19 October 2026, 18:20
Nga DOSJA

ANGLI - Nga studiot e CBS Sports te skena e “Topit të Artë”. Thierry Henry do të jetë një nga prezantuesit e ceremonisë së këtij viti, së bashku me Kate Scott. Organizatorët konfirmuan emrat e dy figurave që do të drejtojnë mbrëmjen e madhe të futbollit, e cila do të zhvillohet të hënën, më 26 tetor, në Londër.
Për legjendën franceze të Arsenalit, kjo do të jetë hera e parë në rolin e prezantuesit të këtij eventi, ku do të zëvendësojë ish-fituesin e “Topit të Artë”, Ruud Gullit. Zgjedhja e Henryt lidhet edhe me faktin se ceremonia e 70-të e çmimit do të mbahet në kryeqytetin anglez, një qytet me të cilin ish-sulmuesi ka një lidhje të veçantë nga karriera e tij me Arsenalin.
Henry dhe Kate Scott njihen mirë me njëri-tjetrin, pasi bashkëpunojnë në programin “Golazo” të CBS Sports, ku analizojnë ndeshjet e Champions League së bashku me Jamie Carragher dhe Micah Richards.
“Jam i nderuar që do të prezantoj ceremoninë e “Topit të Artë” këtë vit. Londra është shtëpia ime. Kam një lidhje të thellë me këtë qytet, kulturën e tij të futbollit dhe tifozët e apasionuar. Të drejtoj këtë ceremoni këtu, së bashku me kolegen dhe mikeshën time Kate, duket si zgjedhja e natyrshme. Premton të jetë një mbrëmje e jashtëzakonshme, që do të festojë talentet më të mëdha të futbollit”, u shpreh Henry.
Edhe Kate Scott shprehu kënaqësinë për rikthimin në këtë skenë. Për prezantuesen britanike, kjo do të jetë hera e katërt në këtë rol, pas eksperiencave të mëparshme në vitet 2014, 2015 dhe 2025.
“Topi i Artë” është një mbrëmje ikonike në kalendarin e futbollit dhe përfaqëson kulmin e një karriere. Është kënaqësi të shohësh botën e futbollit të bashkohet për të festuar lojtarët që frymëzojnë breza të tërë. Jam e nderuar që do të prezantoj sërish këtë ngjarje legjendare”, deklaroi ajo.
Edicioni i vitit 2026 do të jetë i veçantë, pasi për herë të parë ceremonia do të organizohet në Londër, në teatrin London Palladium, në kuadër të 70-vjetorit të çmimit. Emri i fituesit do të zbulohet gjatë mbrëmjes së 26 tetorit, kur yjet më të mëdhenj të futbollit do të mblidhen për të nderuar sezonin dhe paraqitjet më të spikatura.
B.T (Dosja.al)
Sport
19 October 2026, 18:01
ANGLI - Manchester City do të duhet të bëjë pa Antoine Semenyon për rreth tetë javë. Lajmin e konfirmoi trajneri Enzo M...
Sport
19 October 2026, 17:49
KROACI - Një incident i rëndë ka tronditur futbollin kroat. 23 mbështetës të Hajduk Split janë akuzuar për nxitje ...
Sport
19 October 2026, 17:28
Tifozët e Freiburgut gjatë ndeshjes së tyre jashtë fushe kundër Racing Genk më 12 mars në ndeshjen e parë të raund...
Sport
19 October 2026, 17:19
ZVICER - Çështja e finales së diskutuar të Kupës së Afrikës 2025 do të mbetet pezull edhe për disa javë...
Sport
19 October 2026, 17:12
Nga e majta në të djathtë, Joan Laporta, presidenti i Barçës, Aleksander Ceferin, presidenti i UEFA-s dhe Nasser al-Khelaïfi, p...
Sport
19 October 2026, 17:00
ITALI - Pasi u rikthye në formë në ligë, Roma po kërkon të sigurojë fitoren e parë në Ligën e Kampionëve...
Sport
19 October 2026, 16:53
BRAZIL - Një histori e pazakontë ka përfshirë sulmuesin brazilian Richarlison dhe Flavio Bolsonaron, djalin e ish-presidentit të Brazi...
Sport
19 October 2026, 16:30
GJERMANI - Michael Olise është në prag të një marrëveshjeje të rëndësishme sponsorizimi me Nike, por gara p&e...
Sport
19 October 2026, 16:12
Nga Endi Tufa
TIRANE - Deri para dorëheqjes së Ivan Gvozdenoviç nga Elbasani, Abissnet Superiore kishte pesë trajnerë të huaj, ...
Sport
19 October 2026, 16:00
Luis Enrique dhe Ivan de la Pena në stolin e AS Roma në korrik 2011
FRANCE - Pas suksesit të Luis Enriques në pankinën e Paris Saint-...