:33Nga DOSJA
GJILBRALTAR - Shqipëria luan përballë Gjibraltarit në një miqësore për të provuar forcën përpara sfidës kualifikuese për Botërorin e 2026-ës, me Letoninë në Tiranë.
Takimi që po luhet në Europa Point Stadium të Gjibraltarit, gjykohet nga treshja uellsiane Aaron Wyn Jones, Daniel Beckett, Harry Hendricks ndërsa i katërt do të jetë arbitri vendas, Jason Barcelo.
Sylvinho ka zgjedhur të hedhë në fushë lojtarë të cilët nuk janë zgjedhur gjithmonë të jenë në formacionin e parë. Dhe në mbyllje të pjesës së pare rezultati mbeti 0-0, në një takim të vakët dhe me ritëm të ulët jo vetëm nga vendasit por edhe nga kuqezinjtë që pritet të ndryshojnë fytyrë në pjesën e dytë me zëvendësimet e parashikuara.
Në pjesën e dytë zëvendësimet dhe ritmi i kuqezinjëve ishte disi më ndryshe deri sa në minutën e 68-të kuqezinjtë fituan një penallti të shndërruar në gol nga Jasir Asani.